Anjeza, “look-u” prej kameleoni i banores më të re në “Big Brother”

Posted on March 31st, 2009 in Big Brother Albania 2 | 306 Komente »

Është e fundit që ka hyrë në shtëpinë e famshme “Big Brother” dhe rrëfimin për veten e ka bërë pak a shumë kështu. Dita e Anjezës 20 vjeçare fillon me vajtjen në shkollë në orën 08:00. Pasi mbaron mësimin shkon në parukerinë “Frida” në rrugën “Bardhyl”, punë të cilën e lë rreth orës 10:00 të mbrëmjes. Nëse pyet mikeshat e saj më të afërta, tregojnë se pasioni për parukerinë i Anjezës është një “marrëzi” e vërtetë, kur bëhet fjalë për të eksperimentuar me “look”-un e saj. I pëlqen të ndryshojë pambarimisht. Kur pozoi për një konkurs vajzash në revistën “Trendy”, ishte shumë e vogël dhe flokët i kishte thjesht të shkurtra, në ngjyrën natyrale kaf. Por që nga ajo kohë Anjezën nuk mund ta shohësh dy javë njësoj. Nga
pesë vite, fillimisht kurs dhe pastaj punë në këtë parukeri, ajo mund të ketë ndryshuar dhjetëra modele, gjatësi, apo ngjyra flokësh, nga e verdha, kafja, e kuqja, e zeza, e deri tek fijet lejla. Me baluke, pa baluke, kaçurrela apo të shtrira, ajo pothuaj i ka provuar të gjitha modelet që i shkojnë. E nisi kursin e parukerisë që në moshën 15 vjeçare, dhe që atëherë punon çdo ditë në turnin e pasdites në këtë sallon, ku modelojnë flokët shumë vajza të njohura të ekranit. Nuk dihet se si do shkëputet Anjeza, nga pasioni për parukerinë, sepse vazhdon studimet e larta në vitin e dytë në degën e Juridikut, në një nga universitetet private në Tiranë, pasi ka mbaruar shkollën e mesme për gjuhë të huaj. E çfarë tipi ka qenë Anjeza jashtë shtëpisë?
“Tip i thjeshtë, e shoqërueshme me të gjithë, dhe po ashtu lajkatare”, thonë shoqet e saj. Mbase për natyrën në dukje të butë, të afërmit e morën pak me frikë hyrjen e saj në “Big Brother”, nëse mund ta përballojë dot ose jo lojën mes banorëve të tjerë, që tashmë kanë krijuar dhe grupimet mes tyre. Por
mikeshat tregojnë se Anjeza është aq tip i urtë, sa të mos durojë kapriçot e banorëve të tjerë, pasi kur e shikon që dikush e tepron me të ajo është e aftë të mbrohet. Përsa i përket argëtimit njihet si vajza që i pëlqen të bëjë jetë nate. Lexo me teper »

Big Brother Albania 2 – Surpriza per Adelajden

Posted on March 29th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 194 Komente »

Fansat tifo për çiftin Mimoza – Arjon

Posted on March 28th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 784 Komente »

Të gjihë ata që ndjekin “Big Brother” janë të mendimit se mbase ka ardhur momenti të shohim më shumë spektakël. Këtë javë që Mimoza është në nominim, kuptoi se duhet të japë shumë më tepër brenda asaj shtëpie nga ç’kishte bërë deri tani. Të jesh e bukur dhe të refuzosh meshkujt, mesa duket nuk mjafton. Mimoza e cila që në fillim tregoi që jo vetëm nuk e pëlqen Arjonin por disa herë edhe e ka nominuar me pretekstin se “ai do të dijë shumë rreth jetës time”. Këtë javë Mimoza jo vetëm që nuk ka shfaqur shenja refuzimi dhe antipatie ndaj Arjonit, por ka qëndruar në lojën e tij. Arjoni ka thënë se me Mozën do fejohej menjëherë pasi e pëlqen. Mesa duket Arjoni nuk dëshiron që Mimoza të dalë, madje edhe vetë ai ka thënë se këtë javë duhet të dalë Lirita, dhe me zgjuarsinë e tij po mundohet që Mimon ta ingranojë në lojë, me një fjalë po e ndihmon. Lexo me teper »

Flet motra e Mimozës, ajo që shkoi për të marrë pjesë në “Big Brother”, por stafi zgjodhi të motrën

Posted on March 16th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 822 Komente »

Janë pesë motra, Leonita, Njomza, Mimoza, Ardita dhe Fitorja. Njëra më e b

ukur se tjetra, ëndrra e çdo djali kur i shikon. Janë dhe shumë mike të mira për arsye të afërsisë me moshën. Moza është motra e tretë ndërkohë që Fitorja është më e vogla, 17 vjeçe dhe cilësohet si motra më e bukur. Janë të kënaqura që Mimoza është bërë pjesë e këtij programi por edhe krenare për mënyrën sesi ajo po sillet me banorët e tjerë. Por familja Krasniqi ka pësuar një shok të vërtetë kur ka mësuar nga programi që njëra nga vajzat e tyre qenka lidhur me një djalë dhe ata nuk dinin asgjë, pra bëhet fjalë për Polin. Por përsëri ndjehen mirë pasi besojnë tek zgjedhja e vajzës së tyre. Në këtë intervistë flet motra e dytë e Mozës, Njomëza, ajo që në fakt kishte shkuar për të marrë pjesë në “Big Brother” por stafi preferoi Mozën.

Si ju duket motra juaj në këto 5 javë qëndrim brenda shtëpisë së “Big Brother”?
Motra ime ka qenë vetvetja gjatë gjithë këtyre javëve. Ajo është munduar të japë maksimumin e saj, është shoqëruar mjaft me banorët, ka bërë një afrimitet të mirë me ta, kështu që mendoj se po ecën shumë mirë.

Ajo tregon se ju jeni një familje fanatike, me disa norma të forta, por veshja e saj flet ndryshe. A ka pasur ajo pengesa nga familja dhe a është paragjykuar nga ambienti?
Ajo s’ka thënë që kam familje fanatike, ajo ka cekur se rrjedh nga një familje me moral dhe karakter të fortë. Ndërsa veshja e saj është me plot stil dhe normale. Sa për paragjykime mendoj se s’ka pasur as nga familja dhe as nga shoqëria. Lexo me teper »

Big Brother Albania 2 – Dita 33

Posted on March 13th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 48 Komente »

Kërkon të fitojë me çdo kusht

Posted on March 12th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 90 Komente »

Që është një njeri me dëshirën e madhe të protagonizmit edhe në situatat më banale, kjo nuk ka dashur shumë të kuptohet mbi karakterin e Qetsorit. Në orët e vona të qëndrimit në verandën e shtëpisë së “Big Brother 2”, Qetsori, me nota të forta nervozizmi, i është qarë Pavlinit mbi nivelin e konkurrentëve. Banori 33-vjeçar nga Dukati i shikon banorët e tjerë të shtëpisë së “Big Brother 2” si shumë pasivë dhe të qullët. Ai është i mendimit se ata nuk duhet të rrinë të tërhequr, por me patjetër duhet të marrin pjesë në lojë. Qetsori pretendon se banorët nuk mund të kenë mënyrën e tyre të lojës, por njëlloj si ai, duhet të debatojnë kohë e pa kohë dhe të jenë aktivë. Konkurrenti që për dy javë ishte kryefamiljari i shtëpisë më
të përgjuar në Shqipëri, u shpreh se pjesa më e madhe e banorëve e kanë mendjen të mbushin barkun
me bukë dhe, nga ana tjetër, hiqen sikur të jenë rritur në Paris. Në këtë moment shfryrjeje, Qetsori nuk e fshehu faktin se inatin e kishte sidomos me Bjodrin, që sipas tij, nëse publiku do ta nxirrte fitues, ai vetë do të “hidhej nga kalaja”. Lexo me teper »

Zhuljeta thote hapur Arjonit…

Posted on March 11th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 158 Komente »

Që njëri nga të dy konkurrentët është tashmë i humbur pas tjetrit, kjo nuk do shumë për t’u kuptuar. Por nëse jemi mësuar që të jenë djemtë ata që shprehin haptas dashurinëvajzave, këtë radhë, “Big Brother 2” po bën revolucion, sepse të gjithë kemi parë Zhuljetën të marrosur pas Arjonit. Përveç faktit se ajo nuk i ndahet asnjë hap djalit bukurosh, nuk kanë munguar rastet që këtë simpati ta shfaqë edhe gjatë bisedave, pavarësisht se ka zgjedhur ta fshehë pasionin, me emrin shoqëri. Kush ka qenë i vëmendshëm, nuk i ka shpëtuar një batutë e Zhuljetës, që gjatë bisedës së mbrëmjes të së martës së shkuar, rreth orës 22:35, i ka shprehur haptas Arjonit tërheqjen që ka për të. Kur djaloshi vlonjat po i thoshte Zhuljetës se ajo thotë që di të gatuajë, por nuk ka gatuar kurrë, që di të debatojë, por nuk ka folur kurrë, që di të kërcejë por që ai nuk e ka parë kurrë ta bëjë një gjë të tillë, më pas e ka ngacmuar pak më shumë. Ai i ka deklaruar se Zhuljeta shpesh thotë, se e bën atë gjënë (duke aluduar në marrëdhëniet intime) por nuk e ka bërë kurrë atë veprim. Në këtë pikë, vajza i është kthyer me fjalët “Po, jam gati ta bëj, por ti nuk dëshiron”.

Burimi: Suplementi Big Brother

Big Brother Albania 2 – Dita 25

Posted on March 5th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 50 Komente »

Pjesa e pare

Lexo me teper »

Fansat kritikojnë Arbanën

Posted on March 4th, 2009 in Arbana Osmani | 478 Komente »

Ajo është një prezantuese shumë e zonja dhe kjo nuk diskutohet. Natyrisht në eksperiencën e saj të dytë si prezantuese e “Big Brother” ndjehet akoma më e sigurtë dhe e familjarizuar me këtë format, por megjithatë sipas fansave ajo ka bërë një gabim dhe ky gabim nuk ka lidhje me prezantimin, por me veshjen e saj. Fansat thonë se zgjedhjet që ka bërë Arbana kësaj here nuk kanë qenë të goditura. Veshjet me xixa nuk i përshtaten jo vetëm moshës saj të re, por as karakterit të programit. Madje ata janë kuriozë ta dinë se kush mund t’ia ketë sugjeruar atë stil veshjeje ndërkohë qe vjet ishte shumë më mirë në look. Të shohim nëse kjo vërejtje e tyre do të merret parasysh nga Arbana.

Burimi: Panorama Plus

Preferoj më tepër Aidën, nuk e duroj dot Pavlinin

Posted on March 4th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 68 Komente »

Padyshim që do të ishte njëri prej ndjekësve kryesorë të programit “Big Brother” pasi sivjet ka mundësi të jetë
spektator, ndërkohë që vjet ishte aktor i këtij reallity show Natyrisht kur je i pari, ke favorin sepse të takon të zbulosh misterin, gjithçka është e re për pjesëmarrësit por edhe për publikun që të ndjek. Por Visi ndjek me kujdes gjithçka që banorët bëjnë, pasi kërkon të depërtojë në natyrat e tyre, në lojën që bëjnë, dhe pse jo, si një tifoz i këtij formati që e bëri të njohur, të bëjë një ndarje preferenciale. Ja çfarë mendon ai:

Pavlini: Më duket tipi më antipatik brenda asaj shtëpie, për faktin se përpiqet të jetë në qendër të veëmendjes në çdo moment dhe për çdo gjë. Madje edhe aty ku nuk ka lidhje fare, ai do të tregojë se di gjithçka, duke u bërë imponues për banorët e tjerë. Nuk më pëlqen që banorët i pyet vetëm për jetën intime, ose më saktë ai interesohet vetëm për aspektet seksuale. Duket sikur i intereson vetëm kjo. Mos vallë ka defiçenca seksuale? Nuk më pëlqen edhe një fakt tjetër, kur thotë se lekët do i përdorja për bamirësi. Ky është thjesht një manipulim për publikun. Me një fjalë nuk më duket një përfaqësues i denjë i Shkodrës.

Qetësori: Më duket kopje e Çimit por pak më i rafinuar, pasi qëndron hera herës më i tërhequr në debate.

Dritani: Më duket se nuk po jep asgjë interesante në atë shtëpi.

Adi: Tip me komponentët e duhur për lojën.

Arjoni: Inteligjent, ngacmues, shoqëror. I duhet shtëpisë. Lexo me teper »