Albulena dhe Anila jane shtrire ne krevat ne dhomen e gjumit dhe fillojne te bejne thashetheme. Albulena flet per Klaudjan dhe thote se akoma nuk ka shkembyer dy fjale me te sepse kjo e fundit e ka marre inat per shkak te simpatise qe ka per Erionin. Me pas ato flasin per Gentianen. Albulena thote se ajo i percon fjalet nga njeri tek tjetri ndersa Anila shprehet se nuk i ka besuar asnjehere Gentes per ti treguar ndonje gje me rendesi.
Albulena i kujton Aniles se ia dhene fjalen qe do te beje dicka ne lidhje me Ermalin dhe eshte duke menduar per planin ndersa Anila e keshillon qe te mos perfshihet ne shume gjera sepse mund te rrezikoje. Te shtunen isha ne rrezik duhet te bej dicka shprehet Albulena. Ajo tregon per biseden qe ka bere me Erionin dhe per nje fare pakti qe ata kane lidhur me njeri-tjetrin. Ajo tregon se i ka thene Erionit qe te marre cfare vendimi te doje dhe ajo do ta kuptoje nga reagimi i tij. Albulena tregon se Erioni eshte i merzitur per shkak te problemeve qe ka dhe kete ia dallon qe ne fytyre. Lexo me teper »
Fakti që Françeska ka fjetur pranë shtratit të Ermalit kanë bërë që mardhenia e tyre të komentohet nga pjesa tjetër e konkurentëve.
Liami u thotë konkurentëve të tjerë se Ermali po afrohet me vajzën e re Françeskën. Ai thotë se e dinte që Françeska do të ndikonte te Ermali dhe prandaj donte që ajo të hynte në shtëpi. Liam thotë se Ermali deri dje, ishte shumë indiferent ndaj vajzave të shtëpisë, ndërsa sot po afrohet shumë me Françeskën. Klaudja ndërhyn dhe i thotë se në këtë rast nuk është Ermali që e ka gabim, por Liami pasi edhe nëse ndodh diçka mes Françeskës dhe Ermalit, nuk ka asgjë të keqe.
Gjatë një diskutimi Graciano dukej se po e ngacmonte me pyetje tendencioze Françeskën. Këtë gjë e thotë Gentja e cila më pas bën thashetheme me Gracianon për Françeskën dhe Ermalin. Genta i thotë Gracianos se i duket sikur ai tallet me ironi me Françeskën. “Jo nuk tallem, thjesht po e njoh” i përgjigjet Graciano duke e mohuar atë që Genta thotë. Pasi largohen të tjerët dhe Genta me Gracianon ngelen vetëm, fillojtë të flasin përsëri për Ermalin dhe Françeskën. Lexo me teper »
Posted on February 28th, 2010 in Uncategorized | 120 Komente »
Duket e çuditshme por mesa duket është e vërtetë. Erjoni, djali 25 vjeçar i cili është një nga konkurentët e “Big Brother 3” por edhe një nga më të spikaturit jo vetëm për fizikun e gjatë por edhe për shkathtësinë, është gjendur papritur në shtëpinë e BB bashkë me ish të dashurën e tij. Madje ai është vënë edhe para detyrës së vështirë për ta skualifikuar, gjë që në fakt nuk ndodhi. Nuk e dime nëse Erjoni kishte dijeni paraprakisht që edhe Bertina, vajza 25 vjeçe me kaçurela do të ishte pjesë e spektaklit “Big Brother”, por tani që ata do të bashkëjetojnë së bashku me të tjerë të rinj të panjohur për ta, janë vënë në të tjera pozita. Lexo me teper »
Pasi ishin çlodhur një ditë të tërë, pas spektaklit të së shtunës, banorët zgjodhën darkën për t’u afruar dhe diskutuar me njëri-tjetrin. Atë mbrëmje, vajza energjike e këtij edicioni, Aida, u bashkua me Dritanin për të komentuar jetën brenda shtëpisë dhe për të dhënë opinionin e saj të drejtpërdrejtë ndaj shumicës së banorëve. Ajo nuk ia përtoi që t’i konsideronte konkurrentët si “dhjaksë”, duke i gjykuar si të dobët dhe pak të guximshëm që të shprehin haptas mendimin e tyre. Nuk dihet se pse Aida zgjodhi “ushtarakun” serioz për këtë rrëfim, duke parë se ata nuk i lidh ndonjë miqësi e madhe, por ndoshta pozicioni i heshtur i Dritanit e ka bërë vajzën shpërthyese të ndjehet komode për të folur. Pa marrë një pozicion favorizues, Dritani e këshilloi Aidën që të mos marrë zjarr kohë e pa kohë dhe të jetë më e përmbajtur. Ai i kërkoi asaj që të mësojë t’i bëjë dallimet, sepse jo të gjithë banorët janë ngjashëm në sjellje. Sipas Dritanit, Aida do të bënte mirë që të gjente ndryshimet në karakterin e çdo banori dhe të mos sillej me të gjithë njëlloj.
Edhe kete jave sondazhi yne ishte shume preciz me parashikimet e fansave te Big Brother Albania. Agoni u largua. Djaloshi 27 vjecar nga Prishtina sonte ne mbremje la shtepine e Big Brother Albania 2. Agoni do te mbahet mend per ciltersine e tij dhe per shprehjen hapur te ndjenjave. Qe ne ditet e para cooleri nga Kosova nuk kishte mohuar te shprehte simpatine e tij per Zhuljeten, por ajo qe cuditi me shume fansat ishte surpriza qe ai i beri Adelajdes. Nje nder xhestet me te bukra qe nje mashkull mund te bej nje femre, petale trendafilash…c’mund te themi tjeter, tamam cooler!!!
Ato janë ndjerë si në qiellin e shtatë dhe në fakt kanë pasur të drejtë. Të mos jesh as këngëtar, as aktor, as politikan, por thjesht të kesh marrë pjesë në një reality show dhe të marrësh kaq famë, kjo ngjan me të vërtetë me një nga ato ëndrra për të cilat thuhet “shumë e bukur për të qenë e vërtetë”. Por ja që ka ndodhur. Një javë më parë Ina, Poli, Visi, Dorina, Çimi, Ingridi dhe Astriti kanë kaluar pesë ditë të paharruara në Gjilan dhe Prishtinë. Ata janë befasuar nga pritja e bashkëatdhetarëve atje të cilët edhe pse nuk ishin lajmëruar, kanë vërshuar në diskotekat ku ndodheshin djemtë dhe vajzat por edhe para hotelit ku ata ishin akomoduar. Por si të gjitha gjërat e bukura që kanë edhe anën e tyre të papëlqyeshme, duket se dyndja e fansave ka krijuar xhelozi mes Polit dhe Inës. Djemtë i suleshin Inës duke e puthur ku të mundnin, por po kështu bënin edhe vajzat me Polin. Mbas euforisë që iu krijonte kjo situatë, që të dy kthjelloheshin dhe fillonin duke kërkuar në turmë njëri-tjetrin. Aty më shumë se kurrë mori vlerë shprehja “Ku Poli, ku Ina”.
Momenti i shperthimit te depove te Gerdecit! Ja si i perjetuan ato memente te vetmit qytetare shqiptar qe akoma nuk dine me sakstesi se c’ka ndodhur dje.
BigBrotherAlbania.net dhe WelcomeAlbania.com gjejne rastin per te ngushelluar famijaret e atyre qe nuk i mbijetuan dot kesaj tragjedite dhe i uron sherim te shpejte te gjithe te plagosurve te tjere.
Pas shperthime ne depon e armeve ne afersi te Vores, programi eshte nderprere per arsye sigurie. Bejme me dije qe asnje prej banoreve nuk ka pesuar demtime fizike. Ata jane transportuar drejt nje vendi te sigurt, dhe vazhdojne te jene te izoluar nga bota e jashtme. Per ta loja vazhdon.
Punimet per riparimet e demeve te shkaktuara kane nisur, dhe programi do te rifilloje sa me shpejt qe te jete e mundur.
BigBrotherAlbania.net eshte nje website JOZYRTAR ku te gjithe fansat e ketij reality show mund te gjejne informacionet dhe te rejat me te fundit nga shtepia me e madhe ne Shqiperi.
BigBrotherAlbania.net nuk mban pergjegjesi per keqperdorimin apo keqinterpretimin e materialeve te ketij website-i. Cdo foto apo material eshte i shoqeruar nga linku direkt i burimit te tij.