Ermela: “Më mungon Ervini, nuk e kujtoj mirë imazhin e tij”
Postuar më March 11th, 2011 tek Ermela BBA 4 | 15 Komente »
Ermela e Klodi qënrdrojnë në sallon e Ermela shperhet se këto ditë ka menduar për shumë gjëra që kanë lidhje me jetën jashtë, e kjo ka ndodhur pasi i mungon diçka shtëpisë. Ajo shton se ka parë disa herë ëndrra jo të mira me Ervinin, ku ai i thoshte se lidhja me Ermelën ka zgjatur kaq, e jo më tepër pasi ai do të largohet e ajo e ka ditur këtë që në fillim.
Klodi shprehet se nuk e kujton mirë portretin e Ervinit e kërkon ndihmën e Klodit për më tepër. Ermela thotë se e ka marrë malli për Ervinin e është e bindur se lidhja e tyre do të shkojë mirë pasi ai ishte i predispozuar që të mësonte se si ishte ajo.
Ndërkohë Ergysi dhe Petriti qëndrojnë në oborr duke biseduar e Petriti shprehet se ka kaluar një ditë shumë të bukur sot. Ergysi shton se këto janë momente të bukura e Petriti thotë se këto çaste do të mbeten kujtime të bukura e lot gëzimi.
Ergysi shprehet se jeta është e përbërë nga kujtimet e bukura dhe gëzimet, ndërsa pjesa tjetër është sfidë. Petriti përgjigjet se i vjen keq që disa persona nuk dinë ta vlerësojnë jetën e Ergysi shton se këta persona i duken të varfër, çfarëdo që të kenë.
Big Brother Albania 4 – Dita 74 & 75
Postuar më March 11th, 2011 tek Ditet | 1 Koment »
Marieli dhe Mirjeta bëjnë dashuri pas 70 ditësh
Postuar më March 6th, 2011 tek Big Brother Albania 4, Mirieli, Mirjeta | 32 Komente »
Këtë fakt e ka pohuar vetë vajza, e cila pas një bisede me Klodianën dhe Ermelën u ka konfiduar se me Marielin kanë bërë edhe seks. Në fillim ishte ajo me Klodin që ngacmoheshin me Ermelën dhe e pyesin nëse kishte pasur marrëdhënie seksuale me Ervinin. Shumica e banorëve mendojnë se ata kanë bërë seks, ndërsa vetë Ermela e ka mohuar.
Ajo thotë se bashkë me Ervinin shtireshin duke bërë lëvizje të jorganit vetëm për të parë reagimin e banorëve të tjerë, sepse kishin vënë re se ata vazhdimisht vëzhgonin se çfarë ndodhte mes saj dhe Ervinit. E pasi i mbaroi rradha Ermelës, nisën duke ngacmuar Mirjetën e cila me sinqeritet pranoi marrdhënien e saj seksuale me Marielin por kur ato nisën ta ngacmonin edhe më ajo u vu në siklet dhe u tha vajzave që s’donte ta diskutonte me këtë cështje.
Surprizat në shtëpinë e Big Brother
Postuar më March 6th, 2011 tek Banoret, Big Brother Albania 4, Ermela BBA 4 | 3 Komente »
Efektet e bashkëjetesës brenda shtëpisë së Big Brother janë gjithmonë e më të forta për banorët, çka po çon në ndryshimin e raporteve të tyre.
Disa prej atyre që ishin miq, duket se nuk janë më e anasjelltas.
Ka mjaftuar shakaja e Ermelës dhe Nedës, të cilat i fshehën dyshekun Petritit, për të bërë të shpërthejë nervozizmin e këtij të fundit. Papritur, në debat u përfshinë edhe të tjerët.
Mirjeta u njoh me mendimin e vërtetë të mamasë së Mirjelit, i cili gjatë javës i kishte thënë asaj një version shumë më të zbutur nga ai reali.
Shkëlqimi u largua nga shtëpia me vendim të publikut. Big Brother vendosi që banorët të eliminonin një nga vajzat e shtëpisë. Shumica e tyre zgjodhi Ermelën, por shumica e publikut, më saktësisht 70% e atyre që votuan, e donin atë në lojë.
Në kandidim këtë javë janë Neda, Klodiana, Petriti, Ogreni dhe Ermela.
Big Brother Albania 4 – Dita 66
Postuar më March 1st, 2011 tek Big Brother Albania 4, Ditet | 148 Komente »
Big Brother Albania 4 – Dita 65
Postuar më March 1st, 2011 tek Big Brother Albania 4, Ditet | 2 Komente »
Jonela lë shtëpinë e BB; Proçesi i fundit i provës javore
Postuar më February 27th, 2011 tek Jonela | 18 Komente »
Arbana u komunikon banorëve të nominuar se dy nga personat e tjerë që i shpëtojnë nominimit, duke vazhduar kështu qëndrimin në shtëpinë e BB janë Shkëlqimi dhe Petriti.
Së fundmi, dy banorët e fundit që mbeten para se të jepet verdikti final janë Jonela dhe Ogreni. Personi që lë përfundimisht shtëpinë e BB këtë natë është Jonela.
Më tej, Arbana shprehet se është koha për të folur për provën e javës, e cila nuk ka mbaruar akoma. Prova e kësaj jave ka patur të bëjë pikërisht me rregullin e memorien, e Mirjeta, Petriti, Ergysi, Neda e Klodi do të çojnë deri në fund provën javore.
Në oborr gjenden të mbuluara fotot e 12 objekteve që ata kanë brenda në shtëpi. Pesë banorët duhet të gjejnë këto objekte nëpër shtëpi dhe t’i vendosin pranë fotove përkatëse. Lexo më tepër »






