Mimoza mendon ti prezantoj motres Arjonin
Posted on April 18th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 171 Komente »

Të shtrirë në krevat Aida, Moza, Arjoni dhe Anjeza, djali duke u ndjerë si pasha, u kujtua për ditët e para të qëndrimit në shtëpi kur ai iu afrua Mozës. Madje djaloshi simpatik vlonjat, me të qeshur kujtoi faktin apo më mirë të themi premtimin që dikur Moza i pati bërë atij. Në ditët e para kur hynë në “Big Brother”, Moza duke dashur ta largojë me kujdes vëmendjen e djalit, i pati premtuar atij se do t’i prezantonte motrat e veta që sipas saj ishin shumë të bukura. Tani që kanë kaluar shumë javë pas këtij premtimi, Arjoni me të qeshur ia kujtoi episodin Mozës, duke i thënë se ai e kishte kuptuar që atëherë se ajo kishte dashur ta largonte nga vetja.
Burimi: Gazeta Shqip
Arjoni: Nuk e di a do ta ruaj miqesine
Posted on April 12th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 292 Komente »
Arjoni tregoi mendimin e tij, se pas përfundimit të kësaj loje, ai nuk kishte bindje nëse do të mbetej vërtet mik me banorët e shtëpisë. “Një kafe do ta pija me qejf me Sorin e Tanin, por nuk di nëse do të mund t’i konsideroj miq të vërtetë”, u shpreh Arjoni. Ai më pas tha se do të shohë edhe deklaratat e banorëve për të në dhomën e rrëfimit dhe atëherë do të krijojë idenë se cili ka qenë me
të vërtetë një mik real aty brenda. Djali i preferuar nga vajzat për bukurinë e tij, nuk hasi vështirësi
të tregohet mosbesues në lidhje me banorët me të cilët është duke luajtur, pasi natyra e lojës është e tillë që nuk mund të besohet deri në fund te tjetri. Në këtë bisedë, Adela tregoi se kur të mësojë që disa nga banorët të cilët ajo i konsideron të afërt do të kenë folur keq për të, mendon se do të
trishtohet shumë dhe do ta kapë atë person për t’u sqaruar.
Arjoni dhe Anjeza puthen
Posted on April 11th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 214 Komente »
Arjoni dhe Anjeza nuk kanë fjetur bashkë si zakonisht. Pasi ngrihet, Arjoni shkon afër Anjezës. Ata qëndrojnë bashkë në krevat duke përkëdhelur njeri-tjetrin gjatë gjithë kohës. Në një moment, Arjoni e puth Anjezën në buzë. Ata vazhdojnë të qëndrojnë ende shtrirë dhe më pas puthen sërish.
Burimi: Top-Channel
Adela dhe Bika nuk pranojnë të zhvishen
Posted on April 3rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 478 Komente »
Mund të puthesh në një vend ku mendon se nuk ka kamera, mund të puthesh edhe në oborr, sepse justifikohesh se ke pirë një gotë verë, por nuk mund të dalësh me rroba banje, sepse kjo është kundër moralit tënd. Këtë gjë ka thënë dhe bërë dy net më parë Adela e BB-së, e cila ka pohuar se nuk mund të dalë me rroba banje normale as në plazh, e jo më në shtëpinë e mbuluar nga kamerat. Edhe pse nga Kavaja, që ndodhet buzë detit, Adela ka pranuar se ajo mban për rroba banje pantallona të shkurtra. Pothuajse të njëjtin mentalitet ka pasur edhe Republika, vajza nga Lazarati. Kjo ka sjellë që banorët e shtëpisë të humbasin provën, ndërsa Adela të marrë një ndëshkim personal.
Gjithçka nisi kur BB u kërkoi banorëve që të zhvisheshin me rroba banje, për t’u marrë masat e trupit. Djemtë do t’u merrnin masat vajzave dhe anasjelltas. Dy prej banoreve, Adela dhe Bika, nuk kishin marrë rroba banje me vete dhe menduan se e kaluan lumin, por kjo gjë nuk ndodhi. BB u ofroi atyre nga një palë rroba banje për secilën, por sërish vajzat nuk pranuan. Republika ishte e para që refuzoi të zhvishej. Ajo hyri në dhomën e rrëfimit dhe kërkoi nga BB që të përjashtohej nga prova. “Unë nuk mund të zhvishem në shtëpinë time përpara njerëzve të shtëpisë, e jo më këtu në sy të njerëzve që nuk i njoh”,- tha Bika. E pyetur nëse kishte këtë problem edhe kur shkonte në plazh, ajo është justifikuar duke thënë se, ajo ishte tjetër gjë. Lexo me teper »
Arjoni: “Më acarojnë të dy”
Posted on April 3rd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 109 Komente »
Arjoni dëgjon Adelën edhe Bjordin që zihen si zakonisht për gjëra pa rëndësi dhe fillon t’i komentojë. Ai shprehet se kur ata të dy fillojnë të sillen në këtë mënyrë, e stresojnë shumë. Ai thotë për Adelën se është zyshe, vajzë pa emancipime, ëmbëlsirë për të gjithë e ndërkohë zihet me Bjordin për nominimin dhe fillon ta imitojë atë. Aida thotë se e stresojnë kur fillojnë të zihen kur hanë drekën. Arjoni vazhdon me imitime dhe komentime dhe thotë për Bjordin se nuk ka lezet që sillet ashtu, pasi duhet të sillet si i rritur e jo gjithë kohën me lojra si fëmijë. Ai shton se Bjordi e mban veten për njeri të zgjuar e me shumë mend po kur vjen puna, bën si fëmijë gjithë ditën. “Edhe pret që ajo t’i jepet”- thotë Arjoni. Sori e këshillon që ai të mos flasë për ta. Ai i thotë se Bjordi vërtetë ka shumë mend, ndaj nuk duhet që asnjë të haet me të. Arjoni ia kthen se Bjordi ka vërtetë shumë fuqi, por nuk po di ta përdorë në mënyrën e duhur.
Burimi: Top Channel
Mesida: Arjoni ka shpirt te bukur
Posted on March 29th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 109 Komente »
Është e qetë dhe të krijohet përshtypja se ta bësh të nervozohet, është një mision i pamundur. E megjithatë nuk duket se ka patur një jetë të lehtë. Mesida Lleshi, vajza brune e cila la shtëpinë e “Big Brother” një javë më parë, është një nga bashkëbisedueset më komode që fati mund të ta rastisë ta kesh përballë. Rrëfimet e saj mbi anët e errëta, të dhimbshme, apo edhe për momentet e bukura të jetës, përveç se shoqërohen herë me buzëqeshje e herë me pak trishtim, gjithsesi vijnë të qeta dhe pa keqardhje. Nuk është mërzitur që ka lënë shtëpinë më të famshme në Shqipëri, por tregon se e ka marrë malli për të gjithë banorët sapo ka dalë që andej. Ndërkohë jashtë e presin miqtë dhe disa kushërinj të cilët së bashku, janë familja e saj sa herë ajo vjen në Tiranë.
MARRËDHËNIET ME BANORËT DHE SHOQËRIA ME ZHULJETËN
Nëse ne ju themi se tani që ka dalë jashtë shtëpisë Mesida po shoqërohet me Zhuljetën, ju a do ta besoni? Duket absurde por është e vërtetë. Vetë Mesida tregon se ndjehet mirë në shoqërinë e Zhuljetës dhe po e frekuentojnë njëra tjetrën me shumë kënaqësi, duke zbuluar se mes tyre ekziston një marrëdhënie shumë e mirë mikeshash. “Ju nuk mund ta imagjinoni se sa tip fantastik është Zhuljeta. Ajo është një vajzë e dashur dhe ke kënaqësi të bisedosh me të”. Kështu thotë Mesida ndërkohë që kur e pyesim se si ka mundësi që këto cilësi nuk i reflektoi dot brenda shtëpisë ajo thotë: “Kur je në lojë, ndodh që edhe të tjetërsohesh. Mjafton një gjë e vogël që të ta prishë humorin dhe një gjë po kaq e vogël që të të lumturojë. Zhuljeta ka një marrëdhënie shumë speciale me të vëllain, Romeon, dhe fakti që asaj nuk i bënë as edhe një surprizë që t’i mundësonte një komunikim të vogël me të, e demoralizoi. Mendoj se Zhuljeta ishte e vetmja në atë shtëpi që nuk i bënë asnjë surpizë. Tani kam mundur të zbuloj Zhuljetën e vërtetë dhe më pëlqen shumë”.
ARJONI SHOK APO…?
Sapo ka dalë nga shtëpia e “Big Brother”, Mesida ka takuar të parët prindërit e Arjonit. Ka patur kuriozitet
t’i njohë pasi në rrëfimet e Arjonit ata paraqiteshin si prindër model. Dhe nuk është zhgënjyer. “Kam ndenjur rreth katër orë duke biseduar me prindërit e Arjonit dhe jam kënaqur. Ata ishin njerëz të mrekullueshëm. Kjo spjegon edhe arsyen pse Arjoni është i tillë. Ai djalë ka jo vetëm një pamje të bukur por edhe një shpirt po aq të bukur. Është një nga djemtë më të mirë dhe të kompletuar që kam takuar ndonjëherë” – tregon Mesida. Po si mund të vazhdojë lidhja mes Mesidës dhe Arjonit kur ky i fundit të jetë jashtë? “Mendoj se mund të jemi vetëm shokë pasi si të tillë u pozicionuam që në fillim. Ne mendojmë njëlloj në këtë aspekt, nëse nuk kemi një tërheqje që në fillim, asgjë nuk mund të ndryshojë me kalimin
e kohës, por di që do ta kem shumë shok” – thotë ajo. Lexo me teper »
Fansat tifo për çiftin Mimoza – Arjon
Posted on March 28th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 787 Komente »
Të gjihë ata që ndjekin “Big Brother” janë të mendimit se mbase ka ardhur momenti të shohim më shumë spektakël. Këtë javë që Mimoza është në nominim, kuptoi se duhet të japë shumë më tepër brenda asaj shtëpie nga ç’kishte bërë deri tani. Të jesh e bukur dhe të refuzosh meshkujt, mesa duket nuk mjafton. Mimoza e cila që në fillim tregoi që jo vetëm nuk e pëlqen Arjonin por disa herë edhe e ka nominuar me pretekstin se “ai do të dijë shumë rreth jetës time”. Këtë javë Mimoza jo vetëm që nuk ka shfaqur shenja refuzimi dhe antipatie ndaj Arjonit, por ka qëndruar në lojën e tij. Arjoni ka thënë se me Mozën do fejohej menjëherë pasi e pëlqen. Mesa duket Arjoni nuk dëshiron që Mimoza të dalë, madje edhe vetë ai ka thënë se këtë javë duhet të dalë Lirita, dhe me zgjuarsinë e tij po mundohet që Mimon ta ingranojë në lojë, me një fjalë po e ndihmon. Lexo me teper »
Flet motra e Ajonit: Mes Arjonit dhe Zhuljetes nuk ka asnje histori
Posted on March 12th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 231 Komente »
Si janë marrëdhëniet e tua me Arjonin?
Marrëdhëniet e mia me Arjonin janë shumë të ngushta. Jemi si motër e vëlla, ashtu edhe shokë shumë të mirë. Gjithashtu edhe shoqërinë e kemi të përbashkët. I besojmë shumë njëri-tjetrit dhe flasim edhe për problemet tona që mund të kemi.
Mund të më flasësh rreth marrëdhënieve që kanë vajzat me Arjonin?
Arjoni ka pasur dhe ka goxha sukses me vajzat, d.m.th përveç faktit që është bukurosh, ai është edhe shumë i sjellshëm me femrat. Është i shkathët dhe arrin t’i bëjë për vete. Gjithashtu mundohet të bëjë maksimumin për të qenë sa më korrekt në një lidhje.
Si janë njohur me Roselën (ish e dashura e Arjonit në Itali)?
Arjoni me Roselën janë njohur në një moshë shumë të re,kur Arjoni ka qenë rreth 14 vjeç. Marrëdhëniet e tyre u konsoliduan më tepër kur Arjoni ishte rreth 18 vjeç. Ata janë njohur në atelienë tonë që kishim në
Itali dhe të them të drejtën, më tepër ka qenë një dëshirë e mamasë, ose një shtysë e saj që Arjoni të dilte me Roselën, sepse i dukej vajzë e sjellshme dhe e këndshme. Por vitin e fundit, marrëdhëniet mes Arjonit dhe Roselës u ftohën ndjeshëm dhe më tepër shkak për këtë ka qenë edhe puna e Roselës, sepse punon në një qendër estetike dhe kohët e fundit ajo kishte pak kohë për të dalë, madje edhe telefonatat mes tyre u rralluan shumë. Gjithsesi Rosela ishte në Tiranë për herë të fundit në tetor gjatë audicionit për hyrjen e Arjonit në “Big Brother”. Ata faktikisht janë ndarë, madje edhe Arjoni ia ka shprehur një gjë të tillë Roselës, dhe nëse ai do të pranohej në shtëpinë e “Big Brother”, lidhja e tyre konsiderohej e përfunduar, sepse atje brenda ai edhe mund të dashurohej me ndonjë vajzë tjetër. Megjithatë, ata i mbajnë raportet e mira me njëri-tjetrin, në mënyrë shoqërore. Arjoni dashurinë e madhe për mendimin tim e ka provuar gjatë nëntorit, kur ai u njoh me një vajzë shqiptare, sërish në atelienë tonë, por kësaj radhe në Tiranë. Arjoni në këtë lidhje të tij të re duket me të vërtetë shumë i përfshirë emocionalisht, duke pritur çdo telefonatë që mund t’i vinte edhe në orët e vona të natës. Emrin e vajzës nuk mund ta bëjmë publik, për arsye të disa ndërlikimeve që mund t’i sjellim edhe asaj në jetën personale, sepse ajo është person shumë i njohur dhe shumë publik. Por Arjoni i ka dedikuar pikërisht kësaj vajze edhe tatuazhin që mban poshtë
qafës, ku janë të pikturuara dy germa. Pikërisht ky tatuazh do të thotë shumë për Arjonin. Lexo me teper »
Zhuljeta thote hapur Arjonit…
Posted on March 11th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 159 Komente »
Që njëri nga të dy konkurrentët është tashmë i humbur pas tjetrit, kjo nuk do shumë për t’u kuptuar. Por nëse jemi mësuar që të jenë djemtë ata që shprehin haptas dashurinëvajzave, këtë radhë, “Big Brother 2” po bën revolucion, sepse të gjithë kemi parë Zhuljetën të marrosur pas Arjonit. Përveç faktit se ajo nuk i ndahet asnjë hap djalit bukurosh, nuk kanë munguar rastet që këtë simpati ta shfaqë edhe gjatë bisedave, pavarësisht se ka zgjedhur ta fshehë pasionin, me emrin shoqëri. Kush ka qenë i vëmendshëm, nuk i ka shpëtuar një batutë e Zhuljetës, që gjatë bisedës së mbrëmjes të së martës së shkuar, rreth orës 22:35, i ka shprehur haptas Arjonit tërheqjen që ka për të. Kur djaloshi vlonjat po i thoshte Zhuljetës se ajo thotë që di të gatuajë, por nuk ka gatuar kurrë, që di të debatojë, por nuk ka folur kurrë, që di të kërcejë por që ai nuk e ka parë kurrë ta bëjë një gjë të tillë, më pas e ka ngacmuar pak më shumë. Ai i ka deklaruar se Zhuljeta shpesh thotë, se e bën atë gjënë (duke aluduar në marrëdhëniet intime) por nuk e ka bërë kurrë atë veprim. Në këtë pikë, vajza i është kthyer me fjalët “Po, jam gati ta bëj, por ti nuk dëshiron”.
Burimi: Suplementi Big Brother










