Eleminimi i Pavlinit

Posted on March 8th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 160 Komente »

Ndoshta Pavlini?

Posted on March 6th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 166 Komente »

Tashme sondazhi yne eshte bere nder me te besueshmit ne internet, edhe kesaj here votat e fansave tregojne se banori me pak i preferuar per fansat e Big Brother Albania 2 eshte Pavlini, djaloshi nga Thethi. Ky i fundit eshte votuar me shume se dy banoret e tjere Arjoni dhe Aida. Pavlini qendron ne krye te klasfikimit si banori me pak i pelqyer nga shikuesit me 50% . Duke ju referuar gjithmone sondazhit tone Arjoni qendron ne vendin e dyte me 31% te votave totale, ndersa Aida eshte banorja qe rrezikon me pak te dal nga shtepia e vellait te madhe kete fundjave me 19% te votave totale.

Big Brother Albania 2 – Dita 25

Posted on March 5th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 50 Komente »

Pjesa e pare

Lexo me teper »

Big Brother Albania 2 :Ditet 12, 13, 14

Posted on February 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 47 Komente »

Dita 12 pjesa e pare

Lexo me teper »

Adelajda sjell fortunen !!!

Posted on February 21st, 2009 in Big Brother Albania 2 | 131 Komente »

adelajda3

E ëma e Gonit ikën nga turpi në Itali, prindërit e Adelajdës mbyllen në shtëpi.

KAVAJE- Ishte ora 21:00 dhe prindërit e Adelajdës kishin rënë për të fjetur. Normalisht në mentalitetin e qytetit shumë pranë Durrësit, trokitja në këtë orë ndihet e vonuar, edhe për familjen Xhamani. Aq më tepër tani, kur ndiejnë në palcë se qyteti i përfolur për patriarkalizëm, po i përndjek. Derën e hapi i ati i Adelajdës, ndërsa e ëma, Sanija ia behu pas të shoqit kur dëgjoi se ishim gazetarë. “Qenke e bukur dhe Adelajda ju ngjan ju”, iu drejtova si për ta ndalur vrullin e saj gati për të na plasur derën në fytyrë. “Grazie!”, falënderoi italisht dhe menjëherë zbuti tonin e zërit. Derën nuk e hapën plotësisht, ndërsa pas tyre fshihej djali i tyre i vetëm, rreth 12 vjeç, fëmija i tretë pas vajzës së madhe të martuar, dhe Adelajdës 22 vjeçe.

Për mëse një javë vajzën e tyre simpatike pohuan se e ndjekin rregullisht në kanalet “Digitalb” të “Top Channel”, dhe pothuaj nuk dalin nga shtëpia. “Ju lutem mos shkruani gjë për familjen tonë, pasi futja e Adelajdës në “Big Brother” na ka kushtuar rëndë”, tha e ëma. Derën me bojë të bardhë nuk e hapën plotësisht, duke shpjeguar se ishte një hyrje shumë e vogël, në këtë lagje me pallate kryesisht të vjetra dhe e kishin pak problem. Natyrisht që edhe ne e vumë re këtë banesë, që më shumë se e thjeshtë dukej e varfër, sidomos pasi kishim parë si fillim vilën e madhe dhe luksoze të Agron Ljushkës, ish të fejuarit të saj. Sepse në fakt u nisëm për të takuar Gonin, 26-vjeçarin nga Kavaja, i cili edhe pse arriti të komunikojë me Adelajdën të shtunën e kaluar gjatë spektaklit në “Top Channel”, që përkoi me ditën e Shën Valentinit, sërish nuk heq dorë nga vendimi i tij për divorc. Këtu erdhëm pasi kishim kaluar nga një cep i qytetit në tjetrin brenda pak minutave, atje ku jetonte familja e njohur Lushkja, në vilën e madhe me dritat ndezur, në krahun e djathtë të së cilës mezi dallohej një tabelë “Autoshkolla Lushkja”, dhe dy numra telefoni më poshtë. Ndaluam disa herë nëpër qytet derisa arritëm te lagjja “Sharrë” pranë Stacionit të Trenit, një nga lagjet e vjetra të Kavajës. I pari person, që takuam në rrugët ku binte shumë shi ishte një burrë rreth 65 vjeç, i cili nuk pranoi të na e tregonte emrin, por që sa i përmendëm Gonin, nënqeshi.
“E njoh atë djalë, pasi kam punuar me babain e tij. Janë familje shumë e mirë dhe ajo që u ka ndodhur është shumë e rëndë”. Përse e rëndë, kaq gabim të madh paska bërë Adelajda, jemi në vitin 2009 apo jo?! “Eh, turp! Ka gabuar rëndë, ka turpëruar atë familje dhe Kavajën. Ne jemi besimtarë, lutemi në xhami dhe për ne kjo që ajo bëri, duke hyrë në një emision të tillë, është veprim i vajzave të përdala”. Na tregoi rrugën për ku mund të gjenim vilën e Gonit, një nga pronat e familjes së kamur Lushkja, dhe na këshilloi më mirë të mos shkonim, se do t’i shqetësonim se boll të shqetësuar ishin. Ngaqë ishte errësirë, pyetëm një tjetër burrë 45 vjeç, i cili po fuste me nxitim arkat me fruta e perime, brenda dyqanit të tij. Burri me pantallona mbi kyçin e këmbës, me mjekër të bardhë na tregoi se ishim pikërisht në rrugën e shtëpisë së Gonit.

“Sot nuk e kam parë, por diqë është djalë i mirë. Unë nuk mund të jap gjykim për veprimin e ish të fejuarës së tij, por ne jemi besimtarë dhe unë si baba i katër vajzave kurrë nuk do kisha lejuar ndonjërën prej tyre të merrte pjesë në “Big Brother”. Dimë që Goni bashkë me të atin Azemin, janë jashtë Kavaje, ndërsa e ëma e tij, Zamira nuk e ka përballuar dot zhurmën e krijuar në qytet dhe nga turpi ka vendosur të largohet për ca kohë në Itali.

GONI SËMURET, MERR RAPORT NË PUNË
Është e vërtetuar që provincat të përndjekin e natyrisht edhe Gonin. Pasi trokitëm në portën e madhe prej hekuri dhe askush s’u përgjigj shkuam në Zjarrfikësen e qytetit, ku Goni punon si shofer. Sipas informacioneve që kishim marrë,
Goni kishte turnin 24 orë 08:00 e ditës së mërkurë me 08:00 mëngjesit të së enjtes. Por sipas bisedës me shefin e Zjarrëfikësve, ai kishte njoftuar se ishte sëmurë dhe nuk vinte dot në punë. Ne kaluam rreth orës 22:00, pasi atë natë duhet të ishte në punë.

“Nuk ka ardhur sot dhe nuk dimë kur kthehet, pasi na ka njoftuar se është i sëmurë”, tha njëri nga kolegët e tij. Disa djem bashkëmoshatarë të tij dhe që e njihnin shumë mirë, na pohuan se thashethemet në Kavajë për ndarjen e çiftit kishin filluar më herët. Thuhej se edhe pse dy të rinjtë kishin rënë në dashuri, dhe ishin prej 5 vitesh bashkë, kishin filluar mosmarrëveshjet për shkak se Agroni djali ezmer, pinte alkool, dhe luante bixhoz. Mamaja e Adelajdës: “I plotësuam dëshirën vajzës, por ne dhe Zoti e dimë sa po vuajmë “ “Të jesh nga Kavaja dhe të hysh në “Big Brother” është njësoj si të shkelje Kanunin e Lekë Dukagjinit në kohën e vet”, tha mami i Adelajdës shumë e shqetësuar. “ Nedo flasim vetëm kur të dalë Adelajda nga shtëpia. Përsa i përket Agronit, “kur të dalë ajo nga “Big Brother” do vendosinvetë për jetën e tyre”.

Di të them vetëm se Kavaja është një qytet fanatik. Ne vërtet i plotësuam vajzës një dëshirë që kishte, por tani ne dhe Zoti e dimë se sa po e vuajmë pasojat. Nuk dalim dot në rrugë, se na tregojnë njerëzit me gisht, opinioni po na vret”, shtoi i ati. “Jemi një familje, që kurrë nuk jemi përfolur për asgjë, jetojmë në këtë shtëpi të vogël një dhomë e kuzhinë dhe jemi në punën tonë. Por Kavaja është një qytet fanatik e Adelajda ka thyer një tabu”. Babai i Gonit:”Im bir është keq, verdiktin për Adelajdën e merr vetëm ai” Por shumë i acaruar ka qenë babai i Agronit, i cili pyetjes sonë në telefon se jemi këtu para shtëpisë suaj dhe nëse mund të dilni të na takoni iu përgjigj i acaruar: “Shkoni andej nga keni ardhur, dhe na lini të qetë. Agroni ka një baba dhe vetëm kur ta lejoj unë do flasë. E keni shqetësuar shumë me këto telefonata, djali nuk është mirë, lëreni të qetë. Nuk jemi në shtëpi, sot ndodhemi në Fier. Ne kemi 3-4 vila dhe shtëpinë e Kavajës e kemi vetëm si hotel”.

Domethënë nuk keni punë me Adelaidën? “Adelaida bëri atë që bëri, ne s’kemi punë me të, megjithatë verdiktin përfundimtar do e japë vetëm djali”, tha Azemi. Dhe në fakt shumë menduan se ky ishte një truk i Adelajdës dhe Agronit, për të lënë impakt në publik. Por nëse ata do vazhdojnë të jenë çift, këtë do ta tregojë koha përderisa Agroni nuk pranon të flasë. Deri tani për banorët e Kavajës, që ndërtesat më të shenjta të qytetit kanë tre xhamitë ku falen,
Adelajda ka bërë mëkat, ka shkuar kundër rrymës, ka ikur nga burri. Ndërkohë pohimi i Adelajdës brenda në “Big Brother”, se nuk e hante mishin e derrit si të gjithë besimtarët myslimanë, nuk dihet nëse do i ngrejë apo do i ulë pikë në sytë e publikut.

Burimi: Panorama Plus

La te dashuren per te hyre ne Big Brother Albania 2 !

Posted on February 21st, 2009 in Big Brother Albania 2 | 210 Komente »

Shpesh ngjajnë pohime të pabesueshme dhe në fakt nuk jemi të pritur t’i besojmë me të vërtetë të gjitha. Kjo pasi kësaj here në ndryshim nga edicioni i parë i “Big Brother”, banorët kanë kuptuar se si funksionon loja dhe cilat janë mënyrat më të mira për të tërhequr vëmedjen. Prandaj dhe strategjitë që ata kanë përdorur dhe historitë personale që kanë treguar, janë jo pak intriguese, ndërkohë që nuk dihet se sa të vërteta mund të jenë ato. Ndërkohë Arjon Muça, njëri nga djemtë më të bukur të këtij programi, ka qenë mjaft i rezervuar në rrëfimet e tij për detaje nga jeta private dhe në prezantim është mjaftuar, duke thënë se ka pasur një histori të gjatë, e cila tashmë ka mbaruar. Por ai nuk ka dashur ta bëjë publik një tjetër fakt, duke menduar se e gjitha kjo është një problem, që i takon atij dhe vetëm atij. Ndërkohë, ne mundëm të komunikojmë me Bertin, njërin nga miqtë e tij më të ngushtë me të cilin janë frekuentuar shumë gjatë qëndrimit të Arjonit në Itali. Ja çfarë na ka treguar ai.

Si shok i Arjonit çfarë mund të na thuash diçka më shumë nga ajo që ne arrijmë të shohim nga televizori?
Arjoni është një tip shumë i gjallë, me energji të papara, koshient për vlerat që ka por edhe me këmbë në tokë. Shoh se deri tani ai po mundohet ta mbajë gjallë shtëpinë, duke qenë i kudondodhur dhe duke folur për shumë tema. Por mendoj se kjo nuk mund të mbetet ekskluzivitet i Arjonit, duhet të jenë të gjithë aktiv si ai.
A ka akoma ai për të dhënë në atë shtëpi?
Nga jeta që bëhet në atë shtëpi dhe natyrisht nga prezenca e telekamerave, ai është i kushtëzuar, pasi aty
të gjithë janë të paparashikueshëm dhe sado i shkathët të jesh, e ke të pamundur të parashikosh se çfarë do të ndodhë. Duhet të jesh me të vërtetë shumë i zoti për të ruajtur ekuilibrat.

Dhe Arjoni është i tillë?
Ai është tip shumë i zjarrtë, por zjarri i Arjonit nuk dëmton, ai i njeh mirë edhe ekuilibrat.

Po në lidhje me femrat si të duket?
Mendoj se duhet të lidhet me Mimozën pasi kështu spektakli do të jetë i garantuar. Duke qenë mik i tij, e kam parë edhe në marrëdhënie me femrat. Ai gjithmonë thotë se gjëja më e bukur që na ka dhënë Zoti është femra. Edhe pse i ri, ka mjaft eksperienca dhe vetëm nëse hyn në një lidhje, do të arrijë ta nxjerrë
këtë anë të tij kaq të veçantë. Arjoni është tip që të bën të biesh në dashuri, nuk mund të ndodhë ndryshe, pasi ka të gjitha cilësitë e duhura për ta bërë një femër të dashurohet çmendurisht pas tij.
Ka thënë në prezantim se ka ndër mend një strategji.

Ju si mendoni cila është kjo strategji?
Nuk e di, natyra e tij sportive sikur bie ndesh me strategjitë, madje them se po filloi të bëjë klane, do të humbasë pasi ai është shumë transparent si natyrë dhe do i duhet të devijojë shumë.

Cilat tipe femrash i pëlqejnë Arjonit?
Atij i pëlqejnë shumë brunet, siç është Adelajda, kavajsja. Ndërsa Mimoza ngjan shumë me ish të fejuarën e Arjonit, me Roselën….

Pse ka qenë i fejuar Arjoni?

Upss!Më duket nxorra ndonjë sekret? Lexo me teper »