Babai i Adelës lë Shqipërinë nga inati i së bijës

Posted on April 26th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 1,320 Komente »

bjordi-adela

Tashmë është një fakt i njohur, që prindërit e Adelës jo vetëm që nuk e përkrahën të bijën për t’u bërë pjesë e “Big Brother”, por ata kërkuan me forcë që Adela ta linte menjëherë shtëpinë, sapo ajo filloi të afrohej me Bjordin. Edhe mungesa e prindërve gjatë netëve të spektaklit, tregonte faktin që ata nuk po e pranonin dot këtë vendim të së bijës dhe sjelljen e saj me Bjordin. Ndërkohë kemi filluar të shohim mamanë e Adelës në spektakël, ndërsa të atin, jo. Ai ka ardhur në atë sallë vetëm dy spektaklet e para. Kemi mësuar se i ati është mërzitur dhe irrituar aq shumë nga sjellja e së bijës, sa ka vendosur të lërë jo vetëm Kavajën por edhe Shqipërinë, duke ikur kështu në Itali. Madje të njohur të tyre në Kavajë na tregojnë se edhe e ëma, ka mbyllur dyqanin poshtë shtëpisë dhe shtëpinë, dhe ka marrë një shtëpi me qira në Golem. E gjitha kjo tregon se Adela është me të vërtetë në hall me mentalitetin e prindërve të saj, përderisa thjesht pjesëmarrja në një program si ky por edhe afrimi me një djalë, ka bërë që atyre t’u përmbyset bota. Madje të afërm të familjes së Adelës tregojnë se i ati ka kërcënuar se po t’i dalë e bija përpara, pas këtij turpi, do ta ketë punën pisk me të. Edhe pse mediat kanë folur shumë për këtë argument, duke treguar se asgjë e pazakontë nuk po ndodh me vajzën e tyre, duket se mentaliteti dhe formimi i tyre, është shumë më i fortë se opinioni i cili i gjithi në kor ka kritikuar për këtë sjellje. Reagime ka sjellë edhe deklarata e mamasë së Adelës, të shtunën e kaluar kur u pyet nga prezantuesja, se si e sheh lidhjen me Bjordin. Ajo tha se Adela ka një familje dhe kur të dalë do sqarohet gjithçka.

Mami i Bjordit: “Adelajda ma ka fituar zemrën”

Posted on April 23rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 533 Komente »

adela-dhe-bjordi-hane-cokollate

Puthje, përqafime dhe më shumë se kaq mbase midis dy banorëve më të përfolur të “Big Brother 2”, Bjordit dhe Adelajdës. Por si e shikon Antoneta, mamaja e Bjordit intimitetin mes tyre, dhe a mund të jetë Adelajda nusja e ardhshme e djalit të saj. Ja si tregon për “Panorama Plus”:
Bjordi dhe Adelajda po flenë bashkë, si e shihni këtë intimitet të tyre brenda shtëpisë së “Big Brother 2”?
I kam ndjekur dje në orët e para të mëngjesit tek putheshin, përqafoheshin dhe shkëmbenin ledhatime pafund. Të them të drejtën kënaqem kur i shoh ashtu, sepse po e shoh Bjordin të
lumtur dhe lumturia e tij është shumë e rëndësishme për mua. Kur Adelajda e largon ndonjëherë me sjelljet e saj Bjordi mërzitet, dhe unë nuk mundem ta duroj mërzinë e tij.
Keni ndryshuar mendim për Adelajdën kështu?
Po. Mbase në fillim jam treguar pak e nxituar në gjykimin tim, pasi më dukej sikur po sillej keq me Bjordin. Por tani duke e ndjekur në çdo moment të sjelljes së saj, mund të them se Adelajda ma ka fituar zemrën.
Kjo do të thotë që mund ta shihni si nusen e djalit tuaj një ditë?
Tani për tani imagjinata ime nuk mund të shkojë aq larg, sa ta mendoj Adelajdën si nusen e djalit tim, apo si nënën e nipërve apo mbesave të mia. Gjithsesi, si një të dashur të Bjordit e
shoh shumë të denjë.
E denjë në ç’kuptim?
Adelajda është inteligjente, ka një bukuri mesdhetare, që do ta krahasoja me Maria Gracia Kucinotën.
Më pëlqen. Shumë mendojnë se Adelajda është vajzë egoiste, e keqe… Lexo me teper »

Moza, Adelës : Bjordi flet mirë për ty

Posted on April 11th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 148 Komente »

Si të ishin të mbledhur në shtëpitë e njëri-tjetrit, Adela, Bjordi dhe Moza ishin ulur në një vend. Ashtu siç
ndodh rëndom, kur të rinjtë janë bashkë, edhe në këtë bisedë ngacmimet ishin të shpeshta. Për këtë arsye dhe për t’i futur pak spicat Adelës, Moza i tha se Bjordi e do shumë dhe kjo gjë ishte e sigurt. Adela
e ka quajtur shoqen e saj ngatërrestare, duke treguar mosbesim në atë që Moza sapo i rrëfeu. Moza kërceu
përpjetë, duke u betuar se kishte qenë vetë Bjordi ai që i kishte thënë se për Adelën kishte ndjenja të sinqerta. Adela, të cilës u duk haptas se iu bë qejfi nga kjo gjë, filloi të ledhatohej. Kosovarja e bukur vazhdoi të thotë se një ditë më parë ajo kishte biseduar me Bjordin dhe ai kishte pasur vetëm fjalë të mira për mikeshën e tij të zemrës, Adela.

Dita 60- Adela dhe Bjordi gjithmone e me afer

Posted on April 8th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 507 Komente »

Adela dhe Bjordi diskutojne…

Posted on April 7th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 332 Komente »

Adela dhe Bjordi flasin se cfare do te ndodh pasi te dalin nga shtepia e Vellait te Madh, per me teper shikoni videon dhe degjoni me kujdes fjalet qe shkembejne.

Adela dhe Bika nuk pranojnë të zhvishen

Posted on April 3rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 478 Komente »

Mund të puthesh në një vend ku mendon se nuk ka kamera, mund të puthesh edhe në oborr, sepse justifikohesh se ke pirë një gotë verë, por nuk mund të dalësh me rroba banje, sepse kjo është kundër moralit tënd. Këtë gjë ka thënë dhe bërë dy net më parë Adela e BB-së, e cila ka pohuar se nuk mund të dalë me rroba banje normale as në plazh, e jo më në shtëpinë e mbuluar nga kamerat. Edhe pse nga Kavaja, që ndodhet buzë detit, Adela ka pranuar se ajo mban për rroba banje pantallona të shkurtra. Pothuajse të njëjtin mentalitet ka pasur edhe Republika, vajza nga Lazarati. Kjo ka sjellë që banorët e shtëpisë të humbasin provën, ndërsa Adela të marrë një ndëshkim personal.
Gjithçka nisi kur BB u kërkoi banorëve që të zhvisheshin me rroba banje, për t’u marrë masat e trupit. Djemtë do t’u merrnin masat vajzave dhe anasjelltas. Dy prej banoreve, Adela dhe Bika, nuk kishin marrë rroba banje me vete dhe menduan se e kaluan lumin, por kjo gjë nuk ndodhi. BB u ofroi atyre nga një palë rroba banje për secilën, por sërish vajzat nuk pranuan. Republika ishte e para që refuzoi të zhvishej. Ajo hyri në dhomën e rrëfimit dhe kërkoi nga BB që të përjashtohej nga prova. “Unë nuk mund të zhvishem në shtëpinë time përpara njerëzve të shtëpisë, e jo më këtu në sy të njerëzve që nuk i njoh”,- tha Bika. E pyetur nëse kishte këtë problem edhe kur shkonte në plazh, ajo është justifikuar duke thënë se, ajo ishte tjetër gjë. Lexo me teper »

E gjithe Kavaja ben tifo per Adelen

Posted on April 2nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 210 Komente »

Bashkëmoshatarët e saj, madje edhe të rinj gjimnazistë, shprehen se sjellja që po tregon Adela në “Big Brother” nuk është lojë, por pjesë e sinqeritetit të saj. Ne e pranojmë deklarimin e saj, kur mendojmë se ballafaqohen dy breza, por njëkohësisht e mbështesim fort. Respektojmë çdo ndjenjë që buron nga një shpirt i pastër, qoftë edhe i lënduar. Ndihemi mirë, tha një gjimnazist, kur na kërkohet mbështetje për të thyer konservatorizmin, apo fanatizmin që vërtet ekziston në një qytet maskilist si Kavaja. Mbështetja jonë konsiston në vlerat e vërteta që kemi si shoqëri dhe këto duhen bërë me prezantime dinjitoze. Kudo që debutojmë kemi lënë gjurmë, mjaft të kujtojmë këngëtaren e madhe të festivaleve Parashqevi Simakun, triumfuesin tek “Ethet” Erti Hizmo dhe tani është radha e Adelajdës në “Big Brother”. Nëpërmjet këtij opinioni
i urojmë Adelës suksese dhe kurajo për sfidat që e presin si konkurruesja më e fortë në këtë “reality”. Bashkë me urimin, ftojmë opinionin e shëndoshë të Kavajës të mbështesin Adelën, për të treguar se pjesa e emancipuar e shoqërisë është më e madhe se ajo pjesë që nuk e do emancipimin.

Big Brother Albania 2 – Surpriza per Adelajden

Posted on March 29th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 194 Komente »

Bika:“Adela nuk e meriton!”

Posted on March 27th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 200 Komente »


27/03/09 14:59
Republika është e mërzitur për debatin me Adelajdën dhe e diskuton me Mimozën. Ajo i thotë:-“Kur unë të them mirëmëngjes dhe ti nuk më thua , a është ofendim?” Sipas Mimozës është ofendim kur nuk i kushton vëmendje dikujt, kur ai të flet. Ajo i thotë që Republika nuk është një person që nxiton. Republika ia kthen:-“Nuk kam më nerva! Është më keq kur të ndodh me një person që mendon që të kupton.” Sipas Republikës ,Adelajda nuk e ka më respektin që ka patur për të në dy javet e para. Ajo thotë që e ka humbur besimin tek ajo, dhe shton:-“Pavarsish e kosideroj shumë shoqe, por mendoj që ajo nuk e meriton!”

Burimi: Top Channel

Adela, Aides -“Ti nuk di ku flet!”

Posted on March 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 381 Komente »


25/03/09 01:48

Aida dhe Adelajda janë vënë sërish përballë njëra-tjetrës. Duke folur për qytetin e Adelajdes, Kavajën, Aida i ka thënë se ajo vet u kishte thënë se vinte nga një qytet ku askush nuk shikonte punën e vet, por të tjetrit, ku të gjithë merrëshin me thashetheme dhe ku paragjykimet ekzistonin. Adelajda i është kthyer duke i thënë se Aida i ishte shprehur dikujt, që më pas ia kishte treguar Adelajdes, se kjo e fundit nuk e donte qytetin e vet. “Ti nuk di ku flet!”- i ka thënë ajo Aidës dhe ka shtuar se ajo kishte dashur, duke keqpërdorur fjalët që Adela kishte thënë për Kavajën, ta nxirrte atë keq, para qytetit të saj. Aida i ka thënë se ashtu si e kishte prezantuar Adela Kavajën, vetëm mendim të keq mund të krijoje. Pas kësaj debati më të dyjave u thellua më tej duke iu rikthyer atij të Adit në lidhje me Mimozën. Aida i ka thënë Adelajdes, se ajo kishte përdorur fjalët e saj, ndërsa Adela kishte shpikur në kurrizin e saj. Kishte qenë pikërisht ajo që, sipas Aidës, i kishte thënë Adit se Aida ka thënë për ty që derisa kishe një të dashur 25 vjeçe, nuk e shihje Mozën si të vogël. Në vazhdim Aida ka thënë se kjo ishte një temë tjetër dhe ata duhet t’i ktheheshin temës fillestare në diskutim: Seksi dhe Qyteti”. Adelajda i ka thnë se ajo nuk as ta nisë, as ta drejtojë. Aida ia ka kthyer që ajo dinte dhe ta niste dhe ta vazhdonte, ndërsa Adela, një temë të tillë, nuk do të kishte patur kurrë kurajo ta hapte. “E si mund të ndodhte ndryshe!” – ka komentuar Adelajda përplasjen e pashmangshme mes të dyjave. “Me injorantë si puna jote, nuk mund të ndodhte ndryshe!” – i është përgjigjur Aida.

Burimi: Top Channel