Post Big Brother 3 – Debat per fitoren e Jetmirit

Postuar më May 22nd, 2010 tek Banoret, Big Brother Albania, Video te Tjera | 93 Komente »

Big Brother Albania 3 – Interviste me Jetmirin (pj2)

Postuar më May 17th, 2010 tek Jetmiri BBA 3 | 284 Komente »

Big Brother Albania 3 – Interviste me Jetmirin (pj1)

Postuar më May 17th, 2010 tek Jetmiri BBA 3 | 85 Komente »

Big Brother Albania 3 – Fiton Jetmiri

Postuar më May 16th, 2010 tek Jetmiri BBA 3 | 277 Komente »

Jetmiri fiton Big Brother Albania 3

Postuar më May 15th, 2010 tek Big Brother Albania, Jetmiri BBA 3 | 262 Komente »

Jetmiri eshte fituesi i edicionit te trete te Big Brother Albania. Ashtu sic ishte parashikuar edhe nga sondazhi yne, Jetmiri eshte fituesi i ketij edicioni. Qendroni ne kontakt te vazhdueshme me websitin tone, do t’ju shoqerojme ne cdo kohe me te rejat me te fundit nga Big Brother Albania 3 dhe ish banoret e tij. Faleminderit qe qendruat besnik te websitit me te madh te fansave te Big Brother Albania ne Shqiperi. Stafi yne do te vazhdoje t’iu perkushtohet juve dhe te gjitha edicioneve te Big Brother Albania qe do te vijne.

Big Brother Albania 3 – Eleminohet Klodi

Postuar më May 15th, 2010 tek Arbana Osmani, Big Brother Albania | 40 Komente »

Big Brother Albania 3 – Finale – Surprize per Erionin

Postuar më May 15th, 2010 tek Big Brother Albania 2 | 51 Komente »

Eleminohet Erioni

Postuar më May 15th, 2010 tek Big Brother Albania | 19 Komente »

I eleminuari i  trete i mbremjes finale se Big Brother Albania 3 eshte Erioni. Tashme 2 finalistet jane Jetmiri dhe Domenika. Sondazhi yne favorizon Jetmirin, Shumica e votuesve ne sondazhin tone kan votuar per Jetmirin. Le te shohim se kush do te jete fituesi i 100 milion lekeve te vjetra.

“Një jetë në një libër”- surprizë për Mirin

Postuar më May 15th, 2010 tek Jetmiri BBA 3 | 72 Komente »

Arbana i kërkon Jetmirit që të dalë jashtë shtëpisë së BB, pasi aty e pret një surprizë e këndshme. Ai kalon edhe zonën e tunelit për të dalë jashtë shtëpisë dhe befasohet kur shikon një ambient të ngjashëm me atë përpara shtëpisë së tij. Miri ulet në nëj karrike e përballë tij është një monitor ku shfaqen disa pjesë nga rrëfimet e tij në dhomën e rrëfimit. Pjesët filmike tregojnë rrëfimin e Mirit për jetën e tij, një rrëfim prekës që asnjëherë më parë nuk e kishte realizuar me banorët. Por, këto pjesë filmike, ndërpriten herë pas here për t’u alternuar me rrëfimin e jetës së Mirit nga një aktor-shkrimtar i cili është ulur përballë tij në një podium me një makinë shkrimi përpara, duke krijuar imazhin sikur po e shkruan historinë në një libër. Pjesët filmike dhe rrëfimi i shkrimtarit alternohen vazhdimisht, kurse Miri shikon plot emocion këtë përgatitje e surprizë për të. në skenën e përgatitur për Mirin janë vendosur edhe disa stola. Ato ndodhen përballë tij. Në to ulen prindërit, gjyshi dhe daja, personat më të afërt të tij. Në përfundim të rrëfimit, Miri shkon t’i takojë plot mall ata, vecanërisht gjyshin që është personi më i shtrenjt i tij. Pasi qëndron pak caste me ta, Miri ndahet dhe shkon t’u tregojë banorëve surprizën që i bënë.

Arbana e komenton këtë surprizë me Arianin. Ai thotë se e befasoi dhe i pëlqeu shumë. Për Mirin, ai mendon se është një rast unik që është nominuar që në fillim e ka qënë thuajse cdo javë në nominim, i vetëm kundër banorëve. Sipas tij, Miri e jeton jetën në BB në cdo qelizë të trupit. Ariani mendon se në klip, Miri ka thënë fjalë e mesazhe filozofike shumë të qarta për jetën, fjalë të bukura e të vërteta të cilat tregojnë më së miri formimin dhe karakterin e tij vital. “Jeta për të është numri i herëve që i merret fryma, e joa sa herë merr frymë”- thotë Ariani për të.

Jona, e eleminuara e parë e mbrëmjes

Postuar më May 15th, 2010 tek Jona BBA 3 | 17 Komente »

Arbana njofton që në fillim të këtij spektakli se tashmë do të njihen emrat e tre finalistëve të tjerë, pasi përvec Domenikës e cila u bë e njohur që spektaklin e kaluar, tre të tjerët kanë qënë një surprizë e vërtetë për të gjithë. Kështu, ajo deklaron të mbyllur televotimin që ka qënë i hapur përgjatë gjithë javës në të cilin votohej për të eleminuar banorin e fundit të nominuar prej vetë konkurentëve. Arbana përshëndet banorët që ndodhen në ankth në pritje të vendimit. Ata shprehen se janë shumë të emocionuar e nuk kanë fjalë si ta përshkruajnë gjendjen e tyre. Arbana u jep kurajo se sidoqoftë që të shkojnë gjërat, ata mbeten të gjithë fitues, por, fatkeqsisht, njëri prej tyre s’do ta prekë dot finalen, edhe pse ndodhet në natën e finales. Ky banor është Jona e cila e përfundon këtu aventurën e saj në këtë shtëpi.

Por, Jona do të qëndrojë edhe pak caste në shtëpi pasi për të është rezervuar një surprizë e vecantë. Të premten ka qënë ditëlindja e Jonës e cila e ka festuar me banorët në shtëpinë e BB, ndryshe nga vitet e tjera ku pranë saj kanë qënë persona më të afërt. Për të ka një dhuratë të vecantë, pikërisht nga një i afërm i saj, i cili ka menduar për të në këtë mbrëmje. Arbana i kërkon Jonës që të shkojë në dhomën e kuqe. Jona përshëndetet përfundimisht brenda shtëpisë me banorët dhe niset plot emocione për në dhomën e kuqe. Ajo befasohet kur aty gjen një tortë gjigande dhe mendon se brenda saj mund të ketë ndonjë njeri. Në monitor shfaqen imazhet e një zemre gjigande të formuara nga makina të shumta dhe në qendër i dashuri i saj i cili i jep urimin për ditëlindje si në anglisht, edhe në shqip. Jona emocionohet. Në dhomën e kuqe fillon kënga tradicionale me rastin e ditëlindjes e nga torta gjigande del Chris, i dashuri saj. Jona surprizohet pa masë dhe menjëherë e puth dhe përqafon plot mall atë. Ajo shprehet se është shumë e lulmtur dhe se realisht ajo e fitoi këtë BB.

Jona del nga shtëpia e BB e pritur nga duartrokitje nga publiku që ndodhet jashtë. Në një bisedë të shkurtër me Enon, ajo përsërit se edhe pse nuk është finaliste apo fituese, ajo e ndjen veten si të tillë, si fituese.