Posted on March 10th, 2010 in Uncategorized | 76 Komente »

Erioni dhe Bertina ngacmojnë njeri-tjetrin. Erioni shkon ta puthë, ndërsa ajo nuk dëshiron që ai ta ngacmojë. Ai insiston dhe Bertina shprehet se kur dëshiron ai, nuk do ajo dhe e kundërta dhe shton se janë shumë të cuditshëm si cift. Duke u ngacmuar, Bertina i thotë se ai i lë të kuptojë se ndjen pak, ndërsa Erioni ia kthen se pavarësisht se cfarë i lë të kuptojë, ajo duhet të mendojë gjithnjë më të bukurën e më shumë se aq sa i transmeton ai. “Me sytë e tu ti shiko vetëm pozitiven edhe pse në dukje është negative”- shprehet Erioni, ndërsa ajo ia kthen se sytë e saj shohin shumë gjëra dhe kjo e pengon që të veprojë ashtu si i thotë ai, madje, ato që sheh e bëjnë që të dyshojë. “Mos dysho më, por shijo momentin!”- e këshillon ai. Të dy të rinjtë vazhdojnë të ngacmohen për ndjenjat që kanë.
Posted on March 10th, 2010 in Uncategorized | 8 Komente »

Erioni dhe Bertina qëndrojnë të dy pranë njeri-tjetrit të përqafuar. Ata dëgjojnë këngët në sfond dhe i komentojnë ato. Erioni i kërkon asaj që t’i përkthejë disa prej tyre, pikërisht ato që i këndojnë dashurisë. Bertina, ndërsa këndon, i përkthen këngët Erionit. Ai i kërkon Bertinës që të shkruajë te dora e saj gërmat E dhe B, ndërsa ajo mendon se më mirë do ishte që secili të shkruante gërmën e tjetrit. Të njëjtën gjë bëjnë edhe Jetmiri me Rezartën ku është Jetmiri ai që i përkthen vargjet e këngëve Rezartës. Të dy ciftet i shprehin dashurinë njeri-tjetrit nëpërmjet dedikimit të këngëve.
Një bisedë e vecantë për të gjithë banorët është ajo për provën e javës. Ata herë pas here komentojnë se si do të zhvillohet ajo dhe duken tepër entuziastë kur flasin për të. Ata shprehen se mezi po presin deri sa ta fillojnë atë dhe përvec se bisedojnë, ata edhe përpiqen që të provojnë pozicione të ndryshme të qëndrimit të trupit gjatë patinazhit si dhe bisedojnë për veshjet që duhet të përdorin atje.
Ndërsa bisedojnë, banorët e mbledhur në dhomën e ndenjjes dëgjojnë e kërcejnë me muzikën e vendosur për ta. Ndër të tjera ata dëgjojnë edhe këngën e preferuar të Enxhit dhe Bertina thotë me zë të lartë se e përshëndet atë. Klodi e dëgjon dhe thotë se ajo po tregohet shumë false sepse kur Enxhi ishte brenda, ajo jo vetëm që nuk iu afrua, por me disa të tjerë, e shndërruan figurën e saj në një “gogol”. Bertina nuk reagon fare.
Posted on March 5th, 2010 in Uncategorized | 42 Komente »

Miri dhe Enxhi diskutojnë për të përbashkëtat që kanë në karakter. Miri shprehet se sa vjen edhe më shumë mbetet i befasuar nga karakteri i saj dhe shpesh pyet veten nëse ajo është e vërtetë apo jo. “Nuk besoja se ekzistonte një njeri si ty në jetë”- thotë ai duke shtuar se e kishte ëndërruar një tip si ajo. Ai thotë se ajo nuk e njeh aspak, por Enxhi ia kthen se me aq sa e njeh, i mjafton për të thënë se i pëlqen. Miri tregon se tre personat që i pëlqejnë në shtëpi janë ajo, Valoni dhe Rezarta, të tre banorë të rinj. Për Valonin ai thotë se i ka transmetuar gjithnjë pozitivitet, madje të tre në formën e tyre. Për Rezin thotë se e ka besuar gjithnjë verbërisht pavarësisht sjelljeve pozitive apo negative të tija. Miri shprehet se nëse del të shtunën, vetëm këta të tre do i mungojnë më shumë dhe shpreson që ata ta ruajnë miqësinë edhe jashtë.
Mir flet me Enxhin për tipin e tij dhe karakterin rebel që ka. Ai thotë se nëse është i bindur se ka të drejtë, e mbron atë me cdo kusht.
Ata zhvillojnë biseda edhe për banorët e tjerë dhe Miri tregon për marrëdhënien e tij me Erionin. Ai thotë se ishte ai shtysa që Erioni dhe Bertina të lidheshin dhe këtë gjë e ka bërë me qëllimine mirë pasi Bertina i duket një vajzë shumë e mirë. Por, sipas tij, Erioni nuk po sillet korrekt me të dhe kjo vjen nga karakteri i tij i paqëndrueshëm. Miri tregon se Erioni i ka thënë se ka patur shumë eksperienca në jetë, por nga veprimet, del se nuk di të sillet mirë me vajzat. “Zoti i ka dhënë bukurinë e ai atë shfrytëzon”- shprehet Miri për të dhe shton se me vajzat ai nuk di të ketë respekt. Për veten, Miri shprehet se kurrë nuk do i mungonte në respekt një vajze, sidomos nëse do ishte e lidhur me dikë tjetër. Ai tregon se gjithnjë është shkëputur nga vajzat e shtëpisë kur ato janë lidhur e merr si shembull Domenikën që kur u lidh me Seldin, ai nuk po e ngacmonte më atë. Miri mendon se Erioni është ndjerë në garë me të në këtë lojë e tregon disa argumeta lidhur me këtë gjë.

Panorama PLUS Gjatë rrëfimit të saj për veten para banorëve të tjerë të “Big Brother 3” u përlot. Pohoi se kishte kaluar një jetë me shumë vështirësi dhe sakrifica, pasi kishte humbur të atin që në moshën 9 vjeçare. Por cila ka qenë jeta që 25 vjeçarja Bertina Mehmeti ka bërë para se të hynte në shtëpinë e famshme “BB3”, si njihej në Delvinë, dhe çfarë ka ndryshuar në karakterin e saj pesë vite më parë, kur nisi studimet në Tiranë për Inxhinieri Mjedisi? Në fakt është e vështirë t’i gjesh shoqe Bertinës, pasi ajo nuk ka qenë aspak tipi i brishtë dhe që kishte miqësi me vajza. Shumë bashkëmoshtare të saj që kishin pesë vite pa e parë janë çuditur më këtë shndërrim të Bertinës, me veshje disi më femërore dhe me flokë të gjata. Kaçurrelat e saj nuk kanë ekzistuar më parë, tregon një mike e saj, pasi ajo është njohur për tip i shkathët që shoqërohej kryesisht me djem, që vishej shumë sportive, dhe që i mbante flokët ekstremisht të shkurtra. Dhe ajo që ruan është natyra e saj prej çuni dhe shoqëria vetëm me djem. Madje e njihnin shumë në Delvinë pasionin e saj për sportet, kryesisht për basketbollin sepse Bertina ishtë e vetmja vajzë e dy skuadrave me djem, që luante basketboll në Delvinë kur ishte në gjimnaz. Nuk shfaqte delikatesë, brishtësi vetëm një natyrë të ftohtë, dhe karakter të mbyllur. Madje shumë mendonin se bukuria e saj nuk binte në sy për faktin se sillej shumë si djemtë. Por më shumë se kaq ajo është dalluar për tipin e saj të prerë, që ka një strategji në kokë për t’ia dalë. Gjithsesi në shtëpi ajo ka hyrë me filozofinë se i pëlqen rreziku, dhe se zakonisht u shkon gjërave deri në fund.Jeta si konviktore vetëm me pensionin e të atitMikesha të saj kanë pohuar se Bertina, frazën që përdori brenda shtëpisë se ka kaluar një jetë plot sakrifica, ndoshta e kishte disi më të zbutur nga realiteti që ajo ka provuar vërtet. Nëse dikush nga banorët ka hyrë për aventurë, për famë, apo se e kishte një ëndërr, Bertina ka hyrë vetëm për 10 milionët e këtij “reality show” me të cilat, nëse i fiton do të përmirësojë jetën e saj dhe të familjes në Delvinë, që përbëhet nga vëllai më i madh se ajo, dhe e ëma pensioniste. Bertina ka dhe dy motra më të mëdha, të cilat jetojnë në Greqi. Lexo me teper »

Dy banoret kane qendruar ne dhome duke biseduar me njeri-tjetrin per nje kohe relativisht te gjate. Ata kane kaluar nga nje teme ne nje tjeter. Si fillim kane folur per banoret e tjere por nuk kane ndaluar shume ne kete teme. Erjoni e ka pyetur Bertinen se si e kalon kohen kur eshte jashte, dhe ajo i ka treguar per rrjedhen e veprimeve gjate dites. Ajo thote “shkoj ne pune, pastaj kthehem ne shtepi gatuaj e me pas dal me shoqet”. Ai e pyet per vendet qe frekuenton dhe flasin per baret e Tiranes.Debati zhvendoset ne karakteret e tyre, Erjoni thote qe per te dhene opinione eshte i fundit ndersa per debate eshte i pari. Bertina thote qe ajo perdor gjithmone arsyen dhe ai i thote qe ajo vepron sikur po merret me matematiken dhe ajo i thote qe kjo nuk ka ndonje te keqe. Me pas flasin per veshjen, Erjoni i thote qe femrat vishen ne menyre te tille per te rene ne sy, ndersa ajo i thote qe nuk eshte e vertete pasi cdo njeri vishet si te ndjehet rehat. Se fundmi flasin dhe per shkollen, Bertina thote qe ka deshire te beje nje master ne degen e saj dhe nje ne lidhje me politiken, dhe pse nuk eshte shume oratore.