Domenika-Seldi gjykojnë raportin Erion-Olta

Posted on April 2nd, 2010 in Uncategorized | 147 Komente »


Pasi përfundojnë lojën, banorët shkojnë të shtrihen për të fjetur. Domenika dhe Seldi shtrihen në një krevat dhe fillojnë të bisedojnë. Ata fillojnë të komentojnë sjelljen e Oltës ndaj Erionit dhe Bertinës. Domenika shprehet se nuk i pëlqen kjo lloj sjellje dhe nëse do ia bënte dikush asaj, nuk do ta toleronte. Ajo i jep disi te drejtë Bertinës për reagimet që kishte ndaj Oltës dhe Erionit dhe këtë gjë e thotë duke e vënë veten në pozitën e saj. Sipas saj, Olta e kuptonte se Bertina bëhej xheloze nga sjellja e saj e ndaj ajo (Olta), nuk duhej ta ekzagjeronte. Domenika shprehet se ajo vetë nuk do ta bënte kurrë një gjë të tillë për një djalë që ka një lidhje, edhe nëse do ta pëlqente apo për më tepër, ta bënte për lojë. Ajo gjykon edhe sjelljen e Erionit i cili i ka pranuar veprimet e Oltës edhe kur Bertina ka qënë ende në shtëpi e sipas saj, atij i pëlqen kështu. Të dy të rinjtë gjykojnë edhe sjelljen e fundit të Erionit që ka qëndruar shumë afër me Oltën, madje ka fjetur me të, pasi sipas tyre, duket sikur ai mezi ka pritur që të dilte Bertina duke treguar kështu mungesë respekti ndaj saj. Domenika shton se Erioni nuk ndjen për Bertinën sepse në të kundërt, do e ndjente mungesën e saj e jo të sillej kështu me një tjetër. Ajo mendon se nëse është lojë, nuk është aspak e bukur dhe Olta duhet të mjaftohej që arriti ta nxirrte nga loja Bertinën, por për ta, fajtori kryesor është Erioni dhe Seldi e quan atë “dudum”. Ata imagjinojnë Bertinë e cila i shikon këto veprime nga jashtë e të dyve u vjen keq për të. Domenika shprehet se midis femrave, gjithnjë duhet të ekzistojë respekti e pavarësisht ndjenjave, cdo gjë duhet menduar si për veten e ndaj nuk duhen bërë sjellje që për veten do të vinte keq. aAo mendon se është e tepruar edhe dëshira e të dyve, Oltës dhe Erionit, për të qënë miq me njeri-tjetrin, kur cdo xhest i vogël, ndikon keq në lidhjen e tij me Bertinën.

Thashetheme për Edin

Posted on March 21st, 2010 in Lajme dhe Thashetheme | 28 Komente »


Domenika diskuton me Oltën për bisedën që pati një natë më parë me Bertinën. Ajo tregon se biseduan shumë por nuk është e sigurt nëse ajo ishte e sinqertë apo po sillej ashtu vetëm nga frika e nominimit. Domi tregon se i kishte thënë se ngaqë ishin vetëm katër vajza, duhej të ishin më të lidhura dhe Bertina i kishte thënë se priste që t’i afroheshin ato. Olta shprehet se asnjë nuk e ka distancuar Bertinën, por vetë ajo është larguar prej tyre. Domi vahzdon të tregojë se i tha asaj se pas dy muajsh qëndrimi sëbashku, kjo ishte hera e parë që flisnin dhe se Bertina i kishte thënë se shpesh ishte djegur nga shoqëria. Domi thotë se dhe ajo ka patur raste të tilla në shoqëri, por jo të gjithë janë njësoj. “Është 25 vjece e nuk i kanë rënë gjithë problemet e jetës”- thotë Domenika, ndërsa Olta pason se edhe atyre nuk u ecën jeta vaj. Domenika tregon gjithashtu se iu krijua përshtypja sikur Bertina ndryshoi taktikë loje me këtë afrim, por uron që të ketë qënë e sinqertë, edhe pse iu krijua përshtypja se nuk ishte e tillë. Ajo thotë se Bertina ishte shprehur se mendonte të ishin shoqe dhe kur Domi e kishte pyetur se pse nuk foli me të si me Adën, ajo ishte përgjigjur se dy persona të njëjtë shpesh shtyhen, largohen. Domi shprehet se Bertina nuk e njeh sepse cdo gjë ia merr për ters. Të dyja vajzat diskutojnë edhe për vendimin e Mirit që shpëtoi Edin dhe jo Hakiun. Domi thotë se nuk e kuptoi këtë veprim kur ai rri me Kikën tërë kohën. Ajo mendon se ai e bëri qëllimisht dhe se Edi tani i ka një borxh Mirit vetëm për këtë gjë. olta thotë se me Edin do t’i sqarojë disa gjëra, ndërsa Domi shprehet se nuk i pëlqen mospozicionimi i tij dhe tregon se Edi ishte shprehur një natë më parë se ishte i lumtur që nuk ishte në nominim. Ajo e komenton këtë gjë duke thënë se e bukura e kësaj loje është nominimi ku kupton se sa vlen e sa të pëlqen publiku e jo të fshihesh e distancohesh. Olta mendon se kjo është taktikë për të ndenjur deri në fund, zgjedhja që bëri Miri për Edin. Në lidhje me Adën, ato thonë se nuk e meritonte që të dilte dhe dikush duhej ta kishte shpëtuar, për ta njohur deri në fund. Ato diskutojnë dhe fjalët e Edit se u zhgënjye nga Ada dhe Olta shprehet se ai nuk ka bërë asgjë për Adën që të priste dicka nga ajo. Ajo shton se vetë Edi nuk po jep asgjë përvec shakave të përsëritura të mëngjesit. Domi shprehet se nuk është e drejtë që në nominim të shkojnë katër persona të fortë dhe Edi i sëmurë, të rrijë në shtëpi. Vajzat i rikthehen taktikës së Mirit dhe Domi tregon se ai filloi të fliste gjatë gjithë javës vec e vec me personat që nuk shkonte për të rregulluar marrëdhënien dhe shton se është kurioze se për cfarë do flasin të dy sot. Domenika mendon se këtë javë do dalë Hakiu, por tregon se edhe Klodin e kishte zënë frika sepse i kishte thënë se të gjithë të rinjtë kanë dalë.

Domenika debaton me Seldin

Posted on March 21st, 2010 in Uncategorized | 10 Komente »


Banorët duken paksa të dehur nga pijet alkoolike që kanë pirë. Domenika e këshillon Mirin që të shkojë të shtrihet, ashtu si bëri dhe Erioni, ndërsa ai thotë se do të rrijë zgjuar e të gëzojë për faktin që nuk është në nominim. Të dy flasin për këtë gjë dhe Domi tregon se ajo ka qënë një javë më pak se ai e nominuar dhe të dy banorët shprehen se e prisnin sërish këtë javë nominimin.
Pasi ndahet nga Miri, Domi shkon të bisedojë me Seldin. Ai e qorton që ajo po fliste me Mirin dhe se e këshillonte për gjumin, por Domi ia kthen se i vjen keq për të, ashtu si për cdo person tjetër në shtëpi dhe se ia tha këshillën sic do ia kishte thënë cdo kujt. Seldi insiston në të tijën se ajo nuk duhej t’i fliste dhe i kujton se Miri e ka mohuar atë si person. Domi nuk kupton se ku do të dalë Seldi, por ai i thotë që të vazhdojë si e ka nisur e se nuk kanë rëndësi fjalët e tija. Domenika mendon se me Mirin po tregohej xhentile, ndërsa Seldi me fjalët që thotë duket xheloz. Ai citon fjalët e Domit që ia tha Mirit “shko shtrihu për mua”, por ajo sqaron se ia tha si ta kishte mik, edhe ta kishte armik. Tonet e bisedës sa vijnë edhe ngrihen. Domenika mendon se Miri është më keq se djemtë e tjerë nga ana shëndetësorë, pas pijes dhe ndaj po e këshillonte. Klodi i jep të drejtë asaj, ndërsa Seldi vazhdon me të tijën. Domi i thotë Seldit që më mirë të flasin nesër sepse edhe ai është i dehur. Ajo mendon se Seldit po i leverdis kjo situatë. Ata debatojnë me tone të larta dhe Domenika preferon të largohet, pasi Seldi nuk po e dëgjon më. Klodi i thotë Seldit se ai po e shikon gabim këtë situatë dhe e këshillon që kur të jetë esëll të sqarohet me Domin. Debati mes Domit dhe Seldit vazhdon më tej e me tone të larta dhe Domi thotë sërish se edhe pse e ka inat Mirin, kaq gjë e ndjente ta bënte. “E kam zemrën e madhe, për këdo do e bëja se më vjen keq kur e shikoj ashtu”- thotë ajo. Seldi përpiqet që të fusë në diskutim edhe banorët e rinj, por Domi i thotë se ata nuk kanë punë me debatin e tyre. “Cfarë do të arrish se nuk kuptoj?”- pyet ajo, por Sedi vazhdon të mbështetet tek banorët e rinj. Domenika i thotë se po e acaron me këto veprime. Si përfundim, të dy banorët mbeten vetëm dhe Domi mendon se ai po ia thotë këto me një prapaqëllim. Seldi ia kthen se nuk ka asnjë qëllim tjetër, por cdo gjë e bën sepse e do atë. Ai kapet pas fjalës së Domit që i tha Mirit “bëje për mua” dhe mendon se ndoshta Miri mund të keqinterpretojë këtë fjalë. Domi sqaron për të disatën herë se e tha spontanisht, pikërisht që ta merrte me të mira e ai ta dëgjonte. Edhe Klodi vazhdon t’i japë të drejtë Domenikës dhe këshillon Seldin ta lërë këtë bisedë se e ka gabim.

Lidhja e Seldit dhe Domit

Posted on March 13th, 2010 in Uncategorized | 17 Komente »


Seldi bisedon me Klodin për ndjenjat e tij dhe mardhënien me Domenikën. Klodi i thotë Seldit se ai nuk do që ta shohë atë të vuaj për dashurinë ndaj Domenikës. Seldi i thotë se ai është ok, nuk vuan, por thjesht mendon se ndoshta do të vijë një ditë kur Domi do të ketë të njëjta ndjenja për të, por deri atëherë ndoshta gjërat do të jenë ndryshe. Ai thotë se gjërat nuk duhen zvarritur, por Klodi i thotë që nuk duhet të mendojë se në jetë ka vetëm po. Klodi i thotë se Domenikës i pëlqen që të rrijë me Seldin dhe duket që e ka shumë xhan. Seldi i thotë se ajo mund të ketë shumë njerëz xhan brenda shtëpisë, por nuk është kjo ajo që kërkon prej saj. “Unë po mundohem që të qartësoj gjërat me veten time për këtë” thotë Seldi. Klodi i thotë se e rëndësishme është që ai të mos vuajë dhe e këshillon që të shijojë sa më shumë momentet e qëndrimit në shtëpinë e BB. Seldi i thotë se ai nuk vuan sepse arrin ta kontrollojë veten dhe shprehet “unë nuk vuaj kollaj, vetëm për një njeri vuaj unë, për mamanë time”. Seldi thotë se ai ka bërë shumë për Domin dhe gjithmonë ka ecur me ndjenja. Ata diskutojnë për lidhjen që Seldi pati me Domenikën. Klodi i thotë se ndoshta Domenika nuk e ndjen akoma që të krijojë një raport lidhje me Seldin. Seldi e kundërshton duke i thënë se nëse është kështu, atëherë përse Domi e lidhi një raport të tillë me të para disa javëve. Klodi i thotë se ajo nuk ishte lidhje, por thjesht mund të quhet si një fazë njohjeje. Seldi i thotë se nëse ajo ishte fazë njohje dhe nëse Domi i bën njohjet në këtë mënyrë, ajo vajzë nuk bën pjesë në shijet e tij. Seldi thotë se donte që të sqaronte atë çka ndjente me Domenikën sepse donte dhe t’i ndante gjërat me të dhe me veten. “Unë kur i ndaj gjërat i ndaj, por dua që gjërat mund të jenë edhe ndryshe” thotë Seldi. Klodi i thotë se nëse nuk ecin gjërat në dashuri nuk mund të bësh asgjë sepse gjërat nuk mund të bëhen me zor. Seldi thotë se ai këmbngul vetëm për faktin se mes tij dhe Domenikës ka ekzistuar një lidhje dhe nëse nuk do të ishte kështu, ndoshta ai nuk do t’i zgjaste kaq shumë bisedat për këtë temë.

Banorët theksojnë ndarjen në grupe

Posted on March 11th, 2010 in Uncategorized | 35 Komente »


Disa nga banorët, të mbledhur në kopsht, diskutojnë për provën e javës e vecanërisht për ndarjen në grupe nga Vëllai i Madh. Kjo bisedë zhvillohet nga Klodi, Domenika dhe Seldi të cilët njëzëri shprehen se kjo ndarje nuk u pëlqen. Klodi mendon se më bukur do të ishte që të shkonin të gjithë banorët njëherësh në pistën e patinazhit sepse kështu do të kishte më shumë argëtim, larmishmëri e kënaqësi, pasi kështu në grupe, atij i duket më shumë si një detyrë për t’u realizuar. Domenika shprehet se të paktën kishte Edin dhe Seldin në grup, por edhe Seldi nuk i qëndroi shumë pranë. Klodi ia kthen se kështu do jetë edhe në jetën jashtë shtëpisë; secili do shikojë punën e vet dhe Seldi e pohon këtë mendim të tij. Klodi u tregon atyre se kur shkuan për të bërë provën e patinazhit, Erioni i kishte hedhur shumë fjalë me kunja. “Mezi paskan pritur që të jenë jashtë e të flasin se këtu…”- shprehet Domenika duke folur në numrin shumës e përfshirë dhe banorët e tjerë të grupit tjetër. Ajo e pyet Klodin se cfarë i tha Erioni, por Klodi shprehet se ai flet vec në ambiente ku ka publik se në shtëpi nuk ia mban dhe tregon se ishin kunja në lidhje me preferencën e tij seksuale ndërkohë që Erioni donte të nxirrte në dukje inteligjencën dhe zgjuarsinë e tij.
Seldi kërkon cakmakun për të ndezur cigaren dhe Domenika i thotë se e ka Ada, por ai thotë se Ada nuk e ka. Seldi i thotë Domenikës se kur i jep dicka, do që t’ia kthejë sërish e jo ta humbë. “Por unë, ti, Ada dhe Olta pimë cigare këtu”- ia kthen ajo duke nënkuptuar se nuk ia ka bërë me qëllim as ajo e as ato. Domenika nxehet me kërkesën e Seldit për cakmak dhe shkon të kërkojë një, ndërsa ai shprehet se cakmakun e kanë ata persona që ai nuk dëshiron që t’ua kërkojë, madje as atë e asgjë tjetër e këtë e thotë për grupin tjetër. Domenika i sjell cakmakun dhe i kërkon të falur që nuk ia dha në momentin e duhur, por Seldi i kërkon që ajo ta kuptojë se për cfarë po flet ai.

Ndjenjat e Seldit dhe Domenikës

Posted on March 10th, 2010 in Uncategorized | 39 Komente »


Ada dhe Seldi dalin jashtë të pinë cigare, ndërsa të tjerët kanë shkuar të flenë. Ata bisedojnë për ndjenjat e Seldit dhe marëdhënien e tij me Domenikën. Ada i thotë se ajo kishte biseduar me Domin për ndjenjat e saj në lidhje me Seldin. Ada i kishte thënë Domit që të bisedonte me Seldin në mënyrë që të sqaronin gjërat mes tyre. Domenika i kishte thënë që Seldi e kishte marrë gjithmonë me shaka lidhjen dhe bisedat e tyre. Më pas ajo i kishte thënë Adës se nuk ka se çfarë të sqarojë me Seldin pasi ata të dy janë sqaruar disa herë edhe kur ishin bashkë, por asgjë nuk ndryshoi mes tyre. Seldit nuk i vjen mirë nga shprehjet e Domit dhe duket se mërzitet. Ai i thotë Adës se Domi vepron dryshe nga sa flet dhe sipas tij fjalët ndonjëherë nuk kanë rëndësi. Ada e pyet se çfarë ka bërë Domi duke bërë që Seldi të mendojë se edhe ajo ka të njëjtat ndjenja për të. Seldi i thotë se fjalët që Domi thotë, nuk përputhen me veprimet që ajo bën. Lexo me teper »

Jeta e Seldit. Preket Pamela

Posted on January 30th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 33 Komente »

Seldi,Pamela dhe Domi jane shtrire ne dhomen e gjumit dhe po bisedojne. Seldi ka filluar tju flase per jeten e tij dhe per prinderit. Ai u ka thene qe prinderit e tij jane ndare qe kur ai ka qene nje vjec. Seldi tregon qe ka jetuar ne shtepi me mamane, me gjyshin e gjyshen, dhe tregon qe nuk e ka provuar ndjesine si eshte te kesh babain ne shtepi, si mund te sillet ai e shume momente te tjera. Seldi u ka treguar qe ai i ka pasur si prinder gjyshin me gjyshen. Domi thote qe i kemi historite pak a shume paralele.Ai vazhdon te tregoje qe e ema ka sakrifikuar shume per te dhe Seldi thote qe ka qene ai qe ka kembengulur qe mamaja e tij te jetonte me partnerin e saj. Pamela eshte prekur shume nga ky rrefim i Seldit dhe ka filluar te qaje, Domi dhe ai e kane ngushelluar duke i thene qe te mos shqetesohet, por ajo i ka thene qe i vinte shume keq per ato qe kishte kaluar Seldi. Me pas Domenika i ka thene qe ne duhet te shkojme ne finale te tre. Ata jane perqafuar dhe jane bashkuar me te tjeret ne kuzhine.

Profili i Domenikes

Posted on January 24th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 19 Komente »

Surprize per Domeniken

Posted on January 24th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 27 Komente »

Nene e bije ne Big Brother

Posted on January 24th, 2010 in Uncategorized | 24 Komente »

Vellai i Madh surprizon te gjithe me perzgjedhjen e konkurentit te radhes.

Ajo eshte Valentina 50-vjecare e cila perkundrejt moshes se saj, ne shpirt ndjehet e re. Ajo tregon se po hyn ne shtepine e Big Brother per te provuar e shijuar emocione te forta.

Nderkohe qe Valentina hyn ne shtepine e Big Brother, per Domeniken rezervohet nje tjeter surprize: nje zarf ku ndodhet nje bilete avioni per te udhetuar per ne Dubai. Kjo bilete eshte pjese e nje sfide ndermjet Domenikes e nenes se saj, nese ajo do te arrinte te hynte ne shtepi.

Domenika sheh nje video-mesazh ne te cilen nena e saj i tregon se sfida e tyre eshte ende e hapur, pasi edhe ajo do te jete banore e kesaj shtepie. “Udhetimin do ta fitoje ajo qe del e fundit nga loja”- shprehet nena e saj.

Surprizat nuk perfundojne me kaq sepse Domenika shkon ne dhomen e rrefimit ku aty ndodhet nena e saj, banorja e re Valentina, e cila do te garoje si gjithe konkurentet e tjere per cmimin prej 10 milione lekesh te reja.

Burimi: Top-Channel