Shikoni Live Big Brother Albania 3 24 ore ne 24

Posted on January 29th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 22 Komente »

Ndiqni Big Brother Albania 3 Live 24 ore ne 24 duke klikuar tek ky link :Big Brother Albania 3 Live ose duke klikuar ne zerin e dyte te menuse (ne krye te faqes) Shiko Live.

Shiko Big Brother Albania live edhe ne www.WelcomeAlbania.com

Seldi dhe Pamela luajne me banoret, apo eshte dashuri e vertete?

Posted on January 28th, 2010 in Big Brother Albania 3, Pamela BBA 3 (Eleminuar), Seldi BBA 3 | 27 Komente »

seldi-pamela

Seldi dhe Pamela këmë gjetur momentin dhe janë ulur të dy bashkë në oborr për të biseduar. Ata kanë folur se cfarë reagimi po përcjellin tek të tjërët dhe se duhet të afrohen dhe më shumë qe ta bejnë lidhjen e tyre me të besueshme. Pamela thotë që banorët kërkojnë prova dhe prandaj është më e vështirë që ta besojnë lidhjen e tyre. Seldi i kërkon asaj që kur të jëtë ajo me Domenikën te hapë bisedën për lidhjen me Seldin dhe në këtë mënyrë ato do të kënë mundësi te shprehen. Ajo i thotë që ai duhet ta lërë më të lirë se jo nuk është fëmijë dhe nuk ka nevojë për shumë rekomandime. Me pas ka ardhur Eduardi dhe ata e kanë ndërprërë bisedën.

Big Brother Albania 3 – Pamela

Posted on January 26th, 2010 in Big Brother Albania 3, Pamela BBA 3 (Eleminuar) | 31 Komente »

Big Brother Albania 3 – Dita 2

Posted on January 25th, 2010 in Banoret, Big Brother Albania 3 | 14 Komente »

Aleancë për shaka

Posted on January 25th, 2010 in Erioni BBA 3, Jetmiri BBA 3, Pamela BBA 3 (Eleminuar) | 23 Komente »

Gjatë gjithë pasdites, Erjoni dhe Jetmiri, përpiqen që me bisedat e tyre të sjellin pak humor ne shtëpi. Në qendër të këtyre bisedave dhe ngacmimeve eshte Pamela. Ajo nuk ndjehet fare e bezdisur nga këto ngacmime, por ne darkë ku banorët janë mbledhur të gjithë ne dhomën e gjumit, ajo e diskuton sërish këtë ceshtje me Erjonin pas nje batute të ketij te fundit. Pamela i ben te ditur se ndonjehere i pelqen te rrije e heshtur, nese nuk ka se cfare te thotë e te njëjtën gjë duhet te bëjë edhe ai. Biseda zhvillohet ne sensin e shakase. Jetmiri, si per t’i dhene nje spunto te metejshme bisedes, i thotë Erjonit se fjalet e Pamelës ishin tepër të renda, por ndjehet mirë që të pakten emri i tij nuk u përmend nga ajo. Ai siguron Pamelën se batutat e tyre janë vecse për shaka e aspak nuk ka krijuar një aleancë me Erjonin për t’iu kundërvënë asaj. Jetmiri e përkufizon situatën e krijuar mes Erjonit dhe Pamelës si “të zemëruar” dhe kërkon që ata të pajtohen. Erjoni, për të vazhduar ende shakanë e nisur, shprehet se nuk do të pajtohet nëse ajo nuk i kërkon të falur duke e puthur në faqe. Ai i afrohet, por Pamela ia kthen se ai duhet ta bindë fillimisht se ka bërë faj e kështu ta meritojë të puthurën. Të gjithë banorët qeshin me situatën e krijuar e vazhdojnë të ngacmojnë njeri-tjetrin.

Burimi: Top-Channel.tv

Nene e bije ne Big Brother

Posted on January 24th, 2010 in Domenika BBA 3, Valentina BBA 3 (Eleminuar) | 24 Komente »

Vellai i Madh surprizon te gjithe me perzgjedhjen e konkurentit te radhes.

Ajo eshte Valentina 50-vjecare e cila perkundrejt moshes se saj, ne shpirt ndjehet e re. Ajo tregon se po hyn ne shtepine e Big Brother per te provuar e shijuar emocione te forta.

Nderkohe qe Valentina hyn ne shtepine e Big Brother, per Domeniken rezervohet nje tjeter surprize: nje zarf ku ndodhet nje bilete avioni per te udhetuar per ne Dubai. Kjo bilete eshte pjese e nje sfide ndermjet Domenikes e nenes se saj, nese ajo do te arrinte te hynte ne shtepi.

Domenika sheh nje video-mesazh ne te cilen nena e saj i tregon se sfida e tyre eshte ende e hapur, pasi edhe ajo do te jete banore e kesaj shtepie. “Udhetimin do ta fitoje ajo qe del e fundit nga loja”- shprehet nena e saj.

Surprizat nuk perfundojne me kaq sepse Domenika shkon ne dhomen e rrefimit ku aty ndodhet nena e saj, banorja e re Valentina, e cila do te garoje si gjithe konkurentet e tjere per cmimin prej 10 milione lekesh te reja.

Burimi: Top-Channel

Big Brother Albania, starton edicioni i trete

Posted on January 24th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 18 Komente »

Jane 12, personazhet e pare te edicionit te trete te “Big Brother Albania”. Mbremjen e se shtunes startoi plot emocione dhe supriza ‘reality show’ i famshem ne ekranin e Top Channel.

Te ardhur nga zona te ndryshme, banoret u prezantuan njeri pas tjetrit, duke treguar me ane te profileve nje pjese nga jeta dhe aktiviteti i tyre i perditshem.

Mes konkurenteve kishte vajza dhe djem te rinj, por edhe pjesemarres disi me te rritur.Binte ne sy prania e Valentines, 50-vjecare, e cila tha se kishte hyre ne kete gare per te perjetuar nje eksperience te re dhe te ndryshme.

Ajo cka e bente edhe me te vecante kete zonje eshte fakti se ajo konkuron bashke me vajzen e saj, e cila nuk kishte aspak dijeni per kerkesen e pranimin e se emes ne audicion.

Te gjithe personazhet e tjere jane individe potenciale per te dhuruar plot supriza qe do t’i ndjekim dite pas dite ne Top Channel, si dhe ne kanalet e posacme te DigitAlb, BB1 e BB2 qe do te vezhgojne konkurentet 24 ore ne 24.

E per te gjithe ju qe nuk kemi mundesi te ndiqni permbledhjet ditore apo te qendroni gjate para ekranit, ne ju mundesojme informacion e video nga jeta e banoreve brenda shtepise se Big Brother, ne adresen tone te internetit.