Bika flet per banoret
Posted on April 18th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 202 Komente »
LIRITA
Gjërat pozitive- Gazmore dhe çapkëne
Gjërat negative- Për mua nuk ka
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Bravo”
ADELA
Gjërat pozitive- Zyshë e mirë
Gjërat negative- Hipokrite
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Më ke zhgënjyer”
ZHULJETA
Gjërat pozitive- Sytë e bukur
Gjërat negative- Mbivlerësim i vetes
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Sikur të ishe edhe brenda kështu siç je jashtë”
ERJOLA
Gjërat pozitive- Fotozhenike
Gjërat negative- Mënyra e të folurit
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të uroj sa më parë një familje të lumtur”
AIDA
Gjërat pozitive- Energjike dhe inteligjente
Gjërat negative- Ndonjëherë ndërhyn edhe ku nuk i takon
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të kam shumë xhan”
MOZA
Gjërat pozitive- Bukuroshe
Gjërat negative- E fi ksuar pas vetes
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të mirëpres në Lazarat”
MESIDA
Gjërat pozitive- E drejtpërdrejtë dhe çapkëne
Gjërat negative- Nuk ka
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “No stress”
ADI
Gjërat pozitive- Humori i hollë
Gjërat negative- Nuk i merr gjërat seriozisht
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Tërbohu”
PAVLIN
Gjërat pozitive- I drejtë
Gjërat negative- I heshtur
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Të uroj gjithë të mirat në jetë”
DRITAN
Gjërat pozitive- Shumë inteligjent, serioz dhe i matur
Gjërat negative- Nuk ka
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Ti meriton të fi tosh”
AGON
Gjërat pozitive- Humori i mirë
Gjërat negative- Përdor fjalë jo të mira
Ta kisha përballë sot, do t’i thosha: “Dashuria nuk është lojë o zotëri” Lexo me teper »
Aida: “Këta janë lepurushë”…
Posted on March 11th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 189 Komente »
Pasi ishin çlodhur një ditë të tërë, pas spektaklit të së shtunës, banorët zgjodhën darkën për t’u afruar dhe diskutuar me njëri-tjetrin. Atë mbrëmje, vajza energjike e këtij edicioni, Aida, u bashkua me Dritanin për të komentuar jetën brenda shtëpisë dhe për të dhënë opinionin e saj të drejtpërdrejtë ndaj shumicës së banorëve. Ajo nuk ia përtoi që t’i konsideronte konkurrentët si “dhjaksë”, duke i gjykuar si të dobët dhe pak të guximshëm që të shprehin haptas mendimin e tyre. Nuk dihet se pse Aida zgjodhi “ushtarakun” serioz për këtë rrëfim, duke parë se ata nuk i lidh ndonjë miqësi e madhe, por ndoshta pozicioni i heshtur i Dritanit e ka bërë vajzën shpërthyese të ndjehet komode për të folur. Pa marrë një pozicion favorizues, Dritani e këshilloi Aidën që të mos marrë zjarr kohë e pa kohë dhe të jetë më e përmbajtur. Ai i kërkoi asaj që të mësojë t’i bëjë dallimet, sepse jo të gjithë banorët janë ngjashëm në sjellje. Sipas Dritanit, Aida do të bënte mirë që të gjente ndryshimet në karakterin e çdo banori dhe të mos sillej me të gjithë njëlloj.
Burimi: Suplementi Big Brother
Zbulohet para fillimit Kosovarja qe do te futet ne Big Brother Albania 2
Posted on February 7th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 63 Komente »
Keshtu te pakten shkruhet ne nje nga websitet kosovare per vajzen ne foto. Lirita do te jete nje nga banoret e shtepise se vellai te madh. Stafi i yne arriti te zbuloj kete informacion fal nje komenti te nje vizitori. Ja se cfare shkruhet ne kete artikull:
Lirita Halili lindi në Prishtinë me 20 Shtator 1986. Mësimet e para i kreu në Shkollën Fillore “Meto Bajraktari” për ti vazhduar ato të shkollës së mesme në “Sami Frashër” (qe te dyja në vendlindjen e saj). Ajo vazhdoj studimet e saja në fakulltetin e AAB-së.
Për ata që nuk e njohin Liritën, ajo është një vajzë shumë syhapur dhe tejet e shoqëruar. Pranija e saj në rrethin e cdokujt gjimonë ka sjellur hare shumë të madhe. Njihet shumë si një vajzë që bën njerëzit të qeshin shumë me humorin e saj shumë simpatik!
Lirita Halili është vajza e vetme e cila do ta përfaqson Republikën e Kosovës në BIG BROTHER ALBANIA. Ju lusim të gjithëve që ta përkrahim Liritën sa më shumë!





