
Diçka e pabesueshme për vajzën nga Kavaja Adela kthehet në shtëpinë e “Big Brother”. Ajo pyet banorët nëse e kanë parë apo jo dhe ata i përgjigjen se jo. Ajo u tregon se shkoi me makinë deri në një vend, por që ajo nuk mund të shihte asgjë dhe nuk mund t‘i fliste askush. Adela tregon se ai vendi ishte spektakli “E Diell” dhe Adi Krasta e kishte pritur. Me emocione thotë se fillimisht nuk kishte parë asgjë se dritat ishin të fikura, por më pas u ndezën dhe pa një publik që u ngrit në këmbë për të dhe e përshëndetën. Adela tregon se atje i kishin dhënë një këngë për të kënduar. “M‘u duk vetja si në ëndërr dhe mendova më pas që vetëm të bëja qejf”, thotë Adela. Më pas ajo kishte bërë një prezantim dhe në fund ishte përshëndetur me të gjithë. Ajo tregon se Adi i kishte thënë një shprehje shumë domethënëse: “Kur të dalësh, nëse familja jote nuk do të të presë, do të vij unë e do të bëhem familja jote”. Banorët komentojnë shprehjen e Krastës, Adi mendon se shoqëria civile e mbështet Adelën.
Banorët fillojnë të diskutojnë për shprehjen që Adi Krasta i kishte thënë Adelës. Sori thotë se nëse ai do t‘ia kishte thënë atij, ai do t‘i ishte kundërpërgjigjur se familja e pret, çfarëdo që të ketë bërë. Arjoni mendon se kjo shprehje të lë të kuptosh se Adela ka bërë diçka të gabuar dhe se familja e saj mund ta ketë gjykuar për këtë. Edhe Adi e mendon afërsisht kështu. Ai shprehet se çfarëdo që të përmbante ai mesazh, tek Adela tani do të lërë shumë mbresa dhe ajo mund të ndryshojë sjelljen. Juna mendon se ato fjalë ishin thjesht për t‘i dhënë asaj zemër për të ecur
përpara duke mos pasur asnjë qëllim tjetër. Adi thotë se jashtë ka dy vlerësime: i pari i shoqërisë civile të emancipuar që përfaqësohet nga Adi Krasta dhe i dyti mentaliteti i vjetër që përfaqësohet nga familja e Adelës. Adi mendon se shoqëria civile e ka pranuar Adelën.
E shqetësuar për prindërit Adela duket e menduar për prindërit dhe se si perceptohet sjellja e saj tek ata dhe të afërmit e saj. Lexo me teper »
Afrimiteti i krijuar mes saj dhe Bjordit si të duket?
Të them të drejtën nuk e kam parë fare. Ajo ka jetën e saj tashmë, mua nuk më intereson më.
Po të pyes ngaqë ti e ke këshilluar para se të hynte në BB të bënte kujdes?
Po e vërtetë, e këshillova për hir të pesë viteve që kishim kaluar bashkë, që të mos krijonte afrimitet me djemtë brenda të sillej ajo që është, dhe më tha se “s’bëhet fjalë fare”… por ja që po e bën.
Mendon se po sillet keq me Bjordin?
Ajo ashtu ka tipin, s’ke ç’t’i bësh.
Si e shpreh dashurinë ajo?
Adela nuk shpreh asnjëherë dashuri. Mendoj se s’e shpreh taman, pasi e ka si për ofendim të tregojë se të do.
Po thua që Adela e ka vështirë të dojë dikë?
Po, mendoj që do vetëm veten.
Shprehja që nuk duron dot tek ajo?
“Kjo jam unë!” dhe ”Kështu di të flas unë…”.

Arjoni dëgjon Adelën edhe Bjordin që zihen si zakonisht për gjëra pa rëndësi dhe fillon t’i komentojë. Ai shprehet se kur ata të dy fillojnë të sillen në këtë mënyrë, e stresojnë shumë. Ai thotë për Adelën se është zyshe, vajzë pa emancipime, ëmbëlsirë për të gjithë e ndërkohë zihet me Bjordin për nominimin dhe fillon ta imitojë atë. Aida thotë se e stresojnë kur fillojnë të zihen kur hanë drekën. Arjoni vazhdon me imitime dhe komentime dhe thotë për Bjordin se nuk ka lezet që sillet ashtu, pasi duhet të sillet si i rritur e jo gjithë kohën me lojra si fëmijë. Ai shton se Bjordi e mban veten për njeri të zgjuar e me shumë mend po kur vjen puna, bën si fëmijë gjithë ditën. “Edhe pret që ajo t’i jepet”- thotë Arjoni. Sori e këshillon që ai të mos flasë për ta. Ai i thotë se Bjordi vërtetë ka shumë mend, ndaj nuk duhet që asnjë të haet me të. Arjoni ia kthen se Bjordi ka vërtetë shumë fuqi, por nuk po di ta përdorë në mënyrën e duhur.
Burimi: Top Channel

13/03/09 15:17
Bjordi është mërzitur me Adelajdën pasi ajo e kishte lënë vetëm dhe kishte qëndruar me Dritanin. Adelajda i thotë që ai mund të rrinte me to, por ai i thotë që preferonte t`i linte vetëm pasi mendonte që mund të kishin ndonjë bisedë bashkë.
Adelajda është e shqetësuar për të shtunën dhe këtë gjë ja shpreh Bjordit. Ajo i thotë që ka frikë që mund të dalë por më shumë e shqetëson fakti se nuk e di se cfarë e pret jashtë. Bjordi i thotë:-“ Të presin vetëm gjëra të bukura !” Adelajda i thotë që ai nuk i merr asnjëherë gjërat serozisht.Ai i thotë:-“Nuk do dalësh ti se mërzitem unë pastaj, dhe njerëzit nuk më lënë mua të mërzitem.”
Edhe kete jave sondazhi yne ishte shume preciz me parashikimet e fansave te Big Brother Albania. Agoni u largua. Djaloshi 27 vjecar nga Prishtina sonte ne mbremje la shtepine e Big Brother Albania 2. Agoni do te mbahet mend per ciltersine e tij dhe per shprehjen hapur te ndjenjave. Qe ne ditet e para cooleri nga Kosova nuk kishte mohuar te shprehte simpatine e tij per Zhuljeten, por ajo qe cuditi me shume fansat ishte surpriza qe ai i beri Adelajdes. Nje nder xhestet me te bukra qe nje mashkull mund te bej nje femre, petale trendafilash…c’mund te themi tjeter, tamam cooler!!!