Biseda midis Franceskes dhe Ermalit vazhdon per minuta te tera, duke marre nje rrjedhe tjeter. Franceska i kerkon Ermalit qe te dije se perse ai nuk e konsideron lidhje ate te tyren dhe perse ai nuk jepet pas saj, njesoj si ajo pas tij. Ermali i sqaron se ai eshte shume i dhene pas lojes dhe se nuk kerkon qe te perfshije ndjenjat ne loje, sepse do te humbiste shume nga loja. Ai thote se eshte gjate gjithe kohes duke menduar per lojen dhe ndjenjat apo shpenzimi i kohes per nje lidhje, do ta bente qe te linte pasdore lojen. “Nese do te jemi bashke, edhe banoret brenda do te na sulmojne te dyve, une nuk e dua kete”, shprehet Ermali. “S’ke vend per mua?”, e pyet Franceska, ndersa ai i ben te qarte se nese do te ishin jashte, gjerat mes tyre mund te kishin shkuar ndryshe. Franceska i ben te ditur se ajo ia ka shprehur se e pelqen, por kete do te filloje qe ta harroje, duke marre shkas nga keto qe sapo degjoi. “Une nuk do te te shes tek te tjeret dhe ti bej ashtu sic e mendon me mire”, shprehet Ermali.
Nuk dua qe te identifikohem me ty, me detyron loja qe te sillem keshtu me ty”, shprehet Ermali. Franceska i ben te ditur se nuk eshte ndarja ajo qe deshiron, por eshte e vetmja menyre zgjedhje. “Kam qene une gabim qe ne fillim, sepse ti ma ke thene, por une s’e kam kuptuar”, i thote Franceska. Ermali i thote se ajo mund te shkoje tek ai sa here qe mund ta ndieje te nevojshme qe te flase me te, ndersa Franceska i ben te qarte se qe ne kete moment, kete bisede e konsideron te mbyllur. Ajo thote se do ta konsideroje njesoj si cdo banor tjeter.
Ermali e keshillon qe Franceska te mos flase me asnje prej banoreve per kete teme, sepse ata do te flasin per te me shume sesa per Ermalin. Ai i kerkon qe t’ia thote atij ne sy gjithcka qe ka per t’i thene.
Ndiqni Big Brother Albania 5 ne websitin tone! Cdo sekond jemi me ata

Ermela e Klodi qënrdrojnë në sallon e Ermela shperhet se këto ditë ka menduar për shumë gjëra që kanë lidhje me jetën jashtë, e kjo ka ndodhur pasi i mungon diçka shtëpisë. Ajo shton se ka parë disa herë ëndrra jo të mira me Ervinin, ku ai i thoshte se lidhja me Ermelën ka zgjatur kaq, e jo më tepër pasi ai do të largohet e ajo e ka ditur këtë që në fillim.
Klodi shprehet se nuk e kujton mirë portretin e Ervinit e kërkon ndihmën e Klodit për më tepër. Ermela thotë se e ka marrë malli për Ervinin e është e bindur se lidhja e tyre do të shkojë mirë pasi ai ishte i predispozuar që të mësonte se si ishte ajo.
Ndërkohë Ergysi dhe Petriti qëndrojnë në oborr duke biseduar e Petriti shprehet se ka kaluar një ditë shumë të bukur sot. Ergysi shton se këto janë momente të bukura e Petriti thotë se këto çaste do të mbeten kujtime të bukura e lot gëzimi.
Ergysi shprehet se jeta është e përbërë nga kujtimet e bukura dhe gëzimet, ndërsa pjesa tjetër është sfidë. Petriti përgjigjet se i vjen keq që disa persona nuk dinë ta vlerësojnë jetën e Ergysi shton se këta persona i duken të varfër, çfarëdo që të kenë.
Arbana u komunikon banorëve të nominuar se dy nga personat e tjerë që i shpëtojnë nominimit, duke vazhduar kështu qëndrimin në shtëpinë e BB janë Shkëlqimi dhe Petriti.
Së fundmi, dy banorët e fundit që mbeten para se të jepet verdikti final janë Jonela dhe Ogreni. Personi që lë përfundimisht shtëpinë e BB këtë natë është Jonela.
Më tej, Arbana shprehet se është koha për të folur për provën e javës, e cila nuk ka mbaruar akoma. Prova e kësaj jave ka patur të bëjë pikërisht me rregullin e memorien, e Mirjeta, Petriti, Ergysi, Neda e Klodi do të çojnë deri në fund provën javore.
Në oborr gjenden të mbuluara fotot e 12 objekteve që ata kanë brenda në shtëpi. Pesë banorët duhet të gjejnë këto objekte nëpër shtëpi dhe t’i vendosin pranë fotove përkatëse. Lexo me teper »

Arbana u kujton banorëve provën e javës dhe i fton ata që të shikojnë një klip. Më pas Arbana u thotë banorëve se meqënëse javës që shkoi ata nuk kishin buxhet të mjaftueshëm, Raiffeisen Bank u ka dhënë mundësinë të marrin një kredi. Ajo thotë se ata duhet ta shlyejnë këtë kredi. Nga shuma e lekëve që kanë grumbulluar do të zbritet kredia e Raiffeisen Bank. Pjesa tjetër është buxheti i tyre për javën e ardhshme.
Arbana flet për njërin nga banorët dhe thotë se do të njohim një aspekt mjaft të vështirë të jetës së tij. Bëhet fjalë për Ergysin dhe Arbana e fton të shkojë në dhomën e rrëfimit. Ergysi merr një album, i cili është shumë i vjetër dhe i tregon publikur një edhe nga një fotot me familjarëte tij. Ai e quan “franceze” të ëmën. Ndërkohë, në monitor shfaqet rrëfimi i Ergysit. Lexo me teper »

Algeni është gjithnjë aty, i gatshëm për t’u ofruar vullnetar sa herë që bëhet fjalë për të bërë lëmsh banorët, për të krijuar keqkuptime dhe për t’i acaruar ata. Fundja e ka shprehur edhe vetë që e ka mision të vetin pikërisht këtë pjesë. A po e bën si duhet këtë rol? Këtu ka vend për diskutim, pasi në një format si ai i “Big Brother”, një acarues është mëse i domosdoshëm pasi ai i lëviz ujrat, nxjerr anë të panjohura të karakterit të banorëve, e bën lojën më të gjallë, por për ta bërë këtë duhet një zgjuarsi e spikatur. Gjithsesi, ai me aq sa di, përpiqet ta bëjë këtë pjesë. Kësaj here viktimë e skenareve të Algenit ka rënë Marjeli, por duhet thënë se në këtë rast Algeni e ka patur fare të lehtë sepse është ndihmuar zemërgjerësisht nga Mirjeta. Mesa kemi arritur të kuptojmë deri tani, vajza nga Malësia e Madhe që në fillim u shfaq e çiltër dhe e vendosur për ta shijuar këtë eksperiencë pa e vrarë shumë mendjen, në fakt po na rezulton ndryshe.
Ajo duket se ka në mendjen e saj strategjinë më të paimagjinueshme. Kur pa se Marjeli gëzonte popullaritet, i shprehu dashurinë dhe pasi e ‘futi në thes’, po luan me të si macja me miun. Dy ditë më parë, Marjeli bëri qarjen e rradhës për Mirjetën sapo hapi sytë në mëngjes teksa ai po flinte me të. Sapo filloi ta përkëdhelë, Mirjeta jo vetëm që nuk ia vari xhesteve të tij të dashurisë, por por filloi të përqafohet dhe përkëdhelet me Algenin i cili ishte në krevatin e tij. Kjo ka bërë që Marjeli të mbulojë kokën me jorgan dhe të përlotet. Por Algeni nuk kënaqet me kaq, ai dëshiron të shohë se si e ka katandisur viktimën e radhës, prandaj dhe i shkon afër Marjelit dhe e pyet nëse ka ndonjë gjë që nuk shkon, pasi e sheh pak të mërzitur. Por mirësia dhe toleranca e Marjelit duket se nuk kanë fund. Gjatë ditës, ai i afrohet Mirjetës dhe i thotë se ka nevojë që ta ndiejë më shumë prezencën e saj pranë tij, por që ajo nuk po e bën këtë gjë. Këto situata kanë zhgënjyer jo pak fansat e Mirjetës, të cilët thonë se loja që ajo ka zgjedhur është shumë e ndyrë, pasi asnjë lojë në botë nuk mund të justifikojë plagosjen shpirtërore të dikujt. Ta shohim se çfarë i ka rezervuar akoma Mirjeta djalit të butë dhe të ëmbël Marjel.

Ka ndodhur një tjetër episod brenda shtëpisë së “Big Brother”, që në fakt i kaloi të gjitha parashikimet tona. Mirjeta, një vajzë që na është prezantuar pa komplekse dhe shumë e çiltër, i futet një natë të bukur në krevat Marjelit dhe i thotë: “Unë të pëlqej shumë, dua të të njoh më mirë”. Në fillim ajo has në një farë ngurrimi nga ana e tij, ose e thënë ndryshe, ai e përcjell me lezet, por më pas duke jetuar bashkë ditë pas dite, fillon të ndjejë për të. Dhe pikërisht në momentin që dukej se më në fund do të kishim një tjetër çift në “Big Brother”, çfarë ndodh? Mirjeta i largohet Marjelit duke thënë se nuk mund t’i rrijë gjithë ditën nga pas!!!! Marjeli pëson zhgënjim dhe qan një ditë të tërë. Këtë situatë fansat e kanë cilësuar shumë absurde duke shprehur zhgënjim total për sjelljen e Mirjetës, e cila inkurajoi një lidhje e më pas u tërhoq me pretekstin se e shohin prindërit. Një vajzë që futet në “Big Brother”, a duhet të ketë të tilla komplekse? Përgjigja duhej të ishte jo. Ja si komentojnë fansat: “Mirjeta po mundohet të përfitojë nga mirësia e Marjelit, që të jetë në qendër të vemendjes” dhe sipas tyre arsyeja e shmangjes nuk është familja e saj, por një lidhje që ka jashtë shtëpisë. Ndërkohë në shtyp janë publikuar foto të Mirjetës me një djalë, i cili mendohet se është i dashuri i saj. Të shohim zhvillimet në ditët në vazhdim.
Fama e Marjelit shkon deri në Itali, shkruajnë gazetat Lexo me teper »

Arbana u tregon banorëve se një konkurent tjetër do të bëhet pjesë e shtëpisë së BB. Prezantuesja fton vajzat të shkojnë pranë pishinës sepse i pret një surprizë.
Në pishinë ndodhet një djalë që kërcen dhe bën striptizë për to, e vajzat e shikojnë me ëndje.
Ndërkohë djemtë e shikojnë këtë skenë nëpërmjet ekranit që ndodhet në sallon.
Djali ndërkohë që kërcente, shkoi pranë Ermelës dhe e përqafoi. Vajzat e tjera shprehen me shaka se kanë mbetur keq sepse nuk kanë marrë një përqafim nga ai.
Arbana shprehet se vajzat kanë fatin e Edisonit në dorë për t’u bërë konkurent i BB, apo jo dhe ato pohojnë të gjitha me rradhë.
Klodi thotë me shaka se ai do ti sfidojë me kërcime. Arbana u thotë vajzave ta marrin Edisonin me vete në dhomën e ndenjes dhe ai takohet dhe me djemtë e shtëpisë.
Edisoni prezantohet nepermjet disa fotove. Ai shprehet se ka pasion fotografinë dhe modelingun. Edisoni thotë se futbolli ka qenë pasioni i tij, por i është dashur të heqë dorë pas një dëmtimi në fizik. Ai pohon se është shumë i lidhur me familjen e më së shumti, me të motrën.
Burimi: Top Channel
Sondazhi yne rezultoi i sakte!