Mardhënia e Adës me banorët
Posted on March 17th, 2010 in Banoret | 18 Komente »

Olta, Ada dhe Kika janë në kopësht duke marrë rreze dielli. Ada afrohet tek Kika dhe e pyet nëse i kanë mbetur ende cigare apo i ka mbaruar të gjitha dhe ai përgjigjet që ka akoma. Ada shprehet që ka dëgjuar se Valoni dhe Jetmiri i kanë mbaruar të gjitha cigaret. Olta përgjigjet që ata i kanë mbaaruar shuë shpejt dhe kjo gjë nuk shkon. Kika thotë se Valoni e ka zakon që t’ia shpërndajë cigaret e tij të tjerëve dhe në këtë formë i mbarojnë shumë shpejt. Më pas Kika dhe Ada afrohen pranë njëri-tjetrit dhe ai i thotë se Ada po i duket shumë e qetë në shtëpi dhe ajo i përgjigjet që kjo është natyra e saj. Kika shprehet se atij i duket sikur ajo ka gjetur njëfarë rehatie, ndërkohë që ai pret më tepër nga ajo. Ajo përgjigjet se është aktive sa herë që organizohet ndonjë lojë, hapet një diskutim apo duhen bërë punë shtëpie. Kika shprehet se në momentin që ka parë klipin e saj prezantues ka menduar që ajo do t’a ndezë situatën brenda shtëpisë. Ajo përgjigjet që është munduar që mënyra se si ka vepruar në situata të ndryshme, të tregojë mënyrën se si logjikon. Kika e pyet nëse atë e ka penguar diçka tek dikush, a ka shkuar t’ia thotë? Ajo përgjigjet që problemi është që deri tani nuk e ka penguar asgjë dhe nuk po i vjen rasti që ajo të shprehë të gjitha anët e karakterit të saj. Ajo i tregon se me Mirin nuk ka debatuar, por thjesht e ka lënë atë të shprehet. Kika thotë se ai ka pretenduar që Ada të bënte një lojë më aktive ndoshta siç e bërë Enxhi dhe Ada përgjigjet që lojën e Enxhit ajo nuk mund t’a bëjë. Kika shprehet se ajo mund të bëjë më shumë, por në të vërtetë është përshtatur me ambjentin që ka gjetur kur mund të jetë më impulsive. Ada përgjigjet që ajo nuk mund të bëjë impulsiven kur nuk është prekur akoma nga dikush apo diçka. Kika shprehet se i duket se situatat negative janë shmangur disi në shtëpi vetëm nga fakti që ata kanë filluar të flasin me njëri-tjetrin. Ada thotë se ka patur diçka me Bertinën mbrëmë që nuk i ka pëlqyer dhe do t’ia thotë sapo ajo të zgjohet. Kika pohon se Erioni me Bertinën kanë rënë në pasivitet pasi kanë gjetur mbështetje tëk njëri-tjetri. Ada shton që Seldit ia ka shprehur që i jep bezdi kur ai flet kot dhe Kikës i thotë që ai nuk është gjithë kohën me të që t’a dijë a ia ka thënë të tjerëve në sy atë që mendon apo jo. Kika e pyet se çfarë e bezdis Adën tek ai dhe ajo i përgjigjet fakti që është shumë insistues dhe ai e ka akuzuar në një farë mënyrë që ajo ka marrë anën e keqe të Valonit ndërkohë që ajo ka dashur të shikojë anën pozitive. Ai përgjigjet që nuk ka dashur të akuzojë askënd, por donte të thoshte që nuk duhet të dalin në përfundime të shpejtuara pa i njohur mirë personat. Ajo thotë se Valoni nuk i ka treguar asgjë asaj dhe Kika shprehet se Valoni është impulsiv, i thotë gjërat siç i mendon dhe është origjinal. Ai thotë se Ada duhet të ketë parasysh dhe moshën e vogël të Valonit, pasi ka dhe të tjerë që kanë moshë më të madhe dhe kanë logjikuar me një pjekuri dhe më të vogël se Valoni. Kika shprehet se për lojën që ka bërë Jetmiri me Enxhin ku ka qënë dhe Rezi e përfshirë, atij i ka ardhur shumë keq për Adën që ra pre e tyre pasi e dinte raportin që ajo kishte me Rezin.Në kuadër të kësaj, Ada shprehet se është shumë e ndjeshme sado agresive që ngjan, po ashtu dhe e sinqertë. Ajo më pas tregon se me Erioni ndjehet shumë mirë kur bisedon dhe i vjen keq që ai duket sikur i largohet dhe kjo e bën të mendojë që Bertina mund të infuencojë tek ai. Ada tregon se ka dashur të flasë me Bertinën dhe ta pyesë për jetën e saj jashtë, por Bertina ka dashur t’i largohet bisedës.
Ish banoret: Si na duken keta te rinjte
Posted on February 28th, 2010 in Banoret, Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Lajme dhe Thashetheme | 29 Komente »
Flasin ish-banorët: Përplasje mendimesh; “përzgjedhje perfekt… surpriza të befasishme… erën e pleqërisë që po vjen aty… Seldi, “Bjordi” i shtëpisë… Lidhja është strategjia më evidente dhe e lehtë për të tërhequr vëmendjen e publikut” “Ata e kanë kaluar një herë këtë eksperiencë dhe tani flasin lirshëm. Dukur kanë qenë vetë pjesë e lojës dhe nën vëzhgimin e kamerave për 4 muaj me radhë…, ndërsa tani shohin me kuriozitet lojtarët e radhës. Ish-banorët e edicionit të parë dhe të dytë të “Big Brother Albania” kanë dhënë për Sh2-in opinionet e tyre për Big Brother 3. Të pyetur se si i duket ky edicion, si e shohin përzgjedhjen e banorëve, kushtet e shtëpisë, apo për ndonjë surprizë apo lidhje të mundshme mes lojtarëve, secili është shprehur hapur për atë që ka parë deri më tani. Eksperienca bën të vetën dhe ish-banorët arrijnë t’i kuptojnë “hilet”, apo objektivat që çdo kush nga ata që është futur në atë shtëpi i ka vënë vetes. Strategjitë janë të qarta po kjo vlen për tu parë në ditët në vazhdim. Në përgjithësi vlerësohet përzgjedhja e banorëve dhe askush nuk e vë në dyshim që do të ketë shumë surpriza”.
Elton Tozaj
“Normalisht është ende herët për të dhënë mendime, por duke pasur parasysh se që në fillim i shoh shumë aktivë mendoj se përzgjedhja këtë vit është cilësore. Megjithëse me thënë të drejtën me pëlqejnë më shumë miqtë dhe mikeshat e mia të BB2. Duke filluar që nga shtëpia dhe deri te hyrjet e reja, besoj se surprizat këtë vit do të jenë të mëdha, duke pasur parasysh që edhe organizatorët këtë vit do të sjellin diçka ndryshe nga vitet e kaluara. Lidhje do ketë…është më se normale dhe besoj se do të ndodhin shumë shpejt. Mendoj se çifti i parë që do të lidhet, do jetë ai që do të ketë më shumë vëmendjen e të gjithëve, por mendoj se shumë shpejt aty brenda do të hyjë ndonjë personazh që do të bëjë më shumë zhurmë se çdo njeri tjetër”. Lexo me teper »
Banoret marrin rreze dielli buze pishines
Posted on April 6th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 108 Komente »
Kërkon të fitojë me çdo kusht
Posted on March 12th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 90 Komente »
Që është një njeri me dëshirën e madhe të protagonizmit edhe në situatat më banale, kjo nuk ka dashur shumë të kuptohet mbi karakterin e Qetsorit. Në orët e vona të qëndrimit në verandën e shtëpisë së “Big Brother 2”, Qetsori, me nota të forta nervozizmi, i është qarë Pavlinit mbi nivelin e konkurrentëve. Banori 33-vjeçar nga Dukati i shikon banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother 2” si shumë pasivë dhe të qullët. Ai është i mendimit se ata nuk duhet të rrinë të tërhequr, por me patjetër duhet të marrin pjesë në lojë. Qetsori pretendon se banorët nuk mund të kenë mënyrën e tyre të lojës, por njëlloj si ai, duhet të debatojnë kohë e pa kohë dhe të jenë aktivë. Konkurrenti që për dy javë ishte kryefamiljari i shtëpisë më
të përgjuar në Shqipëri, u shpreh se pjesa më e madhe e banorëve e kanë mendjen të mbushin barkun
me bukë dhe, nga ana tjetër, hiqen sikur të jenë rritur në Paris. Në këtë moment shfryrjeje, Qetsori nuk e fshehu faktin se inatin e kishte sidomos me Bjodrin, që sipas tij, nëse publiku do ta nxirrte fitues, ai vetë do të “hidhej nga kalaja”. Lexo me teper »
Fansat kritikojnë Arbanën
Posted on March 4th, 2009 in Arbana Osmani | 483 Komente »
Ajo është një prezantuese shumë e zonja dhe kjo nuk diskutohet. Natyrisht në eksperiencën e saj të dytë si prezantuese e “Big Brother” ndjehet akoma më e sigurtë dhe e familjarizuar me këtë format, por megjithatë sipas fansave ajo ka bërë një gabim dhe ky gabim nuk ka lidhje me prezantimin, por me veshjen e saj. Fansat thonë se zgjedhjet që ka bërë Arbana kësaj here nuk kanë qenë të goditura. Veshjet me xixa nuk i përshtaten jo vetëm moshës saj të re, por as karakterit të programit. Madje ata janë kuriozë ta dinë se kush mund t’ia ketë sugjeruar atë stil veshjeje ndërkohë qe vjet ishte shumë më mirë në look. Të shohim nëse kjo vërejtje e tyre do të merret parasysh nga Arbana.
Burimi: Panorama Plus
Big Brother Albania 2 : Dita 10
Posted on February 17th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 52 Komente »
Cmenden Banoret…festojne hyrjen duke kercyer
Posted on February 9th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 28 Komente »
Vetem 2 dite u deshen per banoret e Vellait te Madh 2 per te kuptuar qe jane 14 persona te lindur me kemishe. Enderra e tyre tashme eshte bere realitet. Ata jane konkurentet zyrtare te Big Brother Albania 2. Per te shfryre emocionin e grumbulluar gjithe keto dite para hyrjes ne shtepi, banoret kane kercyr mbremjen e djeshme gjate gjithe nates, duke festuar hyrjen e tyre ne muret e shtepise me te vezhguar ne Shqiperi. Midis kercimesh te cmenduara, bisedimesh te gjata, qyfyresh etj. banoret kane mbyllur dhe naten e dyte ne Big Brother Albania 2.



