Big Brother Albania 5 - FAN WEBSITE | Shiko Live | Shiko Big Brother Albania 5 | Thashetheme | Big Brother ! Live |

Neda dhe Ogreni: Fituam dashurinë
Çifti i dalë nga Big Brother, një vit më pas. Vendimi për bashkëjetesë dhe projektet për të shkruar një libër të dytë mbi eksperiencën në Big Brother dhe sekretet e tij. Jeta pas spektaklit, ambicjet në median e shkruar dhe komentet pro dhe kundër që Nedën dhe Ogrenin i shoqërojnë edhe tani që gjithçka ka marrë fund.

Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën e çiftit të dalë nga Big Brother një vit më pas. Neda Karafili dhe Ogren Balluku e shtyjnë po njësoj ditën së bashku dhe i gëzohen, siç thonë, të lumtur lidhjes që lindi nën survejimin e pandërprerë të kamerave. Ndonëse intensiteti i mediave karshi lojtarëve të edicionit të fundit të Big Brother Albania ka rënë me kalimin e muajve, Neda dhe Ogreni kohë më kohë janë shfaqur nëpër faqet e shtypit rozë, dhe jo vetëm. Interesi për ta lidhej me fatin se si do të shkonte historia e tyre dhe ata që kishin vënë bast se ajo e tyrja nuk ishte tjetër veçse një strategji për të fituar, duket se kanë dalë të humbur.

Vazhdojnë të shijojnë dashurinë e tyre dhe meqë tani dëshirën e kanë të rrinë bashkë përgjatë 24 orëve, në planet e afërta kanë bashkëjetesën, çka paralajmëron me vonë edhe lajme të tjera kurorëzimi zyrtar të kësaj dashurie. Dhe nuk merr fund me kaq.

Pas trullosjes së parë, përballë një realiteti të ndryshëm nga loja mbyllur në shtëpi, Neda e ka filluar jetën aty ku e kishte lënë ditën që hyri në spektaklin e Vëllait të Madh. Ndjek studimet për filozofi dhe këto muaj i ka të ngarkuar me provime, meqë është në vigjilje të diplomimit. Dhjetorin e shkuar promovoi librin e saj të parë, “realizim i një ëndrre” dhe po nxiton të shkruajë një tjetër për ta pasur gati në panairin e librit të këtij viti. Nëse tek i pari, i titulluar “Archea” – i shkruar sidomos në periudhën pas Big Brother – 21 vjeçarja nga Kavaja ka përmbledhur 71 proza në të cilat ka derdhur emocionet e veta, probleme të lidhura  me të dhe familjen, në këtë të dytin do t’i rikthehet fenomenit dhe eksperiencës Big Brother. Ka lidhur kontakte me shtypin e shkruar, është e pranishme në një të përjavshme dhe tregon se ka plane afatgjata me këtë të fundit. Ndërkaq nga ana tjetër Ogreni, 27 vjeç i diplomuar për marketing në fakultetin e Ekonomisë, ka filluar punë në një ndërmarrje të huaj dhe sidomos këto kohë po i bën hyzmetin lidhjes me Nedën, jo vetëm emocionalisht. Tregojnë se libri “Archea” është pritur aq mirë sa ka lindur nevoja e ribotimit dhe me anët teknike të kësaj pune dhe sidomos menaxhimin e tij në treg është marrë Ogreni.

Përgjatë 24 orëshit të një dite ndahen vetëm gjatë pjesës së parë, kur Neda rend për në shkollë, ndërsa Ogreni për në zyrë. Pjesa tjetër është bashkë. Pasdite me miqtë ose në shtëpi dhe mbrëmja vonë të lidhur virtualisht deri ditën kur të zgjedhin shtëpinë ku do të jetojnë bashkë. Gjithçka shkon për mrekulli pra. Vështirësitë e fillimit, kur u përballën me botën reale dhe provën e vërtetë që një çift duhet të kalojë i përfshirë në vorbullën e saj, kanë kaluar, ndaj dhe çifti tregon me qejf dhe hapur atë çka gjeti pas puntatës së fundit të reality show-t, duke bekuar këtë të fundit për fatin e mirë që u solli në derë dhe duke u betuar se nëse koha do të kthehej mbrapa do të bënin të njëjtat gjëra dhe do të merrnin të njëjta vendime.

“Pas eksperiencës së BB, ndihem më e rritur e kam mësuar të njoh veten time më shumë e të tjeret gjithashtu”, thotë Neda. “Eksperienca në BB, më vinte gjithnjë përpara zgjedhjeve dhe vendimeve e kjo të bën të kuptosh se çfarë kërkon dhe sidomos se çfarë dëshiron ose nuk dëshiron në jetën tënde. Mirëpo, arsyeja numër një se pse ndihem dhe e konsideroj veten të fituar është historia ime e dashurisë me Ogrenin, e cila rritet çdo ditë e më shumë e mua më fal një lumturi të pafund”. Ogreni është ajo çka i dhuroi Big Brother me pak fjalë, pa përmendur edhe diçka tjetër që duket se studentja e filozofisë e ka fort për zemër. “Tashmë jam pjesë e medias së shkruar dhe kam aspirata e synime të forta për këtë aspekt”, shton. Nuk ka shumë kohë që ka filluar të vërë emrin mbi rubrikat e saj në një gazetë të fundjavës, me tematika të ndryshme sociale dhe kulturore dhe i ka hyrë bisedimeve me një të dytë, të përditshme, për të bërë shkrime të tjera aty. “Synimi im është të jem gjithmonë pjesë e medias së shkruar dhe pse jo edhe më gjerë se kaq”.

Sa për historinë e dashurisë duket se tani ndihen më të sigurtë të flasin për të, meqë fillimi, siç edhe për të tjerët, i ka kaluar disa prova. “Nuk mohoj faktin që në fillim e gjetëm paksa të vështirë të përshtateshim, sepse kemi pak a shumë të njëjtin  temperament, pavarësisht se natyrat i kemi krejtësisht të kundërta. Por të them me bindje, se kur është dashuria në një marrëdhënie, ajo marrëdhënie i mund të gjitha dhe del gjithnjë fitimtare”. Një “problem” të vogël e kanë megjithatë: momentin e ndarjes në darkë, kur Neda mbyllet në dhomën e saj dhe Ogreni në të vetën. Qeshin kur thonë se dëshira më e madhe që kanë të dy këto kohë është të jenë bashkë non stop, por për këtë u duhet edhe pak durim. E kanë ndarë mendjen të jetojnë bashkë dhe dita e shumëpritur është vetëm çështje kohe.  “Jemi bashkë edhe atëherë kur takojmë miq dhe shoqëri, ose shpesh pasditet na pëlqen ti kalojmë vetëm me njëri-tjetrin.

Disa orë të mbrëmjes dhe darkës, ja dedikoj të shkruarit sepse dua të jem prezente në Panairin e Librit 2012, me një libër, të cilin prej kohësh ja kam premtuar publikut shqiptar: Librin e Big Brother-it”. Tjetër pasion i dashur i Nedës, për të cilin flet me qejf të madh. Ka botuar të parin ndërkaq dhe i pret me buzëqeshje edhe komentet negative që ka shoqëruar botimi i tij. “Është një ëndërr e bërë realitet”, thotë Neda pa e fshehur krenarinë e lajmit se këto ditë që flasim “Archea” është në proces ribotimi. “Është shkruar pas eksperiencës në Big Brother ku, patjetër për shkak të ndjenjave të mia ndihesha vërtetë shumë e frymëzuar. Ka tema politike, sociale madje flet edhe për të gjitha ato elemente të cilat sot, shqetësojnë të gjithë botën. Më duhet të të them që janë shkruar në momente të mia revolte, dorëzimi dhe lumturimi. Kështu që gjithçka e shkruar është e ndjerë”.

Mirëpo, jo të gjithë e kanë parë me këtë sy librin e Nedës. Përgëzimeve nuk i kanë munguar edhe kritikat, qofshin ato edhe pa u bazuar në diçka konkrete. E kanë quajtur edhe libër të pavlerë disa, i kopjuar nga vepra të mëdha filozofike, një nga ato libra që nuk vlejnë edhe aq për ta pasur në bibliotekë. Pastaj boll ideja që Neda kishte shkruar dhe botuar një libër, ndezi debatet e kohëve të spektaklit ku fansët kishin përballë mjaftueshëm kritikë të studentes që shkruante nëpër mure, fliste bukur dhe rrjedhshëm, por që brenda shtëpisë rrjeshtoi më shumë armiq se miq. Ata që e deshën dhe ata që e shanë, u ndanë sërish në dy kampe përballë dhe Nedës iu desh ta mirëpriste edhe këtë. Mbase pse është mësuar me të tilla realitete edhe kritikat për librit i ka parë në sensin pozitiv. Pasioni për filozofinë e shtyn të shohë gjysmën plot të gotës dhe Neda, faktin që libri i saj është komentuar e ka përmbledhur në bilancin përfundimtar, pjesë të fitores së saj. “Ky libër është tashmë në fazën e ribotimit të tij, kështu që rezultati në bazë të pritshmërive është i shkëlqyer. Kjo do të thotë që libri është lexuar dhe pëlqyer. Madje, edhe komentet që kam marrë, të çonin në këtë linjë mendimi e konkluzionesh”, thotë pa e humbur për asnjë çast të vetëm besimin. “I kam lexuar edhe unë komentet që janë bërë për të dhe më është bërë shumë qejfi, sepse përderisa flitet e kritikohet një fenomen apo ndodhi, do të thotë që është i suksesshëm. Sa për komentet në vetvete, nuk kam ndonjë përgjigje sepse duket qartë se ata që e kanë kritikuar nuk e kanë lexuar librin. Kushdo që mund ta lexojë, e ve re origjinalitetin e tyre dhe stilin tim personal”.

Dukshëm kjo gjë nuk ka ndikuar edhe në dëshirën për të nisur të dytin, i cili, siç thotë, tani nuk është vetëm ambicje, por një vepër që ka marrë formë dhe ka përmbajtje. Bëhet fjalë për një libër, që siç thotë Neda, nuk do të jetë vetëm ditar i ditëve të kaluara në Big Brother. “Është një lloj rrëfimi mbi mekanizmat dhe mënyrën e vërtetë se si Big Brother funksionon realisht. Ka shumë detaje dhe aspekte, të cilat, jo të gjithë i kuptojnë dhe i shohin nga televizioni, e janë pikërisht ato të fshehta që unë dua të zbuloj në libër”.

I tregon të gjitha këto nën miratimin e Ogrenit, i cili nuk përton t’i vijë në ndihmë, çdo herë që Neda ka nevojë, jo vetëm për pjesën e menaxhimit të “Archea”-s, por edhe kur vjen puna për t’i shërbyer me një telefonatë, takim me dikë, për të dhënë përgjigje kur Neda është e angazhuar diku tjetër. E bën me qejf edhe pse gjithashtu Ogreni po shijon këto kohë pas Big Brotherit. Dhe nuk flitet vetëm për punën e re. “Ogreni në këtë periudhe ka një jetë shumë intensive, ndërmjet punës së re që i shpenzon goxha kohë dhe të dashurës, e cila pëlqen të jetë gjithnjë në qendër të vëmendjes së tij”, shton Neda duke qeshur. Ne sapo mbaruam ribotimin e librit tim dhe kjo i mori goxha kohë, sepse shumë çështje teknike të botimit të librit i mundësoi ai. Ka një aftësi të shkëlqyer në manaxhim dhe biznes, e besomë që negocimet me shtëpinë botuese dhe libraritë kanë qenë perfekte”.

Gjithçka po shkon mirë e bukur me pak fjalë. Përveç asaj çka la pas Big Brother sa i takon miqësive që mund të lindin prej bashkëjetesës në shtëpinë e tij. Edhe për këto të fundit Neda dhe Ogreni i kanë idetë e qarta: prej një lojë të tillë mund të ketë gjithçka përveç miqësive. “Në një kontekst kompetitiv, nuk mund të lindin miqësi dhe armiqësi të sinqerta. E vetmja ndjenjë që del mbi një konkurrim dhe një çmim, është dashuria. Nuk do mundesha kurrë, që pas përfundimit të një konkurrimi siç ishte Big Brother, të bëhesha mikeshë me njerëz që drejt meje lëshonin shpifje dhe ofendime vetëm për çështje lekësh. Nuk kam bërë sot dhe nuk do ta bëj asnjëherë në jetën time”. Nuk qahen megjithatë. Nuk gjetën miqësi të reja e nuk fituan as lekët. Por kanë njëri-tjetrin dhe kjo u mjafton.

Nga Alida Cenaj, Revista Klan

Big Brother, difektet e Adelajdës, Junës dhe Jonelës
Adelajda, Juna dhe Jonela ishin të ftuara në studion e emisionit ‘Pasdite në Top Channel’.

Që nga dita kur u futën në shtëpinë e Big Brother deri sot, pamja e tyre ka ndryshuar në mënyrë rrënjësore dhe nuk mund të themi për keq.

Mirëpo ja që disa detaje mund t’i theksojmë për ato ditë kur vajzat dilnin për herë të parë para kameras.

Mësuesja e fshatit Luz, Adelajda, e përligjte profesionin dhe vendin me pamjen e saj. Jashtëzakonisht e thjeshtë, pa eksperiencë në mënyrën se si duhej të grimohej. Vetëm nga fundi i programit ajo do të shfaqej simpatike. Pas Big Brother, ajo do të kujdesej gjithmonë e më shumë për veten. Mbase fansat ia mbushën mendjen që ishte e bukur dhe mund të ketë vjedhur gjithashtu ndonjë truk nga Bjordi, i cili me imazhin nuk ka pasur kurrë probleme.

Gjatë eksperiencës së saj në Big Brother, Juna do të mbahet mend si biondja e rrumbullakosur, por sot ajo është biondja seksi që dikur ka qenë në “reality show”. Juna nuk ishte as shumë e kujdesshme që të mbulonte ato kile të tepërta e mbase as tani nuk është, por zgjidhja ishte më agresive. Eliminoi çdo gjë të tepërt në trupin e saj. Edhe portreti gjithashtu u bë më fin e sigurisht që grimi për kamera dhe aparate i mësoi shumë.

Ndikimi i famës dhe ndërgjegjësimi i të qenit në qendër të vëmendjes ka ndihmuar edhe Jonelën jashtë mase. Madje as pamja me robdeshambër nuk mund të futej tek kategoria joshëse. Sot, pak zgjuarsi në dekolte, ngjyra më të përshtatshme në makjazh dhe ja tek befason Jonela.

Burimi: www.top-channel.tv

Ermela, e zhgënjyer: Nga “BB” prisja karrierë televizive përveç parave
Inteligjente për t’u vetëmenaxhuar, dhe e pakursyer për të shprehur atë që mendon dhe ndien, pa e vrarë aspak mendjen nëse të tjerët do e paragjykojnë. Pasi fitoi 100 milionët e dëshiruar nga kushdo, tashmë me fillimin e sezonit të ri televiziv, të gjithë fansat e Ermela Mezuraj do kishin pasur dëshirë ta shihnin në ndonjë ekran, me ndonjë emision televiziv, ashtu siç ajo e shprehu hapur si ambicie të saj, pas daljes si fituese nga loja. Në fillim u fol se ajo kishte goditur në shenjë dy herë, ndërsa drejtuesit e televizionit “Top Channel” kishin menduar për të, pozicionin e moderatores së spektaklit “Portokalli” pas largimit të Ami Toskës. Tingëllonte si ide e realizueshme, përderisa Ermela, 25 vjeç, gjatë lojës së saj në “Big Brother” e kishte shfaqur një sens të veçantë humori, shquhej për oratori dhe batuta. Por kjo nuk u realizua, ndërkohë që Ermela vazhdoi t’i qëndronte besnike ambicies së saj, për të bërë një program në televizion, duke pohuar madje se televizioni ishte puna që ajo di të bëjë më mirë. E diplomuar për Shkenca Sociale, ajo hyri në “Big Brother 4”, me një skedë të veçantë prezantimi, ku rendiste dhe eksperiencat e saj në një nga televizionet lokale të vendit si spikere lajmesh. Po ashtu ajo kishte provuar të ishte imazh në disa klipe muzikore.

Ndërkohë, pas daljes, përfshirjes së saj në fushatën zgjedhore të Lulzim Bashës, ajo punoi paralelisht për organizimin e mbrëmjeve të veçanta në lokale nate dhe kishte hyrë në bisedime për një program televiziv. Por ndërkohë që sezoni artistik ka lançuar pothuaj të gjitha programet e reja televizive, Ermelën nuk e pamë askund. E pyetur nga “Panorama Plus” për këtë fakt, ajo pohoi: “Në të vërtetë jam në kërkim të një pune që të më pëlqejë, që ta bëj me pasion, dhe natyrisht televizioni mbetet prioritet. Jam në momentin që më duhet të normalizoj jetën time, pasi, edhe pse askush nga ish-banorët e BB s’e pranon, të kalosh një eksperiencë të tillë si “Big Brother”, nuk e është e lehtë. “E pranoj, që të gjithë jemi përballur me një realitet të ri pas daljes nga ajo shtëpi. Të mësuar më lojën, dhe strategjitë për të fituar, kur dolëm ramë në një heshtje totale, aq sa na dukej sikur nuk ndodhte asgjë më. Mendon se kushedi çfarë realiteti dhe ofertash të presin, por kur asgjë nuk ndodh, realisht nuk ndihesh mirë”, shton ajo. Më tej shpjegon se “Ish-banorët e tjerë nuk kanë dëshirë ta thonë me gojën e tyre këtë fakt, por mendoj se asgjë të keqe nuk ka për t’u deklaruar publikisht. Për të gjithë ne, periudha post-Big Brother na ka bërë të gjejmë vetveten në këtë realitet, dhe mendoj që kjo përpjekje vazhdon ende”. E pyetur për jetën e saj private, ajo pohon se është një çështje që dua ta mbaj për vete. Për momentin, qëllimi im është të sistemohem me një punë që dua ta bëj me pasion, dhe të vazhdoj rrjedhën normale të jetës, të tjerat nuk më interesojnë”.

Edhe disa nga ish-banorët e “BB4” në krizë personaliteti, asgjë nuk ua ndryshoi jetën pas BB

Ergys Bamci: “BB” ishte frymëzimi im i pafat

Në këto ditë të fundit vjeshte, ai po përgatitet të ngjitet në skenë si një Migjen, në shfaqjen që vendos teatri i Shkodrës në 100-vjetorin e lindjes poetit të madh, me regji të Bruno Shllakut. Ishte i vetmi, që dhe në lojën e “Big Brother” hyri si një personazh teatri me nofkën “Gjenerali i ushtrisë së pabindur”. Po si ka vazhduar jeta e Ergys Bamcit pas rikthimit në Shkodër? “S’kam pritur asgjë prej “Big Brother”, se realisht i kam idetë të qarta për çfarë dua të bëj në jetë. Nga BB doja të merrja paratë, pasi e di mirë që s’ia vlen të japësh shpirtin për “Big Brother”, pasi aty prodhohen vetëm krijesa pa sens. “Big Brother” ishte frymëzimi im i pafat. E për çfarë të flas, për kë të shkruaj? Pse duhet të më vijë në memorie një frymëzim i tillë i pafat?”, shprehet ai. Jeta e Ergysit vazhdon siç ka qenë. “Po merrem denjësisht me teatrin, po luaj rolin e Migjenit, pasi kam një ngjashmëri të madhe në portret me këtë poet. Për sa i përket ambicies për karrierë televizive, ai përgjigjet: “ Jam regjur me mediat lokale, ndërkohë që dëshira për të qenë pjesë e një televizioni të madh është ende, edhe pse jo specifikisht në “Top Channel”, pasi s’kam pasur debulesë për mediat e mëdha. Por, nëse e mendoj thellë se përse hyra në “BB”, e theksoj se në fakt nuk e bëra vetëm për paratë. E para për të matur energjinë njerëzore që kam por dhe artistike, e më pas të tjerat, sepse fundja edhe lekët bëhen. Unë jam njeri me shpirt të lirë, ai më udhëheq kudo”, përfundon ai.

Toros: Pas daljes nga BB, ende s’i kam marrë ofertat që prisja

Edhe pse qëndroi vetëm 22 ditë në “Big Brother”, konkurrenti nga Durrësi ishte një ndër banorët më protagonistë në lojë. Me një jetë plot aventura në Itali e vende të tjera të botës, tashmë ai është rikthyer në Shqipëri për një fillim të ri. Ashtu siç e shprehu në prezantimin e tij para se të hynte në “Big Brother”, një nga hobet e tij përveç sporteve, ishte politika, ndaj dhe u angazhua në fushatën e Lulzim Bashës për Bashkinë e Tiranës. Po ashtu ai kishte hobi edhe televizionin, duke e përmendur dhe si ambicie të tij pas daljes nga loja. “Në BB4 hyra të luaja dhe besoj se luajta bukur, pasi kur kam dalë nga shtëpia, jam përballur me respektin e veçantë të publikut. Gjithsesi, arritjet e mia nuk kanë përfunduar ende. BB ishte vetëm fillimi, pasi loja vazhdon jo vetëm në BB4, por edhe jashtë tij në çdo fushë. “Për sa u përket ofertave, nuk kam marrë ende. Por çfarë ka përfituar Toros nga BB, nëse do flisnim për diçka të tillë?! “BB4 nuk më ka dhënë asgjë, përveç dy pijeve me tollona te Kavaliero, asgjë më shumë”, thotë ai.

Elisa dhe Mirjeta i rikthehen të zhgënjyera jetës në Londër

Ndërkohë që ndryshe ndodhi me ish-banoret që kishin udhëtuar nga jashtë, për të rinisur një jetë tjetër në Tiranë, dhe që si trampolinë kishin menduar një show si “Big Brother”. Kështu ndodhi me dy vajzat e ardhura nga Londra, Elisa dhe Mirjeta, të cilat pas disa përpjekjeve për t’u integruar në jetën këtu, u duk se u zhgënjyen më shumë nga të gjithë, përderisa vendosën të riktheheshin në Angli, vendi ku jetojnë prej vitesh. Elisa, e cila i ishte përkushtuar modës, dhe Mirjeta menaxhimit të lokaleve, duket se nuk arritën të përfitonin asgjë pas famës së marrë në BB, edhe pse të dyja vajzat dalloheshin për linjat e bukura të trupit. Po ashtu në vendin ku jetonte, u rikthye dhe Marieli, i cili erdhi në Shqipëri për pak ditë, vetëm për t’i dhënë fund lidhjes me Mirjetën. Jashtë terrenit televiziv ngelën edhe Algeni, Klodi e Jonela, që ndoshta e kishin në ambiciet e tyre televizionin. Një tentativë për të përfituar nga kjo eksperiencë, e bënë gjithashtu Shkëlqimi dhe Alma, por ata të dy me një jetë prej vitesh në Itali, kanë vendosur të rikthehen në Shqipëri, duke iu përkushtuar punëve të tyre private, Shkëlqimi restorantit, dhe Alma një dyqani veshjesh. Ndërkohë që çifti Neda dhe Ogreni u përpoqën të binin në sy me komunikimin, duket se pas daljes nga loja ajo që u interesonte ishte vetëm lidhja e tyre.

Klaudia: Nuk prisja asgjë nga BB, as punë, as karrierë

Një nga banoret e cila pohon se ka hyrë në lojën e “Big Brother” me ndërgjegjen e pastër se nuk do të përfitonte asgjë nga loja nga fama e shpejtë, përveç ditëve të lojës dhe një lloj sfide personale, është Klaudia. Pas “Big Brother”, jeta ime ka vazhduar aty ku e lashë, duke rinisur studimet dhe asgjë më shumë. Por ama dhe kur hyra, nuk hyra aspak me qëllimin se duke marrë pjesë në një lojë të tillë, do të gjeja një punë të mirë, apo do të kisha ngritje në karrierë. Mora parasysh gjithçka dhe nuk prisja asgjë tjetër”, thotë ajo.

Pjesëmarrës të BB që arritën të prekin ëndrrën e televizionit

Por, në katër vite spektakël të “Big Brother”, duket se ambicien për televizion e kanë pasur shumë personazhe, pavarësisht se pak prej tyre kanë arritur ta prekin realisht ëndrrën për të punuar në televizion. Po e nisim nga Adi i BB1, i cili pas disa eksperiencave në spektaklin e “E diell”, këtë sezon të ri të këtij programi shfaqet me rubrikën e tij “Leku te dera”. Ndërkohë që një tjetër personazh i BB, Arion Muça, prezanton në programin “E diela Shqiptare” këtë sezon të ri. Po ashtu, janë çifti Adela dhe Bjordi, që për dy vite rresht arritën të bëjnë një program fansash në spektaklin “Dancing with the stars”, spektakël ku u bë protagonist edhe Olsi Mingomataj, një tjetër konkurrent i suksesshëm i BB.

Bertina, debat i nxehtë në emisionin e Pasdites
Bertina Mehmeti, personazhi i “Big Brother 3”, në një debat të nxehtë me kryeredaktoren e gazetës “Paloma”, Aulona Musta, në studion e emisionit të Pasdites, konfirmoi se lidhja e saj me Erjonin vazhdon, në të njëjtën kohë që u shpreh e lodhur nga vëmendja e tepruar e mediave ndaj jetës së saj private.

“Më vjen keq që disa zënka janë bërë kaq të mëdha. E sigurt është që unë dhe Erjoni vazhdojmë”, u shpreh Bertina. Megjithatë, për një njohëse të mirë të botës “rozë” si Musta, lidhja e saj mund të jetë vetëm një farsë, për të mos pranuar ndarjen përpara publikut. Njëkohësisht, ajo shtoi se interesi për jetën e Bertinës përqendrohet vetëm në jetën e saj personale, pasi nuk ka asnjë lloj jete profesionale për të reklamuar.

Vajza e “Big Brother” u kundërpërgjigj me një shembull nga jeta e gazetares, duke e pyetur nëse ajo ishte ndjerë mirë kur u vendos në qendër të vëmendjes për arsye personale, por mori një kundërgjigje të prerë prej znjsh. Mustës. “Edhe unë vij nga një përvojë të ngjashme me tënden, por nuk kam dashur as të përkëdhelem në media dhe as kam pretenduar se jam e bezdisur nga një vëmendje që vetë e kam kërkuar. Duke u futur në “Big Brother”, ke nënshkruar një marrëveshje me publikun, që je vendosur në qendër të vëmendjes, në këmbim të interesit të tyre rreth teje”.

Kryeredaktorja e “Palomës” përfundoi me komente therëse, kur theksoi se: “Shumë personazhë “pseudopublikë” janë të parët që kërkojnë vëmendje dhe të parët që të kritikojnë kur shkruan diçka që nuk iu pëlqen. Është e çuditshme, por e vetmja gjë që ata duan të dëgjojnë është gjëra të mira, duan që t’i të thurësh vazhdimisht lavde për ta”.

Bjordi dhe Adela vendosin të lënë Shqipërinë për Italinë
Kanë punuar fort për një projekt që ne të gjithë e kemi ndjekur me aq vëmendje siç ishte edicioni i dytë i “Dancing with the stars”, i cili vijoi transmetimin për 12 javë, ku në fund fitoi aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci. Por, natyrisht, një element i rëndësishëm që na bënte ta ndiqnim me shumë endje ishte dhe pjesëmarrja e çiftit aq të pëlqyer siç janë Bjordi Mezini dhe Adelajada Xhamani. Dy të rinjtë bënin forumin dhe strishat e mbasdites së këtij programi, duke na sjellë pak nga mbrapakuintat e VIP-ave në garë së bashku me balerinët përkatës. Është interesante në fakt të shikosh dy të rinj të cilëve u rrinë nga mbrapa gazetarë e fotografë për të mësuar gjithçka mbi jetën e tyre, t’i shohësh të bëjnë të njëjtën gjë me personazhe të njohur të ekranit. Kjo, sepse Bjordi dhe Adela e duan shumë botën e televizionit dhe gjithçka që bëjnë atyre u shijon shumë. Kjo është edhe një mundësi e mirë që të jenë në kontakt me të gjithë ata fansa që i kanë ndjekur për tre muaj qëndrimi në “Big Brother”, por që vijojnë ende të jenë kuriozë për çdo gjë që bën çifti.

Natyrisht, mbas mbarimit të “Dancing with the stars”, ne ishim  kuriozë të mësonim se cilat do të ishin angazhimet verore të Bjordit dhe Adelës. Ata gjatë kësaj kohe janë marrë me shumë projekte të tjera, të dy bashkë ose në mënyrë individuale. Këtu vlen të përmendim programe në radio, shkrime në gazeta e revista të ndryshme, projekte në ekrane që kanë mbetur ende në letër etj. Pra, mund të thuhet me plot gojë që ata kanë shumë interesa dhe pasione. Dhe, ndërkohë që ne po prisnim të mësonim se cili do të ishte hapi i radhës, ja ku na vjen një lajm që na lë pa fjalë, Bjordi dhe Adela vendosin të lënë Shqipërinë. E themi këtë, sepse miq të çiftit na kanë rrëfyer që prej kohësh ata kishin vendosur të kalonin pushimet në Itali, por kur mësuan se ata kanë boshatisur shtëpinë ku jetonin duke e dorëzuar atë, të lë të mendosh se qëndrimi i tyre në Itali do të jetë i gjatë.

Pikërisht tani që mamaja e Bjordit vendosi të kthehet në Tiranë pët rë qenë sa më pranë të birit, Bjordi i cili nuk pranonte kurrsesi të kthehej në Itali pasi jeta këtu i pëlqente, me sa duket ka ndërruar mendje. Të hënën, çifti është nisur në Lecco, vend ku Bjordi ka jetuar me familjen e tij për rreth 20 vite, ku jeton aktualisht edhe familja e Adelës. Më pas, ata do të bëjnë pushimet në plazhin luksoz të Sardenjës dhe me shumë gjasa pritet që të kenë ndonjë angazhim tjetër që nuk ka të bëjë thjesht me pushimet, por me ndonjë projekt të mundshëm. Në pamundësi për të kontaktuar me çiftin e sqaruar diçka, ikja e tyre duke lënë edhe shtëpinë, mbetet mister dhe të krijon idenë se ky largim fsheh diçka, e cila shpresojmë të jetë e mirë për ta.

Kush është Ermela, fituesja e BB4
Ermela Mezuraj,vlonjatja që ka jetuar në pesë qytete të ndryshme, Vlorë,  Korçë, Lezhë, Shkodër, dhe së fundmi në Tiranë është e para femër që  arriti të fitojë “reality show Big Brother Albania 4″.  Ermela, vajza çapkëne, bjonde, por që ndryshonte shpesh lukun e  saj (tipike për të ishte ndryshimi), ka spikatur që në adoleshencë në  Lezhë për inteligjencën dhe bukurinë. Gjimnazistja e “Hydajet Lezhës” në  spektaklin e bukurisë, “Miss Lezha 2005″ u vlerësua me dy çmime “Miss  Inteligjenca” dhe “Miss Fotozhenia”.

Pikërisht këtë vit ajo  filloi të ngjisë shkallët e karrierës së saj si moderatore e  evenimenteve të ndryshme kulturore që organizoheshin në Lezhë, jo vetëm  në aktivitetet që zhvilloheshin në gjimnaz, por edhe në aktivitete të  tjera. Më pas vlonjatja që gjithnjë përqafonte ndryshimin vendoset në  Shkodër, ku studioi për punë sociale.  Atje ajo u bë e njohur në garën  për drejtues të rinj televiziv, në televizioni lokal “TV1 Channel”,  “Sfida”, që drejtohej nga Ergysi (personazhi që zuri vendin e dytë në  BB4). Pas studimeve, Ermela u rikthye në Lezhë ku jetonte familja e saj.  Ajo ishte Ermela fillimisht ishte vullnetare e Kryqit të Kuq, në  qendrën e moshës së tretë dhe më pas si sekretare në një firmë.

Në  vitin 2009 Ermela do të shfaqej si spikere e edicioneve qendrore  informative në televizionin rajonal “Media Plus”, ku punoi për disa muaj  derisa u zhvendos në Tiranë me familjen e saj. Me bukurinë dhe  moskokëçarjen e saj, Ermela ka qenë gjithnjë në vëmendjen e të rinjve  lezhjanë dhe për veshjen e saj ekstravagante…

Ermela sfidon Nedën dhe Ogrenin
Për 100 ditët e “burgut” brenda shtëpisë së Big Brother ish banorët kanë  organizuar një festë madhështore në Sharm Club në Sheraton, ku kanë  marrë pjesë jo vetëm ata që kanë qenë konkurrentë por edhe miqtë e tyre.  Në qendër të vëmendjes ka qenë mbretëresha e këtij edicioni, Ermela.  Fytyra e saj është më e fiksuar në fotot e bëra atë mbrëmje. Ervini e ka  shoqëruar non stop gjatë natës duke i dhuruar vazhdimisht puthje dhe  shtrëngime. Në këtë festë nuk ka munguar as çifti më i përfolur i këtij  edicioni, Neda dhe Ogreni. Por, këta kanë qenë më të tërhequr nga turma.  Kanë qëndruar gjatë gjithë kohës bashkë dhe herë pas herë në festë i  janë bashkuar Klaudia dhe Alkena.

Ashtu si edhe brenda shtëpisë  vihet re që banorët flasin me njeri tjetrin duke pëshpëritur në vesh,  sikur ende kanë diçka për të thënë! Mbrëmja ka pasur moment kulmor  hedhjen e fishekzjarrëve dhe kërcimin e Ermelës me Ervinin. Ne po ju  servirim disa prej fotove të asaj nate që ka zgjatur deri në orët e parë  të mëngjesit dhe të gjithë kanë ardhur në qejf.

Finale Live: Ermela fiton Big Brother Albania 4

Finale Live: Ermela vs. Ergysi
Kush do te jete fituesi?

Finale Live: Le shtepine Ogreni
Ogreni klasifikohet i treti.