Noçja & Olsi Ndahet çifti, Najada e braktisi
Posted on October 16th, 2010 in Banoret, Lajme dhe Thashetheme | 6 Komente »

Për të gjithë ata që adhurojnë “Big Brother” si spektakël, por dhe personazhet, apo qoftë edhe çiftet e krijuara aty brenda, më në fund na vjen një lajm i ri: Olsi dhe Najada, përfundimisht janë ndarë nga njëri-tjetri. Kishin bërë shumë plane, kishin shpallur fejesën, kishin porositur unazat, kishin vendosur të bashkëjetonin, por ja që gjithçka u ka rezultuar aspak e suksesshme.
Sipas informacioneve që morën gazetarët e “Bluetooth”, javën që sapo lamë pas, lidhjes së tyre i ka ardhur fundi. Ata të dy nuk kanë duruar dot më, me njëri-tjetrin. Sipas të dhënave që morëm nga njerëzit afër çiftit, ka qenë Najada, vajza nga Fieri, që i ka thënë “stop” dhe ndal, lidhjes së saj me Olsin. Edhe pse Najada përpiqet t’i shmangë në intervistën e mëposhtme arsyet që e çuan në ndarjen me Olsin, miqtë dhe njerëzit e saj të afërt thonë se gjithçka, ka ndodhur për shkak të disa veseve të kaluara të Olsit, dhe që sikurse është thënë poshtë e përpjetë, edhe nga e fejuara e tij e parë Lusila, kanë pasur të bëjnë me përdorimin e lëndëve apo substancave narkotike.
E pyetëm vetë Najadën se mos është kjo një tjetër lojë e çiftit, sepse ata e kanë provuar dhe herë tjetër të ndahen dhe me pas janë ribashkuar sërish, por ajo këtë radhë thotë “jo”, ndarja e tyre është në mënyrë definitive… Le të lexojmë më poshtë se çfarë na ka rrëfyer Noçja në këtë intervistë ekskluzive për “Bluetooth”…
Najada sa i vërtetë është thashethemi që qarkullon në lidhje me ndarjen tuaj nga Olsi?
Është shumë i vërtetë.
Kush e mori këtë vendim?
Unë, ishte një vendim totalisht i imi.
Çfarë u bë shkak për ndarjen?
Problemet e shumta që ka Olsi me veten…
Mendon se ka gjasa që të riktheheni sërish bashkë?
Kësaj herë është përfundimtare. Nuk më kthehet më mendja sepse duhet të mendojë për veten në radhë të parë, pastaj për të tjerët. Nuk mund të lidhë jetën me një njeri të papërgjegjshëm.
Olsi ka tentuar ribashkimin?
E ka tentuar në mënyrat e tij, por unë ia kam prerë të gjitha shtigjet. Edhe numrin e celularit, prandaj e kam ndërruar… Ato që ka bërë janë gjëra që nuk rregullohen dhe kalohen lehtë.
Ju kishit planifikuar fejesën brenda këtij viti, ishte ky sipas teje një veprim i nxituar?
Nuk mund të them tamam-tamam i nxituar… Gjërat ishin shumë mirë, unë po jepja maksimumin, por ai kishte 2-3 muaj që nuk ishte shumë në terezi, ndaj janë zvarritur edhe kaq shumë gjërat.
Çfarë do të bësh tani Najada?
Kam përfunduar shkollën për pikturë. Kam dëshirë të ndjek masterin dhe aktualisht jam duke ndjekur një kurs kualifikimi në gjuhë të huaj dhe kompjuter.
Sa e lënduar je ti nga kjo histori? Lexo me teper »
Klodian Çela ishte personazhi më i përfolur i Big Brotherit të sivjetshëm dhe kjo për një arsye të vetme, ai deklarojë hapur Homoseksualitetin e tij. Ai e dinte shumë mirë që e gjitha kjo do e kishte një çmim por, nuk e kishte menduar deri këtu. Klodi tregon se familja e tij është e “internuar” në qytetin e Durrësit, vuan një sulm psikologjik të pa para dhe paragjykime gjithë andej. Ai vazhdon më tej duke pohuar se Big Brother i ka shkatërruar familjen. Edhe pse nuk është penduar për deklaratën e bërë por, nga ana tjetër ka përgjegjësin për të afërmit dhe do që ata të gjejnë paqe pasi shkakun e gjen tek vetja. Askush nuk më ka hapur derën për punë thotë Klodi, edhe letra që ai dërgoi krerëve më të lartë të shtetit nuk piu ujë, pasi ai ende nuk e ka marrë një përgjigje. Ndër të tjera në një intervistë për Sh2-in ai tregon se në Shqipëri ka shumë homoseksual, madje shprehet Klodi ata kanë poste drejtuese kudo. “Në qoftë se askush nuk do më ndihmojë do vijë momenti që do të publikojë edhe emrat e tyre, se për deri sa thash emrin tim për të tjerët nuk me bëhet vonë”,- shprehet Çela. Ndërsa për çështjen e Domenikës me Seldin, ai thotë vetëm diçka; “Domenika nuk flet kot, duhet dëgjuar…”




