Archive for the ‘Big Brother Albania 2’ Category

Tatiana: “Duhet të bëjmë diçka”

Posted on April 12th, 2010 in Big Brother Albania 2 | 24 Komente »


Kika dhe Tatiana rrinë jashtë në këtë mëngjes të zymtë. Tatiana i thotë Kikës që të mundohen të bëjnë diçka sepse janë shumë në qetësi dhe i kërkon mendim atij se çfarë mund të bëjnë. Kika i thotë se qetësia vjen prej faktit që një pjesë e banorëve janë akoma në gjumë, por edhe ata që janë zgjuar janë përgjumësh dhe vetë mëngjesi është në përgjithësi i qetë. Tatiana e kundërshton duke i thënë se edhe gjatë ditës së kakuar ata nuk është se bënë ndonjë gjë të madhe. Hakiu e pyet se çfarë kërkon ajo që të bëjnë dhe Tatiana i përgjigjet “po ju bëni ndonjë “grusht” se s’keni bërë fare”. Kika i thotë që ta nisë ajo e para dhe më pas e pyet se kujt në shtëpi Tatiana do t’i jepte një “grusht”. Tatiana pasi mendohet i thotë se janë shumë dhe përmend Kikën të parin me shaka dhe më pas Klodin për arsye se sipas saj mërzitet shpejt. Lexo me teper »

Tatiana: “Jetmir, je i vështirë”

Posted on April 8th, 2010 in Big Brother Albania 2 | 101 Komente »


Jetmiri dhe Tatiana qëndrojnë bashkë si fillim në kopësht, dhe përqafohen e nuk flasin me njëri-tjetrin. Më pas futen brenda dhe Tatiana i thotë që do të bisedojë pak me të dhe e fton të shkojnë diku ku mund të jenë vetëm. Ata shkojnë në dhomë dhe fillojnë të luajnë e të komunikojnë me gjeste. Tatiana fillon të flasë diçka në lidhje me Rezartën, por ai i thotë të mos flasë. Tatianë përgjiget që të mos i thotë të mos flasë, pasi ajo ka shumë gjëra për t’i treguar. Jetmiri mundohet t’i tregojë diçka në italisht dhe ajo duket se e kritikon dhe i thotë se ajo që kërkon ai nuk është e mundur. Jetmiri nuk flet më dhe i thotë se nuk ka pyetje e as përgjigje dhe Tatiana shprehet se ai është shumë i vështirë. Jetmiri i thotë se ajo është mistrece dhe do t’i dije të gjitha. Lexo me teper »

Erioni dhe Olta: Me shume intimitet midis tyre

Posted on April 1st, 2010 in Big Brother Albania 2 | 337 Komente »


Banorët kanë rënë të flenë, ndërsa Olta është shtrirë pranë Erionit dhe herë pas here shkëmbejnë puthje dhe përqafime. Në një moment Erioni i thotë Oltës se ndoshta në këto momente Bledi mund të jetë duke i parë dhe ndoshta do të mërzitej teksa shihte Oltën në krahët e Erionit. Olta e pyet nëse kjo kishte qënë arsyeja që ai i kishte qëndruar larg asaj, por Erioni i thotë se thjesht po mendonte për Blendin, por nuk ka lidhje me qëndrimin e tij ndaj Oltës. Olta i thotë se ai nuk e ka pyetur ndonjëherë për relatat që kishte ajo me Bledin dhe që të bëjë hamendësime të tilla, duhet të pyesë një herë atë për të kuptuar se ç’mardhënie pati ajo me Bledin. Erioni i thotë se nga banorët e tjerë në shtëpi është folur shpesh që midis Oltës dhe Bleit pati një lloj simpatie dhe tëheqje të fortë për njëri-tjetrin. Lexo me teper »

Erioni dhe Bertina në prani të Oltës

Posted on March 22nd, 2010 in Big Brother Albania 2 | 70 Komente »


Erioni dhe Olta qëndrojnë jashtë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Aty vjen edhe Bertina e cila nis të bisedojë me Erionin duke e injoruar prezencën e Oltës. Duket se Bertina tashmë ka ndryshuar taktikë pasi gjithmonë kur Olta i afrohej Erionit Bertina largohej, ndërsa tani vendos që të afrohet pranë Erionit edhe kur ai është i shoqëruar nga Olta. Ata të dy bisedojnë duke u munduar të sqarojnë keqkuptimet ndërmjet tyre, ndërsa Olta qëndron aty e heshtur dhe dëgjon me vëmendje fjalët e Bertinës. Bertina dhe Erioni diskutojnë për sjelljen e njëri-tjetrit dhe sqarohen për gjërat e ndodhur gjatë natës së mbrëmsheme, duke biseduar sikur të ishin vetëm. Pas disa minutash aty vjen edhe Jetmiri i cili nis të bisedojë me çiftin. Olta edhe pse vetëm me Erionin flet, nuk largohet, por vashdon të qëndrojë aty duke folur pak vetëm me Erionin. Pas disa minutash të tjera jashtë dalin banorë të tjerë dhe Olta futet brenda. Pas saj çohet edhe Bertina duke i thënë Erionit, “nuk po them që jam e zgjuar, por ca gjëra i kuptoj shumë mirë” dhe largohet pa i thënë se përse ishte mërzitur me të.

Erioni dhe Bertina nuk flasin

Posted on March 13th, 2010 in Big Brother Albania 2 | 15 Komente »


Pas zënkës Erioni dhe bertina qëndrojnë të dy të mërzitur dhe të veçuar nga njëri-tjetri. Kështu herë njëri shkon në dhomën e gjumit, herë tjetri dhe secili mundohet të merret me diçka tjetër. Pas disa minutash Bertina hyn në dhomën e gjumit ku ndodhet i shtrirë në krevatin e saj Erioni. Ajo i kërkon Erionit që të çohet pak nga krevati i saj sepse dëshiron që të marrë diçka poshtë krevatit. Erioni kalon dhe shtrihet në krevatin e vet. Teksa Bertina kërkon një kanaçe me pije freskuese, Erioni ia tregon se ku ndodht. Bertina e pyet ftohtë “Ku?” dhe Erioni i thotë “më fal që ta tregova”. Më pas Bertina i thotë “Erion mos të dukem gjë lodër unë ty, të flasësh kur të duash, të mërzitesh kur të duash?”. Erioni i përgjigjet “gjithçka që ndodh, ndodh nga ty”, por Bertina largohet. Kjo ka qenë dhe biseda e fundit mes çiftit. Më pas ata nuk flasin fare me njëri tjetrin. Hyjnë e dalin nëpër shtëpi dhe nuk shkëmbejnë asnjë fjalë.

Big Brother, Renato le shtepine

Posted on February 21st, 2010 in Big Brother Albania 2 | 6 Komente »

Ne kete jave te Big Brother, Renato e la shtepine pak dite pasi hyri atje. Gjate spektaklit ku nuk munguan surprizat e shumta, konkurrenti qe hyri me dy jave vonese, e mbylli garen e tij.

Vellai i Madh penalizoi Erjonin dhe Jetmirin, qe ndryshe nga gjithe pjesa tjeter e konkurenteve te vazhdojne te jetojne ne kushtet e viteve ‘80.

Nderkohe, ne shtepi ka hyre Enxhi, nje vajze e re per te cilen banoret kujtojne se eshte konkurente, por ajo eshte derguar atje nga Big Brother me nje mision te vecante, te trazoje “ujerat” mes banoreve.

Gezuar 2010!

Posted on January 1st, 2010 in Big Brother Albania 2 | 4 Komente »

Stafi i www. bigbrotheralbania.net ju uron te gjithe fansave te Big Brother Albania, gezuar vitin e ri 2010! Qoft ky viti i realizimit te enderrave tuaja!

Stafi

Adela e Bjordi,shfaqen per here e pare si prezantues

Posted on December 6th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 43 Komente »

adela-bjordi-prezantues

Janë shembulli tipik i atyre të rinjve që kanë një ëndërr dhe e bëjnë realitet, madje nuk ndalen edhe para atyre vështirësive ku shumëkush do të dorëzohej.

Dhe për të ndjekur këto ëndrra kanë hequr dorë nga shumëçka prej jetës së tyre, madje mund të thuhet me plot gojë se kanë filluar një jetë të re, duke përdorur si kufi ndarës mes të shkuarës dhe të ardhmes, programin “Big Brother” falë të cilit fituan popullaritet.

Adela dhe Bjordi janë gjenerata e re që di çfarë do dhe kur gjejnë dyer të mbyllura, nuk vijojnë të trokasin akoma, por kërkojnë dyer të tjera, me optimizmin që do të gjejnë atë të duhurën. Dhe sipas informacioneve tona e kanë gjetur, duke u bërë kështu pjesë e një formati shumë të rëndësishëm televiziv ku do t’i shohim së shpejti.

Por ndërkohë çifti bukurosh nuk ka ndenjur në pasivitet por duket se kanë vënë veten në provë para se të provojnë eksperiencën e rëndësishme për ta. Që televizioni, spektakli është synimi i tyre, tashmë nuk është një sekret për askënd, por edhe aktivitetet e tjera janë një kënaqësi për ta. Më datën 1 dhe 2 dhjetor ata kanë qenë në rolin e prezantuesve në një skenë të rëndësishme siç është ai i Teatrit “Migjeni” në Shkodër.

Presidenti i agjencisë “Buna 1”, Arben Mazi kishte kohë që mendonte të përfshinte dy të rinjtë që kishin bërë aq shumë fansa për vete, në një nga aktivitetet e organizuara nga agjencia e tij. Dhe më në fund kishte konkluduar në idenë se Adela dhe Bjordi mund të prezantonin shumë mirë koncertin recital të këngëtares së muzikës popullore Artjola Toska. Çifti që sapo ishte kthyer nga Italia, ka udhëtuar nga aeroporti i Rinasit direkt e në Shkodër ku për pak orë fillonte nata e parë e koncertit të Artjolës.

Duke u ndjerë paksa në faj që nuk kishin pasur kohë të studionin skenarin, kanë vendosur të improvizojnë gjithçka duke menduar se kështu prezantimi do të ishte më interesant dhe jo i mërzitshëm. Dhe në fakt kanë pasur të drejtë. Bjordi i cili është një tip më lozonjar, ka luajtur rolin e ngacmuesit duke krijuar mjat situata me humor, kjo edhe për arsye të shqipes së tij, e cila edhe pse është përmirësuar mbetet përsëri shumë e veçantë nga e folura e zakonshme shqipe.

Dhe duket se kjo mënyrë prezantimi i ka pëlqyer shumë publikut të cilët duke qenë shkodranë, e vlerësojnë shumë humorin dhe improvizimin. Në një moment të spektaklit, Bjordi ka dalë vetëm në skenë duke kërkuar të “kurdisë” një prapaskenë për Adelën. Ai i ka thënë publikut se Adela ka vendosur të këndojë pasi i është mbushur mendja se është këngëtare, por në fakt nuk di fare.

Por që të mos ndjehet keq, ai i është lutur që ta duartrokasin, por nuk ka kuptuar se nga mbrapa ka qenë Adela e cila ka dëgjuar gjithçka. Lexo me teper »

Adela: Dua të bëj një këngë që flet për historinë time të dashurisë

Posted on November 3rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 18 Komente »

bjordi-puth-adelen

Vajza e famshme nga shou Big Brother, Adelajda, ka thënë se ajo e do shumë muzikën dhe planifikon të bëjë së paku një këngë në të ardhmen.

“Duke qenë se unë e dua shumë muzikën, kisha dëshirë të bëja një këngë, thjesht për kënaqësi jo si punë. Gjithsesi është një projekt që është shtyrë në kohë por nuk është anuluar. Do më pëlqente të bëja një këngë që flet për historinë time të dashurisë”, citohet Adela nga Shekulli.

Ndërkohë, edhe pse këngëtari Sinan Hoxha ka mohuar çdo komunikim me Adelën dhe çdo propozim për të, në lidhje me ndonjë projekt, ajo ka thënë se Sinani i kishte ftuar bashkë me Bjordin, të merrnin pjesë në një videoklip të tij.

“Në fillim të verës Sinani na kishte ftuar së bashku me Bjordin për të qenë protagonist në një klip të tij por ky projekt nuk u realizua”, ka thënë Adela.

Adela le ne balte “Top Channel”

Posted on October 30th, 2009 in Big Brother Albania 2, Lajme dhe Thashetheme | 50 Komente »

adelajde-ne-e-diell

Ndarja e Adelës nga Televizioni që e “krijoi” me sa duket, tashmë është thuajse përfundimtare. A do t’ia dalë vajza guximtare të mbijetojë pa Top Chanell-in? Apo do arrijë Topi të injektojë në publik “Adelën” e rradhës në Big Brotherin e ardhshëm që nuk është dhe aq larg, duke i bërë shikuesit të harrojnë heronjtë e vjetër ? Kjo mbetet të shihet, por vajza nga Kavaja duket se është “kockë e fortë”. Gjithsesi, do jetë një luftë me kohën. Deri në Big Brotherin e ardhshëm, janë edhe 3 muaj nga nisja e përgatitjeve. Ligjësia e këtyre emisioneve është pak a shumë e njëjtë: Yje që ndriçojnë fort për një vit, por që shuhen sapo nis edicioni tjetër. A do ndodhë kështu dhe me Adelën? A është ajo një përjashtim? Do ta tregojë koha. Ndërkohë, nuk kanë fund fjalët që thuhen për Adelën dhe Bjordin. Deri tani kanë arritur të jenë çifti më i përfolur në kryeqytet, por dhe në Shqipëri. Adela dukej e destinuar të ishte subject debati që në fillim të edicionit. Kjo për shkak të problemeve që pati Adela që me hyrjen në shtëpi, e cila i solli dhe ndarjen nga i fejuari i saj, mërzitjen e familjarëve, sidomos babait, i cili nuk pranoi asnjëherë të shkonte në shtudion e “Big Brother” dhe pse ftesat kanë qenë të shumta, e problemet nuk mbaruan këtu. Pas afrimit me Bjordin, fillimisht zonja Antoneta, nëna e Bjordit, deklaroi që nuk e kishte shumë përzemër Adelën dhe pse më vonë ndërroi mendim. Dhe pas gjithë këtyre problemeve, afrimimi në Top Channel dhe oferta që iu bë Adelës nga Adi Krasta, sezonin e kaluar, për të qenë bashkëprezantuese, u dukën sikur i vunë kapakun gjithë problemeve, por ja që nuk ndodhi kështu. Lexo me teper »