Big Brother Albania 5 - FAN WEBSITE | Shiko Live | Shiko Big Brother Albania 5 | Thashetheme | Big Brother ! Live | » Lajme dhe Thashetheme

Ish-banoret e ‘Big Brother 5′, njezeri: Genta duhet te dale jashte
Ish-banorët e “Big Brother 5” kanë dhënë opinionet e tyre se cili nga dy të nominuarit e kësaj javë duhet të lërë shtëpinë. Thuajse njëzëri ata kanë qenë për largimin e Gentës dhe vetëm Klaudia dhe Meti kanë qenë me idenë që të dalin të dy jashtë. Sipas mendimeve të tyre dhe lojës e së cilës ata kanë qenë pjesë, qëndrimin në shtëpi më shumë e meriton Graciano, ndërsa për Gentën janë shprehur se s’ka çfarë të japë më brenda, ndaj duhet të jetë ajo që do të lërë garën.

Anila: Duhet të dalë Genta, mendoj, sepse unë e kam shumë përzemër Gracianon. Ai i ka dhënë shumë shtëpisë nga vetja dhe mendoj se duhet të jetë ai që të vazhdojë garën. Plus kësaj, unë flas pak emocionalisht për shkak të miqësisë që kam me të.

Vlash Martika: Mendoj se do të dalë Genta. Ka disa javë që ka përfunduar loja e saj dhe nëse është akoma brenda, sipas meje është vetëm çështje fati, pasi shumë javë ka qenë në imunitet dhe kurrë e nominuar.

Edgari: Duhet të dalë Genta, sepse është bërë ripërtëritëse dhe nuk ka dhënë asnjë risi përveç risisë së parë, veç fillimit. Për mua është duke u shkuar nga mbrapa të tjerëve, ndërsa Graciano është më aktivi aty brenda vetëm kundër të gjithëve, është më vlera brenda. Duhet të dalë Genta.

Doloreza: Në fakt mendoj se nga kjo dyshe duhet të dalë Genta, sepse Graciano është më aktiv dhe i ingranon banorët. Pa pasur asgjë me Gentën mendoj se ajo është shumë pasive, ndaj duhet të jetë ajo që të lërë shtëpinë.

Ermira: Sikur të dalin të dy mirë do ishte. Besoj se edhe mund  të dalin të dy nesër, duke bërë llogaritë se në finale shkojnë vetëm 4 banorë. Nuk do të jetë çudi.

Meti: Mendoj se duhet ta lënë të dy shtëpinë. Si njëri, si tjetri njëlloj janë për mua.

Floriani: Duhet të iki Graciano, sepse ka ndenjur mjaftueshëm dhe nuk ka bërë asgjë tjetër veç rolit të papagallit. Të njëjtat gjëra që dëgjon, i përsërit. Jo se Genta po shfaq ndonjë gjë më shumë, por është pak më mirë se ai.

Klaudia: Të dalë Graciano më mirë, sepse më erdhi keq për fotot e Gentës.

Lori e “BB5”: Prindërit s’më bërtitën, Graciano i ëmbël në shtrat
Lorena, e eliminuara nga shtëpia e “Big Brother”, duket po aq e qetë edhe jashtë asaj shtëpie. E vetëdijshme për gjithçka që është folur për të, ajo ka vendosur të përqendrohet tek gjërat e saj pa u penduar për zgjedhjet që ka bërë, e pa e vrarë shumë mendjen se për çfarë flitet. E sigurt në vetvete dhe me mbështetje të plotë nga familja, Lorena na tregon se si e ka përjetuar jetesën dhe daljen nga reality, dhe çfarë pret kur të dalë Graciano, i dashuri i saj.

Çfarë ndodhi natën që dole nga shtëpia e “Big Brother”? Si të pritën?

Natën që dola nga ‘Big-u’, u kënaqa. Gjeta mamin që më priste në studio, për të cilën më kishte marrë malli shumë.

Cilat ishin fjalët e para që të tha?

Më përqafonte e më puthte në të gjithë fytyrën. Më tha “Bravo, na ke kënaqur!”. Pastaj kur u ktheva në shtëpi gjeta të gjithë njerëzit e miqtë e mi atje. U gëzova dhe ndenja pak aty derisa të mblidhja mendjen se isha shumë e hutuar. Më vonë dolëm.

Nuk të kritikuan fare?

Atë natë s’më bënë kritika. Të nesërmen më thanë që duhet të kisha folur më shumë, duhet të kisha qenë më aktive. Kaq.

Ti ke rënë në sy për dy arsye kryesore, për faktin që ke qenë tejet e qetë, dhe për faktin që ke kryer marrëdhënie seksuale. Je e vetëdijshme për këto? Çfarë përshtypjesh ke marrë? Nuk mendoj që kam thyer ndonjë tabu dhe nuk besoj që njerëzit të jenë impresionuar kaq shumë nga kjo e dyta. Unë e dija që kjo gjë do të diskutohej po për mua nuk përbën problem. Unë jam 20 vjeç, bëra atë që ndjeva dhe nuk jam penduar fare për asgjë.

Na trego pak si ishte Graciano në intimitet? A bisedonit mbi faktin që ishit përpara kamerave?

Patjetër që po. Graciano ishte i ëmbël, i kujdesshëm e i dashur. Jam shumë e lumtur që arrita ta njoh aty dhe është një nga gjërat më të bukura që më kanë ndodhur në “Big Brother”.

Si e keni lënë, do vazhdoni të rrini bashkë pasi të dalë Graciano? Si e parashikon?

Kemi biseduar edhe lidhur me këtë. Ne do vazhdojmë të rrimë me njëri-tjetrin, por parashikime se si do shkojë nuk mund të bëj. Do shohim.

E kishe menduar që do të gjeje një njeri të afërt para se të hyje?

Jo. Të them të drejtën nuk e kisha menduar, por gjërat ndodhin. U surprizova unë, ndoshta edhe njerëzit jashtë por unë e quaj diçka të bukur, një surprizë të bukur këtë njohje.

Të gjithë banorët që janë eliminuar para teje janë ankuar dhe kanë thënë që nuk kanë arritur ta gjejnë veten aty? Edhe me ty ndodhi kjo?

Me sa duket po, sepse nëse do ishte ndryshe nuk do isha aq e qetë e pasive.

Çfarë mungonte? Ti çfarë prisje të gjeje aty që të motivoheshe?

Unë hyra me vonesë dhe e kisha ndjekur pak e ndoshta njerëzit më janë dukur ndryshe. Nuk prisja që aty të gjeja njerëz që diskutonin për gjëra të vogla duke i bërë kaq të mëdha. Unë do kisha dashur të flitej për tema më të rëndësishme, më shoqërore, më sociale. Për shkollën, për punën, për jetën. Unë kam folur për këto gjëra, por me pak persona aty. Kur flisnin të gjithë, merreshin me vogëlsira dhe madje për të ndërhyrë duhej patjetër të ngrije zërin. Këto nuk janë pjesë të karakterit tim kështu që unë preferoja të tërhiqesha. Mbase po ta kisha ngritur edhe unë zërin do kisha vazhduar më gjatë.

U zhgënjeve që të eliminuan? Ti kishe besim se mund të fitoje?

Me atë qëllim jemi futur të gjithë, por ja që nuk ja arrita. Nuk u zhgënjeva sepse e dija që herët a vonë do të ndodhte. Sidoqoftë ka qenë një eksperiencë e rrallë, e cila nuk përsëritet më.

Tani me çfarë po merresh?

Po i jap përparësi vetëm shkollës dhe qëllimi im kryesor është që aty të dal mirë. Pastaj çfarëdo mundësie apo varianti që do më japë jeta, do dua ta provoj.

Je takuar me miqtë e Gracianos pas daljes? Po me të ëmën?

Po, sigurisht. Pikërisht tani po më shoqëron njëri prej shokëve të tij më të mirë. Edhe me mamanë e tij jam takuar. Ishte në studio kur dola dhe më takoi me shumë ngrohtësi.

Çfarë të tha? Po ruani kontakte?

Më tha të mos mërzitem dhe më përqafoi fort. Ishte shumë e ëmbël. Me siguri që do kontaktojmë.

Kujt ia uron dhe kush mendon se do e fitojë “Big Brother”?

Unë dua dhe kam besim që do fitojë Graciano sepse është njeriu më i drejtë e më real nga të gjithë ata që janë aty brenda. Unë do ta mbështes me të gjitha mundësitë që kam.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Gerta: “Françeska u tregua hipokrite”; Genta: “Të gjithë ndryshojnë të shtunën”
Gerta shkon brenda dhe afrohet tek Genta e Grandiola, të cilat po rrinë afër njëra-tjetrës. Të tria vajzat diskutojnë rreth spektaklit. Gerta e quan hipokrite Françeskën, duke marrë shkas nga debati që improvizoi pa shkak, sipas Gertës. “Të kam thënë që të gjithë ndryshojnë të shtunën”, shprehet Genta. Gerta shton se i kishte sqaruar të gjitha keqkuptimet me të dhe se ai debat ishte thjesht për të rënë në sy të publikut, situatë e menduar nga Françeska në këtë mënyrë.

Genta thotë se e ka nominuar Metin për shkak të disa situatave që nuk i kanë pëlqyer në lidhje me sjelljen e tij ndaj saj. Ndërsa Gerta i tregon se i ka folur Metit lidhur me këtë gjë.

Gentiana del jahte dhe bën një bisedë me Edgarin lidhur me nominimet e kësaj jave. “Është kryevepër kjo, që të shkojnë katër banorë në nominim”, shprehet Edgari. Genta thotë se e ka parasysh se cili nga banorët do të dalë, por është në mëdyshje midis dy banorëve.

“BBA5″ Edgari del nga shtëpia, e shoqja shtatzënë aborton
Ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother” duke treguar se po jetonte një bashkëjetesë të lumtur. Ai deri tani ka rënë në sy për aftësinë e tij të veçantë për t’iu përshtatur banorëve, të cilët vijnë nga një gjeneratë krejt ndryshe nga e tija. Fakti që është gjithmonë në formë dhe i gatshëm për të qenë pjesëmarrës në gjithçka ndodh brenda asaj shtëpie, e kanë shndërruar atë në një prej konkurrentëve më të fortë të këtij edicioni. Edgar Cani, banori më “i vjetër” në moshë që ka konkurruar në këtë ‘reality show’, dje, u detyrua që të braktiste shtëpinë për disa orë. Kjo ka ndodhur pasi ai ka marrë lajmin që e dashura ose më saktë bashkëjetuesja e tij ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga bashkëjetesa e lumtur do vinte në jetë një fëmijë, sepse zonja ishte katërmuajshe shtatzënë dhe fatkeqësisht ka humbur fëmijën. Me të marrë vesh lajmin e ndërprerjes së shtatzënisë Edgari ka vendosur të lërë shtëpinë, ndërsa autorët e kanë lënë në dorën e tij vazhdimësinë e lojës. Pas daljes së Edit nga shtëpia shikuesit dhe fansat e programit janë revoltuar dhe kanë lënë komentet e tyre në faqen zyrtare të “Big Brother” në ‘Facebook’, duke e quajtur si të padrejtë këtë lëvizje dhe si mungesë korrektese karshi shikuesve. Ndërkohë, autorët e “Big Brother” kanë menduar për këtë pjesë jo pak të rëndësishme. Ne kemi zbuluar që çdo lëvizje e Edgarit jashtë shtëpisë është monitoruar nga tre kamera pa ndërprerje, deri në momentin që ai është rikthyer sërish në lojë.

Këto pamje do të transmetohen për publikun gjatë spektaklit të ditës së shtunë për të qenë transparentë me të gjithë shikuesit, duke informuar deri në detaje publikun për sa ka ndodhur. Ne jemi munduar të kontaktojmë me familjarët e Edgarit, por ka qenë e pamundur. Duke qenë se po kalonin një moment të vështirë, ata kanë preferuar të izolohen totalisht nga mediat duke refuzuar të japin prononcime.

Kujtojmë këtu, që edhe familjarët e Edgarit nuk janë të panjohur për publikun shqiptar. I biri i tij, Edgar Cani Junior, i cili ka ardhur në jetë nga bashkëshortja e parë e Edgarit, me të cilën ai u divorcua në vitin 2004 është një nga talentet e identifikuara së fundmi në Kombëtaren Shqiptare. Në të njëjtën kohë, e bija e bashkëjetueses së tij, Melisa Zaganjori ishte një prej konkurrenteve të talent show-t “The Voice of Albania” dhe ka qenë pikërisht ajo, personi që ka njoftuar produksionin për këtë ndodhi. E kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare”, Melisa është shprehur se kjo që ndodhi është diçka shumë private dhe për këtë arsye dëshiron të mos i kalojë kufijtë e familjes.

RRËFIMI I EDIT PËR BANORËT

Pas rikthimit në shtëpi, Edgari ka dalë në kopsht dhe ka filluar të bisedojë me Klaudjan lidhur me daljen e tij nga shtëpia. Ai tregoi se gruaja e tij ka abortuar, por pavarësisht kësaj, është përpjekur të shohë anën pozitive në gjithë këtë. Ai tha se e shoqja nuk ka rrezikuar aq shumë nga ky abort, sa të mos mund të ketë një fëmijë tjetër në të ardhmen dhe se ky fakt e gëzon. Klaudja mundohet që ta qetësojë, duke i thënë se tani duhet që të marrë më shumë forcë për të ecur përpara. “Nëse Albana do të kishte dyshim, unë nuk do të hyja fare”,- tha Edgari, ndërkohë që sqaroi se gjatë gjithë kohës ka qenë i ndjekur nga kamerat dhe i mikrofonuar, por nuk ka pasur kohë që të pyesë për disa gjëra për të cilat ka qenë kurioz, si p.sh. për golat që mund të kishte bërë i biri.

(ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Prindërit e Vlashit: Elvisi i paftyrë, e kemi mbajtur në shtëpi
Mund të quhet pa dyshim personazhi më i diskutuar i këtij edicioni të “Big Brother”. Vetëm se, nëse deri tani personazhet që kanë pushtuar faqet e gazetave, kanë qenë ata që kanë luajtuar më fort brenda shtëpisë, me Vlashin ka ndodhur e kundërta. Ai është ndoshta një nga banorët më të qetë të këtij ‘reality’. Në këtë ka ndikuar fakti që Vlashi nuk ka qenë krejtësisht i panjohur, dhe më së shumti kanë ndikuar ish-banorët, që kanë dhënë deklarata të forta lidhur me figurën e tij. Lajmet, thashethemet dhe deklaratat nuk kanë impresionuar vetëm publikun, por kanë shqetësuar edhe familjen e Vlash Martikës, e cila deri tani nuk ka pranuar të japë asnjë prononcim për mediat.

Ju kanë shqetësuar thashethemet dhe lajmet që kanë dalë për Vlashin?

Ne e dimë që për personazhet që marrin pjesë në “Big Brother” dalin thashetheme të ndryshme dhe këtë e prisnim. Por ajo që na ka shqetësuar vërtetë shumë është ajo ç’ka ka thënë Elvisi. Ne deri tani kemi dëgjuar vetëm versionin e Elvisit.

Cila është e vërteta juaj? E njihni ju Elvisin?

Ne na ka ardhur shumë keq nga fjalët e Elvisit dhe nuk e prisnim nga ai. Ai u tregua i pafytyrë. Ne e kemi respektuar Elvisin si shokun e Vlashit dhe e kemi mbajtur një muaj në shtëpinë tonë këtu në Durrës. Këtë e kemi bërë me gjithë zemër dhe normalisht nuk na pëlqeu sjellja e tij, dhe fjalët që tha për djalin pasi doli nga “Big Brother”. Asgjë nga ato që ai ka thënë nuk është e vërtetë. Vlashi nuk është gay, sepse ne e njohim dhe përpos të tjerave në gjithë këto vite e kemi parë të lidhur me femra. Por edhe sikur të ishte nuk i takonte Elvisit ta thoshte, sidomos për respekt karshi nesh. Pastaj ai deri tani ka folur vetëm për Vlashin, në të gjitha intervistat dhe ka harruar të flasë për veten e tij. Kështu

i bie të jetë ai i dashuruar me Vlashin dhe jo e kundërta.

Nuk mund ta besosh Genten, ajo per mua eshte nje loder seksi
Genta lidhje paralele me dy meshkuj, flet i dashuri i dytë Rubensi. Ka pasur vetëm një lidhje të rëndësishme në jetën e saj, për të cilën ka pohuar se preferon të mos flasë shumë pas zhgënjimit që ka pësuar. Gentiana Gjalpi, banorja 22- vjeçare nga fshati Baban i Devollit, në rrëfimet e saj për veten në ‘Big Brother 5″ ka përmendur emrin e Rubensit, si ish-i dashuri i saj nga Korça. 24-vjeçari, student i Informatikës, rrëfen 5 vitet e lidhjes me Gentën, çfarë fshihet pas naivitetit të saj, dhe si u ndje kur u përball me faktin se ajo mund të ketë pasur lidhje paralele me një tjetër djalë nga Tirana.

Rubens, ti je djali që Gentiana të ka përmendur si personi që ka pasur lidhjen serioze të jetës së saj, por që ka mbetur e zhgënjyer. Pse mund të jetë zhgënjyer?

Po, është e vërtetë që unë dhe Gentiana kemi qenë bashkë për 5 vite e gjysmë. Kemi qenë shokë gjimnazi në Bilisht dhe të lidhur deri në momentin kur ajo hyri në “Big Brother”. Mendoj se mund të jetë zhgënjyer ngaqë kërkonte lidhje serioze me mua, gjë që për të cilën unë nuk kam qenë dakord.

Pse nuk ke qenë dakord, ku qëndronte problemi?

Problemi qëndronte te fakti se një lidhje e zyrtarizuar do të thotë përgjegjësi, dhe mua nuk më pëlqejnë përgjegjësitë. Plus dhe faktin që Gentiana nuk ka qenë as vetë e vendosur se përse e kërkonte fejesën me mua, e dëshironte se më donte mua dhe donte të ishte me mua, apo thjesht për inat ndaj shoqërisë së saj?!  Shoqet e saj po fejoheshin dhe ajo gjithmonë me thoshte: “shiko, po fejohet gjithë shoqëria ime”. Por mbi të gjitha unë s’mund të hidhja një hap më tej me Gentën, pasi është tip që nuk mund t’i besosh dot për asnjë moment.

Po familjet tuaja kanë qenë në dijeni dhe ishin dakord?

Të dyja familjet ishin kundër fejesës. Familja e saj nuk më pëlqente si tip, se të gjithë e dinë që jam natyrë e paqëndrueshme, dhe jetën e bëj aventurë. Nga ana e familjes sime nuk kanë pasur ndonjë problem drejtpërdrejt me Gentianën, problemi kam qenë unë, pasi nuk kam qenë i vendosur.

Nga ana tjetër, ajo e ka përkufizuar si lidhjen e vetme. Sa serioze ka qenë kjo lidhje?

Mbase për Gentianën ka qenë serioze, po për mua jo. Nuk e kam quajtur të tillë. Lidhja me Gentianën ka qenë tamam si një kënd lodrash, dhe Genta një lodër në duart e mia, pra lodra ime e parapëlqyer. Këtë e them, pasi po arrite t’ia blesh mendjen femrës, me të mund të bësh ç’të duash pastaj.

Sa afër njëri-tjetrit keni qenë, sa kohë kalonit bashkë?

Kemi bashkëjetuar shtatë muaj në Tiranë. Ajo vendosi të largohej nga shtëpia muajin e fundit dhe nisi të jetonte me disa shoqe, me të cilat ndante qiranë. Ma kërkoi këtë gjë për faktin se mërzitej vetëm në shtëpi dhe kërkoi hapësirën e saj.

Ajo ka pohuar se ti ke ushtruar dhunë rregullisht mbi të, është e vërtetë?

Varet çfarë kuptohet me dhunë. Por gjithsesi mund të them se jo çdo gjë ia kam dhënë pa shkak. Ka marrë nga unë atë çfarë ka kërkuar. Këtë e them, pasi ajo ishte tip që gënjente shumë, madje dhe para pasqyrës gënjen veten e saj. Kjo ishte arsyeja që kohët e fundit sillesha ftohtë me të, pasi gjithmonë sinqeriteti i Gentës linte për të dëshiruar.

Je xheloz për të, kur keni qenë bashkë, ia ke shfaqur këtë ndjesi?

Xheloz jo, po llogari i kam kërkuar.

Ndërkohë javën e kaluar te “Panorama Plus” u botua intervista e një djali që deklaronte se kishte lidhje me Gentën. Ç’mund të thuash?

Nuk kam qenë në dijeni dhe u informova nga gazeta. Çuditem se si mund të ketë manovruar ajo për të jetuar një lidhje të tillë paralel, ndërkohë që ishte me mua. Por duke njohur tipin e Gentës, e pranoj faktin që mund të kenë lidhje bashkë, sepse nga ajo çfarë nuk pret. Megjithatë, kjo gjë do të sqarohet kur Genta të dalë nga “BB”.

Ke tentuar të takohesh me djalin për t’i kërkuar sqarime?

Jo ende, por do e bëj shumë shpejt.

Po Genta nga ana e saj mendon se është ndier ndonjëherë e tradhtuar nga ti?

Jo asnjëherë nuk është ndier e tradhtuar. Pavarësisht faktit që e kam tradhtuar, ajo nuk është ndier keq, sepse asnjëherë nuk ka marrë vesh gjë.

Si do ta përkufizoje lidhjen tuaj, jeni dashur?

Normal që jemi dashur se pesë vite s’janë pak, por edhe një ndarje s’është fundi i botës. E gjithë lidhja jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë një aventurë, aq sa dhe shoqëria jonë nuk e kupton se çfarë është kjo lidhje. As unë nuk e di nëse e dua, e kam fiksim apo e urrej Gentën.

Ti vetë do e presësh kur ajo të dalë nga shtëpia?

Atë numër telefoni që kam pasur, atë do kem. Nëse do ajo, mund të më gjejë dhe të më takojë. Atje nuk do shkoj ta pres, pasi hyri vetë në BB dhe vetë do dalë. E them këtë pasi unë s’isha dakord që ajo të hynte dhe ajo e mori parasysh këtë risk, ndërsa vendosi të hynte në BB.

Ajo tashmë të konsideron një ish, po ti?

Unë nuk e di nëse Genta kur të dalë nga shtëpia do më takojë apo do më mohojë. Por unë të them të drejtën nuk e quaj ish, pasi deri në momentin e fundit që ka hyrë në “Big Brother” ajo ka folur me mua. Genta gënjen kur thotë se ka disa muaj që jemi ndarë.

Rubensi: Genta gënjen për çdo gjë, por e ka të sigurt finalen

Si po të duket Genta në BB, e ndjek?

E ndjek shumë pak dhe them se nuk është ajo Genta që kam njohur unë, që nga mënyra e të folurit, dialekti i theksuar, naiviteti  që ka armën e fortë dhe lotët që derdh aty. Me sa e njoh Gentën, ajo nuk është tip që qan.

Cila është pika e saj më e fortë si lojtare, po pika më e dobët?

Pika e saj e fortë është të shtiret si naive, ndërsa pika e dobët që mund ta skualifikojë atë, ende nuk e di.

Pohuat më sipër që Genta gënjen shumë. Cila ka qenë gënjeshtra më e madhe e saj?

Ajo gënjen për gjithçka, e ka ves.

Afrimin e saj me Metin brenda BB-së si do e komentoje?

Pikërisht kjo është një gënjeshtër e madhe, kur thotë që Meti më pëlqen se i ngjan të dashurit tim Rubensit, pasi nuk mendoj se ngjaj me Metin. Ndërsa për sa i përket afrimit me të, në fillim ajo kërkoi të krijonte një lidhje brenda, me qëllimin që dikush t’i dilte në krah në lojë, apo që të më hiqte qafe mua. Po me sa duket, Meti nuk ia vari shumë.

Mendon se mund të krijojë lidhje me ndonjë djalë tjetër aty brenda?

Jo s’e besoj. Asnjëri nga djemtë s’është tipi i saj, përveç arsyes kryesore, që ajo ende s’i ka mbyllur punët me mua.

Pse hyri Genta në BB, çfarë ambiciesh ka për jetën?

Atë që donte e arriti, ambicia e saj ishte të bëhej person i njohur.

E sheh si një pretendente kryesore në lojë?

Patjetër që po, madje kam dëgjuar që finalen e ka të sigurt, pasi është tip që i përshtatet çdo lloj situate. Genta vërtet sillet si naive, por në të vërtetë është vajzë aq zgjuar, sa zgjuarsia e saj kalon në djallëzi.

Melson Kurti, i dashuri tjetër: Genta më përket mua, kam plan për lidhje serioze

26-vjeçari Melson Kurti, menaxher club-esh në Tiranë, ishte ai që i hodhi benzinë zjarrit një javë më parë, ndërsa deklaroi se me Gentën prej 2 muaj e gjysmë po jetonte një lidhje të hapur. Ai po ashtu publikoi në faqet e “Panorama Plus” disa foto, ku tregon për lidhjen me Gentën para se ajo të hynte në lojë dhe fotot që kanë realizuar bashkë fundjavave që dilnin në club-et e Tiranës. Kjo deklaratë e tij erdhi si e papritur, për faktin se vajza nga Babani i Devollit kishte përmendur vazhdimisht emrin e Rubensit, si ish-i dashuri i saj. Ajo tregoi brenda shtëpisë se me Rubensin kishte pasur lidhje serioze disavjeçare, por ishin ndarë për faktin se ai e kishte zhgënjyer, ndërsa e dhunonte vazhdimisht. Melsoni në intervistën e tij pohoi se me Gentën kishte pasur një lidhje të hapur në Tiranë, pasi ai udhëtonte jashtë dhe s’kishin mundësi për një lidhje të konsoliduar. Ndërkohë që pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother 5”, Melsoni ka pohuar se ka plan  ta vazhdojë lidhjen me Gentën, sigurisht duke e konsoliduar si një lidhje të rregullt.

BESARTA SADIKU

Erioni refuzon puthjen e Klaudias
Një tjetër episod interesant është regjistruar brenda shtëpisë së Big Brother Albania 5. Në qendër të vëmendjes është vënë Erioni, një djalë i qetë e i edukuar, i cili kohët e fundit është parë shumë nën shoqërinë e Klaudias, një vajzë tërheqëse e cila duket shumë e interesuar për të.

Nga ana tjetër Erioni ndjehet i pasigurtë dhe e ka vërtetuar. Ai ka refuzuar ta puthë gjatë një bashkëbisedimi. Klaudia në njëfarë mënyre është përpjekur t’i shprehë ndjenjat Erionit, ka mbyllur sytë dhe ka dashur ta puthë, por Erioni refuzoi duke i thënë se nuk bëhet gjë me sy hapur e lëre më me sy mbyllur.

Më pas Klaudia ankohet se Erioni ka frikë të merret me të, por Erioni ia bëri të qartë se, nuk dëshiron as ta puthë e as të bëjë diçka më tepër me të.

(ma.ar/BalkanWeb)

Takim romantik ne burgun Big Brother Albania dhe puthje ne buze mes Ermalit dhe Franceskes
Banoret pas darkes bejne lojra ne dhomen e ndenjes dhe gjate kesaj kohe bisedojne dhe shkembejne shaka te ndryshme. Franceska shkon prane qelise se tre te denuarve dhe i kerkon Ermires, gardianes se burgut, qe te takoje Ermalin brenda ne qeli. Ermira e lejon dhe i percakton orarin e kohezgjatjes se vizites dhe u kujton se ajo eshte duke i vezhguar.

Franceska shkon prane shtratit te Ermalit dhe i thote duke e puthur e perqafuar “me kishte marre shume malli per ty”. Me pas Ermali e pyet se si ka fjetur ajo naten e kaluar pa Ermalin prane dhe shton “do vish te flesh ketu me mua sonte”. Franceska i pergjigjet “po” dhe Ermali e sygjeron qe ajo te beje kerkese te Vellai i Madh per kete gje.

Franceska i thote ne formen e nje pyetjeje Ermalit,”ty nuk te merr malli fare per mua, apo jo?”, por Ermali i pergjigjet “me merr, si s’me merr”. Gjate kesaj kohe Franceska dhe Ermali shkembejne puthje e perqafime te ngrohta mes tyre, ndersa Liami dhe Arberi mbajne nje carcafe te hapur, per te penguar shikimet e banoreve te tjere kundrejt ciftit duke krijuar keshtu nje situate qesharake.

Ermira njofton Ermalin dhe Francesken se edhe nje minute ka ngelur nga takimi i tyre, ndersa ata i luten qe t’i lere pak me shume bashke.

Nuk kalon shume kohe dhe Ermira i njofton perseri ciftin se duhet te dale Franceska. Te dy puthen ne buze dhe Franceska del nga qelia. Pas ketij takimi romantik, tre djemte fillojne perseri bisedat e tyre.

Kush eshte Franceska?
Quhet Franceska Jace, dhe menjëherë në hyrjen e saj në reality-show “Big Brather Albania 5” ajo ka lëvizur ujërat mes konkurrentëve të tjerë. Por, bukuroshja që e ka edhe një titull missi dhe që vjen nga Vlora ka treguar se e do shumë Kosovën, madje e ka përmendur shumë Gjakovën, ku ajo kohë më parë ka sfiluar me veshje kombëtare në një eveniment bukurie.  Megjithëse është shumë e re, ajo sikur po i gjuan shumë meshkujt simpatikë në këtë garë, njëherë Ermalin dhe njëherë Elvisin, e nuk dihet se ku do të përfundojë. Ndërsa audienca po e pret Franceskën se si do ta shkrijë sapunin në trupin e saj.

Maksim Gjokaj

Kosova Sot

Thashetheme për mardhënien Françeska-Ermal dhe për Klaudjan
Fakti që Françeska ka fjetur pranë shtratit të Ermalit kanë bërë që mardhenia e tyre të komentohet nga pjesa tjetër e konkurentëve.

Liami u thotë konkurentëve të tjerë se Ermali po afrohet me vajzën e re Françeskën. Ai thotë se e dinte që Françeska do të ndikonte te Ermali dhe prandaj donte që ajo të hynte në shtëpi. Liam thotë se Ermali deri dje, ishte shumë indiferent ndaj vajzave të shtëpisë, ndërsa sot po afrohet shumë me Françeskën. Klaudja ndërhyn dhe i thotë se në këtë rast nuk është Ermali që e ka gabim, por Liami pasi edhe nëse ndodh diçka mes Françeskës dhe Ermalit, nuk ka asgjë të keqe.

Gjatë një diskutimi Graciano dukej se po e ngacmonte me pyetje tendencioze Françeskën. Këtë gjë e thotë Gentja e cila më pas bën thashetheme me Gracianon për Françeskën dhe Ermalin. Genta i thotë Gracianos se i duket sikur ai tallet me ironi me Françeskën. “Jo nuk tallem, thjesht po e njoh” i përgjigjet Graciano duke e mohuar atë që Genta thotë. Pasi largohen të tjerët dhe Genta me Gracianon ngelen vetëm, fillojtë të flasin përsëri për Ermalin dhe Françeskën.

“Si të duken dy vajzat e reja të shtëpisë?” pyet Graciano Gentën e cila i përgjigjet se deri tani Klaudja i duket më e mirë, ndërsa Françeska pak mendjemadhe. Graciano pyet Gentën se me kë fjeti Françeska dhe Genta i përgjigjet “Të dy fjetën, me Ermalin. Në fillim i kishin bashkuar krevatët, pastaj i ndanë” thotë Genta duke shtuar më tej “kur vajti Arjola, Ermali e përzuri. “Largohu” i tha”. Genta thotë se edhe fakti që Klaudja fjeti pranë shtratit të Erjonit dhe Françeska pranë Ermalit, të bën të mendosh se ato nuk kanë hyrë si konkurentë.

Pranë tyre vjen edhe Elvisi i cili përfshihet në bisedën e tyre dhe pas tij edhe Albulena. Të katërt flasin për Fraçeskën duke thënë se nuk e pëlqejnë lojën e saj. Duket se një pjesë e mirë e konkurentëve, mendojnë se dy vajzat janë futur në shtëpi vetëm për lojë dhe jo si konkurente, pasi janë shumë të lirshme.

Albulena mendon se Ermali dhe Erjoni janë në dijeni të lojës së dy vajzave dhe po i përkrahin ato. Vajzat duken më të bindura dhe fillojnë të komentojnë disa detaje të sjelljes së Françeskës dhe Klaudjas.