Archive for the ‘Big Brother Albania 2’ Category

Ergysi: “Duhet të dëgjojmë njëri-tjetrin”

Posted on December 29th, 2010 in Big Brother Albania 2 | Lini nje Koment »

29/12/2010 17:16

Emilio me Almën qëndrojnë në oborr duke biseduar, kur pranë tyre kalon Imelda. Ai komenton për të se ëhtë ndërruar katër herë vetëm gjatë ditës së sotme dhe Alma përgjigjet se femra duhet të kujdeset për imazhin e saj.

Më pas Alma dhe Emilio ikin nga oborri duke ua lënë vendin Olgerit dhe Ergysit. Ata bisedoëjnë për pyetësorin e djeshëm që banorët i kanë bërë njëri-tjetrit. Olgeri shprehet se banorët janë të mendimit që ta vazhdojnë përsëri sot të njëjtën linjë, por Ergysi shprehet se në shtëpi nuk respektohet diskutimi dhe as debati pasi ata nuk e dëgjojnë njëri-tjetrin kur flasin.
Olgeri hedh idenë që ata të bëjnë pyetje-përgjigje si dje, por më të shkurtra dhe më konçize.

Burimi: http://bigbrother.top-channel.tv/4/news.php?id=6238

Debat mes banorëve pas një gjesti të pakëndshëm

Posted on December 28th, 2010 in Big Brother Albania 2 | 8 Komente »

27/12/2010 18:35

Pas një gjesti të pakëndshëm nga Hënesi, fillon debati në shtëpinë e BB. E para që reagon është Fatjona, duke i thënë se një gjest i tillë nuk bëhet as në shtëpi duke qenë se ishin në sallon. Hënesi vetmbrohet duke thënë se e futi në sedër Vladimiri kur e pyeti se çfarë ngjyre i kishte të mbathurat dhe donte të tregonte me këtë veprim se nuk ishte gay. Të gjithë banorët përfshihen në debat pas këtij veprimi. Pothuajse të gjithë përkrahin mendimin e Fatjonës. Më pas Hënes thotë se ishte thjesht humor ajo që bëri. Fatjona u drejtohet banorëve të tjerë duke i thënë se bëne gabim që duartrokitën pas gjestit të Hënesit. “Jam femër”, shprehet ajo.
Më pas biseda devijon dhe merr nota shakaje.

Imelda i tregon Toros debatin që pati me Olgerin

Posted on December 28th, 2010 in Big Brother Albania 2 | 2 Komente »

27/12/2010 13:24

Imelda pas debatit që ka patur me Olgerin, shkon tek Tores dhe i tregon se çfarë ka ndodhur. Ajo i tregon se Olgeri i ka vënë asaj një epitet, por që nuk ishte kompliment. Tores i thotë Imelsë të mos shqetësohet për këtë fakt pasi ata do të kenë shumë mundësi për të folur dhe për t’u përballur. Imelda thotë me shaka se ajo ka një armik tashmë brenda shtëpisë, por Tores i thotë të mos e shikojë kështu Olgerin. Më pas Imelda shton se debati me Olgerin ka përfunduar mirë, e madje ata i kanë dhënë dorën njëri-tjetrin në shejnjë miqësie. Tores tregon se ai e ka pyetur Olgerin nëse është përballur me ndonjë kundërshtar në jetë dhe Olgeri ka mohuar. Ai i thotë Imeldës që këtë mund ta kishte përdorur si argument kundër Olgerit në debatin e tyre, por ajo përgjigjet se do të ishte dukur keq nëse do të kishte përdorur fjalët e Tores. Ajo shton se Olgerit i është tiposur se ajo është e shtirur. Në diskutim përfshihet dhe Klodi, e cila thotë se Imelda nuk duhet të shqetësohet për mendimin që Olgeri ka krijuar për të. Imelda përgjigjet së ajo është mësuar me njerëzit që krijojnë përshtypje të gabuara për të.

Zënka e debatet do të fillojnë shpejt

Posted on December 28th, 2010 in Big Brother Albania 2 | 3 Komente »

26/12/2010 14:16

Neda dhe Emilio qëndrojnë shtrirë në dhomën e gjumit duke biseduar. Ata ndajnë emocionet e një nate më parë teksa prisnin që të hynin në shtëpinë e BB. Emilio i tregon Nedës se ai është futur ne shtëpi së bashku me Fatjonën dhe Imeldën.
Emiloi shprehet se atij i pëlqejnë oratorët e jo personat që rrinë të heshtur pasi nga këta të fundit nuk mund të arrish të kuptosh asgjë. Neda thotë se e një person e tregon veten më së miri kur arrin të bëjë një bisedë pa e çuar në debat dhe në shkallë të tjera. Emilio e pyet Nedën se me çfarë synimi është futur në BB dhe ajo përgjigjet se synimin parësor është që t’ia kalojë mirë, por nuk e përjashton mundësinë që pas disa ditësh në shtëpi do të fillojnë zënkat e debatet.

Burimi: Top-Channel

Sfida e parë nga Vëllai i Madh

Posted on December 28th, 2010 in Big Brother Albania 2 | Lini nje Koment »

25/12/2010 22:10

Vëllai i Madh ka menduar që dy konkurentët e parë ti vërë menjëherë në provë. Ata shikojnë që në oborrin e shtëpisë janë tre vajza të veshura veç me të brendshme dhe me maska në fytyrë.

Djemtë shfaqin shenja ekzaltimi dhe i shikojnë vajzat nëpërmjet xhamit të sallonit. Arbana i pyet djemtë se çfarë do të ishin në gjendje të bënin për vajzat, pasi ato nuk janë ende konkurente zyrtare të shtëpisë. Prezantuesja i thotë se njëra nga vajzat është këngëtare e muzikës popollore jugore dhe ata duhet të gjejnë se cila është, madje dhe këngën më të njohur të saj.

Djemtë mundohen, por nuk arrijnë ta gjejnë. Në këtë mënyrë ata marrin dënimin për të shkuar pranë vajzave. Ato e zhveshin Toros dhe e detyrojnë të futet në pishinë. Së fundmi vajzat i heqin maskat dhe prezantohen me djemtë.

Burimi: Top-Channel

Adela & Bjordi: Nje dite edhe mund te ndahemi, nuk e perjashtojme!

Posted on November 9th, 2010 in Big Brother Albania 2, Lajme dhe Thashetheme | 5 Komente »

Bjordi dhe Adela thonë se ata nuk e kanë menduar ndarjen, por as nuk e përjashtojnë mundësinë që një gjë e tillë mund të ndodhë.

Pas suksesit që u solli pjesëmarrja në “Big Brother”, e sidomos lidhja me njëra tjetrin, çifti Adela dhe Bjordi tash do të shfaqen në rolin e këngëtareve. Me një këngë të punuar nga Pirro Çako, të dielën që lamë prapa çifti i shumë përfolur janë ngjitur ne skenë për herë të parë si këngëtarë.

Kënga e tyre i dedikohet dashurisë, dhe gjatë një interviste Adela dhe Bjordi kanë theksuar se nuk iu pëlqen ta mendojnë ndarjen.

“Nuk e mendojmë ndarjen, sepse nuk na pëlqen ky mendim. Por as nuk e përjashtojmë faktin që mund të ndodhë. Jeta është e gjatë dhe asnjëherë nuk i dihet”, kanë pohuar ata.

Big Brother Albania 3 – Finale – Surprize per Erionin

Posted on May 15th, 2010 in Big Brother Albania 2 | 51 Komente »

Olta e BB: Me Bertinën do takohem në Gjykatë

Posted on April 30th, 2010 in Big Brother Albania 2 | 462 Komente »

Konkurrentja e “Big Brother” që ka vendosur një pikëpyetje të madhe mes dashurisë së një çifti që lindi në atë shtëpi është Olta Sheta. Vajza brune që u përfol aq shumë se po shkatërronte lidhjen mes çiftit Erioni-Bertina është shumë e qetë dhe pranon që nuk i ka shkuar ndonjëherë ndërmend Erioni si mashkull, por thjesht si shok. Ndërsa për akuzat e Bertinës për se Olta ka puthur në buzë Erionin ajo premton se vendi ku do të shihet me të është gjykata. Ajo ka ndërmend të hedhë në gjyq vajzën nga Delvina me akuzën e shpifjes. Në një intervistë për “Sh2-in”, Olta tregon eksperiencën e saj brenda shtëpisë, duke e quajtur si një aventurë të bukur dhe që i ka shërbyer për të njohur mjaft karaktere. Ndërsa, për sa i përket lidhjeve që janë krijuar brenda mureve të asaj shtëpie, ajo i quan krejt false dhe joreale, duke theksuar se janë vetëm lojë. Mikja e saj brenda dhe jashtë shtëpisë është Ada, më të cilën ishte e shoqëruar edhe në momentin që e takuam. Tani Olta është e angazhuar me shkollë, dhe provimet që i ka lënë përgjysmë dhe nga ana tjetër pret të fillojë punë, pasi hyrjen e saj në “BB” e ka parë edhe si mundësi për të gjetur një punë të mirë.
Si po ndihesh tani që ke dalë nga “Big Brother”?
Shumë mirë po ndihem. Brenda kam bërë shumë qejf, jam kënaqur, kam luajtur sipas mënyrës sime, tani jashtë shijoj daljen.
E more atë që prisje?
Reagimi i njerëzve që më kanë ndaluar në rrugë më ka pëlqyer dhe ata nuk e prisnin daljen time, ashtu siç edhe unë nuk e prisja fare, unë u shokova kur dëgjova emrin tim. Megjithatë, ajo është lojë dhe në mos një ditë një tjetër do të dilja.
Pse hyre në “BB”, me çfarë synimi?
Unë i kisha ndjekur dhe edicionet e mëparshme dhe me pëlqente, doja ta provoja një herë vetë si eksperiencë se çfarë do të thotë të rrish mbyllur dhe të monitorohesh nga kamerat 24 orë, kjo ishte gjëja që më shtyu. Doja ta provoja se si funksiononin gjërat brenda. Më shumë isha kurioze nga vëzhgimi. Normal që mendova për një mundësi pune më të mirë, ishte dhe ky një nga qëllimet. Lexo me teper »

Seldi: “Tre muaj që jetojmë bashkë”

Posted on April 23rd, 2010 in Big Brother Albania 2 | 72 Komente »

Domenika dhe Seldi qëndrojnë shtrirë në dhomë. Seldi mundohet të kujtojë ditën kur janë futur në pishinë për herë të parë dhe pyet Domin. Ajo përgjigjet se mund të jenë futur që në shkurt në pishinë dhe Seldi thotë se kanë shumë kohë tek shtëpia e re. Domi shprehet se kanë tre muaj që qëndrojnë aty, dhe Seldi thotë se ata kanë kaq shumë kohë që rrinë në një shtëpi bashkë. Më pas ata fillojnë të kërcejnë mbi krevate e të argëtohen.
Ndërkohë pjesa tjetër e banorëve janë në sallon dhe shkëmbejnë biseda me njëri-tjetrin. Jona shprehet se sapo të dalë nga shtëpia e BB, do të shkojë me pushime dhe përmend Skocinë si vend që do t’a vizitojë. Me kërkesë të djemve, ajo u tregon për ekperiencën e saj që është hedhur me litar nga ura më e lartë në botë. Mandi shpreh habi dhe interes mbi këtë gjë dhe e dëgjon me vëmendje.

Reagimi pas daljes së Oltës

Posted on April 13th, 2010 in Big Brother Albania 2 | 147 Komente »


Një pjesë e madhe e banorë qëndrojnë në sallon dhe Jona tregon se ka shruar një poezi dhe shton se ka disa poetë që frymëzohën nga fatkeqësitë për të shkruajtur. Mandi përgjigjet se në shtëpi ka banorët që gëzohen nga momentet delikate si përshembull, në momentet e eleminimit, pasi këtë javë, shton ai, kanë reaguar shumë keq kur është larguar Olta. Mandi shprehet se Manali është e justifikueshme që të gëzohej, por për të tjerët nuk e ka kupuar pse duhet të lumturoheshin aq shumë. Domi thotë se ka patur raste që është larguar ndonjë banor për të cilin ajo nuk ka patur simpati ,por nuk ka reaguar ashtu. Mandi shprehet se duhet patur respekt dhe për kundërshtarin dhe Manal ndërhyn duke thënë se nuk e fsheh dot gëzimin ashtu siç ata nuk e kanë fshehur keqardhjen. Mandi i përgjigjet se ajo mund të gëzohet kur banori të jetë larguar dhe jo kur është ende në shtëpi, pasi nuk është etike. Lexo me teper »