Posted on March 23rd, 2010 in Uncategorized | 53 Komente »

Bertina është e mërzitur me Erionin pas një veprimi të këtij të fundit i cili përqafoi e puthi Oltën në sy të saj e ai justifikohet se ndodhi. Bertina acarohet edhe më shumë me përgjigjen e tij dhe i kërkon që t’i mendojë mirë ato. Ajo shprehet se ai nuk po e kupton fare se cfarë po i thotë ajo dhe as nuk i kërkon të falur për veprimin e tij. Erioni pranon se bëri gabim, por vazhdon me të tijën se ndodhi ajo gjë tashmë. Gjithsesi ai i kërkon të falur, por Bertina i kërkon që ai ta bindë se nuk do ndodhë më kjo gjë dhe se do marrë përsipër përgjegjësitë e veta e të dijë se cfarë bën. Erioni bën sikur premton duke bërë shaka, por nuk bie dakord me fjalët e saja, madje i thotë se edhe ajo ka patur një rast të tillë me njërin nga djemtë. Bertina ia kthen se asaj nuk i erdhi mirë nga përqafimi që i bënë, ndërsa ndryshe nga ajo, atij i erdhi mirë nga Olta. Ajo shprehet se me sjelljet dhe përgjigjet e tija po arrin kulmin. Erioni ia kthen se edhe ajo, Bertina, nuk duhet ta provokojë dhe i sjell një shembull, e më pas shton se nëse ajo nuk do kishte bërë provokimie, nuk do kishin ndodhur këto situata. Bertina i thotë se me këto veprime që bën ai, e frikëson për lidhjen jashtë, por Erioni ia kthen të presë njëherë deri sa të dalin, ndërsa ajo mendon pas kësaj përgjigje se kur të dalin, nuk do i dihet se cfarë do ndodhë me lidhjen e tyre. Erioni mendon se këtu situata është ndryshe, por Bertina tregon se kuptoi dicka prej tij që ai ndryshon nga situata në situatë e po ashtu edhe ndjenjat, ndërsa për të, ndjenjat dhe dashuria janë njësoj, kudo. Ajo thotë se kjo shprehje që nuk e dinë se cfarë do ndodhë me lidhjen e tyre jashtë, po e ndihmon që të jetë me këmbë në tokë e të kuptojë më mirë disa gjëra. Erioni mendon që ajo t’i kërkojë gabimet edhe tek vetja e jo vetëm tek ai dhe merr si shembull mendjemadhësinë e saj. Ajo shprehet se mendjemadhësia ose vetëvlerësimi mund të jetë dicka pozitive, sidomos në lidhje me ndonjë person dhe e ka fjalën për Oltën, ndërsa Erioni nuk e kupton fare këtë shprehje. Bertina i thotë se nuk i pëlqen që ai bie pre e provokimeve, por sipas Erionit, ai thjesht luan lojën e atyre që duan të luajnë me të. Bertina vazhdon me xhelozinë ndaj Oltës dhe i thotë se nuk i pëlqen që ai luan rolin e mashkullit të përvëluar për femra, por Erioni e kundërshton se nuk i pëlqen ai rol dhe thotë se është keqkuptuar ajo e nuk i kupton gjërat. Bertina ia kthen se ka qënë ai që nuk ka ditur t’i ndajë gjërat e i ka cuar situatat deri në këtë pikë sa keqkuptohen për cdo gjë dhe se vazhdon që të bëjë gabime të tilla. “Nëse po gaboj atë e di unë e jo ti”- thotë ai dhe i kërkon Bertinës që t’i tregojë se ku ka gabuar. Ajo thotë se ai nuk e respekton me ato veprime që bën, por për Erionin, ato ishin pasojë e provokimeve të saj, të Bertinës dhe i kërkon që të mos luajë më me të edhe pse Bertina i thotë se nuk po luan.
Posted on March 23rd, 2010 in Uncategorized | 116 Komente »

Erioni dhe Olta shkojnë në dhomë dhe zgjedhin pikërisht atë vend pasi thonë që vetëm aty nuk mund t’i dëgjojë asnjeri. Olta i kërkon që ai t’i tregojë ndonjë histori nga jeta e tij pasi do të ketë një shok shumë të mirë aty brenda, dhe ekzaktësisht do të që të kishte Erionin shok. Ajo i tregon që babai i saj nuk ka qënë në dijeni të futjes së saj në BB dhe nuk e ka ditur as për audicionin, pasi ai nuk ishte dakort që ajo t’a fillonte atë ekseriencë. Olta shprehet se i ati e ka parë vetëm kur ajo ka hyrë aty dhe ndërkohë Olta përlotet dhe thotë se nuk e di se si i ka pritur ai veprimet e saj. Erioni mundohet t’ia kalojë dhe i thotë që ai nuk ka patur probleme të tilla dhe shprehet se Olta i është dukur më aktive gjatë kohës që ka qëën në nominim, ajo është më e qeshur, më e qetë, aktive dhe jo menefregiste. Olta kërkon të dijë se pse nuk ia ka thënë më parë këtë gjë dhe ai përgjigjet se nuk i ka rënë rasti që të flasin. Olta shprehet se ajo do që miqësinë me Erionin t’a vazhdojë dhe jashtë dhe ai përgjigjet që për këtë gjë është i sigurt. Ai thotë që ka folur dhe me Adën para se ajo të ikte dhe i ka thënë që që i vjen keq që vajzat nuk flasin me të për shkak se ai është i lidhur me Bertinën. Lexo me teper »

Erioni dhe Olta qëndrojnë jashtë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Aty vjen edhe Bertina e cila nis të bisedojë me Erionin duke e injoruar prezencën e Oltës. Duket se Bertina tashmë ka ndryshuar taktikë pasi gjithmonë kur Olta i afrohej Erionit Bertina largohej, ndërsa tani vendos që të afrohet pranë Erionit edhe kur ai është i shoqëruar nga Olta. Ata të dy bisedojnë duke u munduar të sqarojnë keqkuptimet ndërmjet tyre, ndërsa Olta qëndron aty e heshtur dhe dëgjon me vëmendje fjalët e Bertinës. Bertina dhe Erioni diskutojnë për sjelljen e njëri-tjetrit dhe sqarohen për gjërat e ndodhur gjatë natës së mbrëmsheme, duke biseduar sikur të ishin vetëm. Pas disa minutash aty vjen edhe Jetmiri i cili nis të bisedojë me çiftin. Olta edhe pse vetëm me Erionin flet, nuk largohet, por vashdon të qëndrojë aty duke folur pak vetëm me Erionin. Pas disa minutash të tjera jashtë dalin banorë të tjerë dhe Olta futet brenda. Pas saj çohet edhe Bertina duke i thënë Erionit, “nuk po them që jam e zgjuar, por ca gjëra i kuptoj shumë mirë” dhe largohet pa i thënë se përse ishte mërzitur me të.
Posted on March 18th, 2010 in Uncategorized | 72 Komente »

Bertina dhe Erioni pasi mbarojnë së lari Enët ulen te kolltukët në sallon dhe ndërsa pinë çaj bisedojnë për tema të ndyshme. Kështu ata diskutojnë për të njohurit e përbashkët që kanë lenë jashtë shtëpisë, dhe më pas Erioni tregon për punën e tij në televizion. Gjatë gjithë kohës të dy shkembejnë shaka me njëri-tjetrin. Ata diskutojnë edhe për kushtet luksoze që ofron shtëpia e BB3 duke e krahasuar atë me shtëpinë e BB2 dhe BB1. Kështu të dy diskutojnë për banorët që kanë qënë në BB në dy edicionet e kaluara. Ata rikujtojnë edhe një herë personazhet dhe tregojnë se sa e kanë ndekur BB atëherë që nuk e mendonin se do të ishin pjesë e tij duke bërë edhe komente për peronazhet që kujtojnë. Ata flasin për finalistët e dy edicioneve dhe Bertina thotë se sa keq mund t’i vijë një banori kur largohet nga loja vetëm një javë përpara se të shpallet fituesi i çmimit të madh. Pas diskutimeve të gjata edhe Bertina me Erionin shkojnë të flenë. Në dhomën e gjumit banorët kanë rënë të flenë, ndërsa Kika dhe Jetmiri kujdesen për Valonin që është i sëmurë.
Posted on March 18th, 2010 in Uncategorized | 45 Komente »

Banorët, ndërsa presin për materialet shtesë për realizimin e provës, diskutojnë me njeri-tjetrin dhe marrin mendime për idetë që kanë krijuar. Klodi tregon se ndërsa po bisedonte me Bertinë se kjo provë është impenjative dhe u duhet kohë për ta realizuar, ishte shprehur që grupin e tyre ta ndanin në dy nëngrupe: ai me Seldin dhe ajo me Oltën, por Bertina i kishte thënë se ai nuk duhet ta provokonte më me këto fjalë, duke i hedhur poshtë idenë e tij. Klodi shprehet se ato janë të detyruara të punojnë bashkë dhe thotë se dy vajzat nuk janë në gjak me njera-tjetrën dhe me kaq pak mosmarrëveshje që kanë, nuk e kupton se përse të mos rrinë bashkë. “Nuk e di se ku i con mendja këto”- thotë ai dhe Domenika i mbështet fjalët e tija. Olta thotë me ironi se Bertina është me diplomë, e shkolluar, dhe e di vetë se cfarë bën, ndërsa Domi mendon se kur duhet të punojnë në grup, nuk mund të bësh dallime. Klodi thotë se po mundohej për më të mirën dhe se nëse nuk bashkëpunojnë, nuk do mund të kalojnë provën me sukses. Olta tregon se pak më parë po qeshte me mënyrën se si u përgjigj Bertina dhe shton se nga ajo nuk mund të prisje përgjigje tjetër. “Kanë dalë të gjitha ato që them unë”- thotë Olta. Më pas ata vahzdojnë të diskutojnë për provëne javës dhe po ashtu edhe banorët e tjerë.
Posted on March 18th, 2010 in Uncategorized | 20 Komente »

Jetmiri dhe Bertina vazhdojnë të diskutojnë mes tyre. Miri i tregon se Erioni i kishte thënë se ajo duhet të shoqërohet më shumë me vajzat e tjera sepse e ka nevojën për të patur një shoqe. Ai i jep disa këshilla Bertinës dhe i thotë se këto janë për të mirën e saj. Bertina e përsërit fjalën e fundit të tij me një intonacion dyshues. Ajo shprehet se nga bisedat me të ka vënë re se ai ose kërkon që të vërë në provë shoqërinë mes tyre, ose po kërkon që të ndryshojë strategjinë e lojës së tij. Jetmiri ia kthen se asnjera prej tyre nuk qëndron dhe kur Bertina i kërkon versionin e tij, ai i thotë se nuk është i detyruar t’i spjegojë asgjë ashtu sikurse dhe ajo atij. Bertina habitet nga këto fjalë dhe i thotë se mënyra se si ata e konsiderojnë njeri-tjetrin, si dy miq të ngushtë apo si motër e vëlla, e bën që të mendojë se ata kanë detyrime të tilla ndaj njeri-tjetrit, pra spjegimin. Miri insiston në mendimin e vet, ndërsa Bertina e pyet se cfarë kërkon ai vërtetë nga ajo. Miri i thotë se kur të dalë nga shtëpia, ajo do ta kuptojë këtë gjë. bertina thërret Erionin dhe e pyet se përse ai i ka thënë këto fjalë se ajo nuk ka shoqe. Erioni shprehet se kjo që tha nuk kishte asgjë të keqe, pikërisht se e shikon atë të distancuar nga vajzat e tjera. Bertina duket e mërzitur dhe thotë se kjo gjë duhet të jetë komentuar edhe nga të tjerët. Miri e këshillon që të mos e vrasë mendjen sepse gjërat janë më të lehta sec i mendon ajo dhe i thotë që të mos mendojë xhestet apo sjelljet e të tjerëve sepse më shumë do e bëjnë konfuze. Bertina thotë se përse vajzat e tjera të mos përpiqen që t’i afrohen asaj meqë ajo e ka të vështirë këtë pjesë. Ajo thotë se e ofendon pjesa që është bërë për t’u komentuar fakti që ajo nuk a shoqe dhe shton se ajo vetë nuk sheh asnjë problem sepse me dy prej atyre vajzave, ajo nuk shkon fare.
Posted on March 16th, 2010 in Uncategorized | 1 Koment »

Jetmiri dhe Erioni kanë biseduar në kopësht dhe Erioni i ka treguar atij debatin që ka patur me Klodin pak më parë. Ai i thotë se Klodi fërkohej me Bertninën dhe Erioni fillimisht nuk ka ndërhyrë, por në momentin që Klodi i ka thënë Bertinës se ajo po mbështetet tek Erioni, nuk ka duruar më. Ai tregon se Klodi kapej pas fjalëve të tyre dhe jo në argumente të bazuar në fakte. Erioni i ka thënë Klodit se nëse nuk ka arritur t’a njohë Bertinën është për shkak të tij dhe jo se ajo mbështetet tek ai. Jetmiri do të dijë se si e kanë mbyllur këtë debat dhe ai i përgjigjet që si gjithmonë me heshtje, pasi kur nuk kaën më ç’të thonë largohen. Jetmiri e pyet si ka reaguar Klodi kur Erioni i ka thënë që ai nuk ia jep mundësinë për të folur banorëve të tjerë dhe Erioni shprehet se Klodi e ka kapërcyer këtë moment. Jetmiri shprehet se Klodi e ka cilësuar si maskilist dhe përpiqej t’i shpjegonte se çfarë elementesh zotëron një femër. Jetmiri shprehet se Klodi po ia arrin qëllimit të tij, por ata nuk duhet të bien pre e provokimeve të tij dhe të përballen me të kur ia kërkon. Erioni thotë se me të Klodi nuk ka për të arritur asgjë dhe i tregon se Kika ka thënë për të dhe Bertinën që janë çifti më i bukur në Shqipëri dhe Klodi e ka kundërshtuar. Jetmiri thotë se secili ka pjesën e tij në atë që bën dhe thotë aty brenda. Ai shprehet se paqja e tyre është surreale pasi motivohet nga ajo që quhet nominim dhe Klodi po mundohet që të evidentojë difektet e tyre që t’i ulë dhe në këtë formë ka harruar të merret me veten e tij dhe të tregojë se cili është. Ai thotë se është aftësia e Bertinës t’i bëjë ballë provokimeve dhe sulmeve, por në momentrin që përfshihet dhe Erioni, do të dalë fjala e Klodit. Erioni shprehet se në rastin e mëparshëm i ka kërkuar Klodi që Erioni të sqarohet. Jetmiri shprehet se nominimi ka bërë që Klodi të zgjohet, por në këtë mënyrë që ai po sillet po ul veten e tij. Erioni shprehet se atij i ka ardhur një ide dhe mendon se banorët duan që Jetmiri të mos flasë e të mos shprehet dhe në këtë mënyrë ai do të kthehet në një person që nuk ka çfarë të japë më. Jetmiri thotë se atij nuk i intereson çfarë kanë ata në kokë, por çfarë mendon ai për lojën e tij.
Më pas dy djemve iu është bashkuar dhe Kika dhe ata kanë ndërruar temë bisede. Tashmë ata flasin për emisionet televizive dhe më pas kalojnë tek politika.
Posted on March 13th, 2010 in Uncategorized | 25 Komente »

Jetmiri me Erionin janë në dhomë dhe Jetmiri pyet Erionin se për çfarë është arsye ka ndenjur e mërzitur Bertina .Erioni përgjigjet që nuk e di, dhe Jetmiri shprehet se ndoshta ajo i ka kërkuar t’i tregojë se çfarë i ka thënë Jetmiri dhe ai nuk ka pranuar. Erioni më pas i thotë që Bertina mund të jetë mërzitur për xhelozitë e saj pa kuptim dhe ndoshta për përqafimin që i ka dhënë Erioni dhe ajo ka filluar të bërtasë, duke thënë që Erioni e ka vravë duke e përqafuar. Erioni shprehet se i ka thënë Bertinës që të mos e bëjë kaq të madhe këtë gjë pasi ai vetëm e ka përqafuar, ndërsa ka patur raste kur ai ka qënë më sëmurë dhe nuk ka e ka ngritur zërin, siç bën ajo. Jetmiri përgjigjet që kjo është një zënkë kalimtare dhe nuk ka pse të shqetësohet, por Erioni thotë që ka ndarë krevatet dhe ai mund të tolerojë disa herë të mos e respektojnë, por jo gjithmonë. Jetmiri shprehet që Bertina po pozicionohet keq dhe dje nuk është sjellë mirë me të, dhe ai është habitur duke qënë se ata kanë dhe kofidenca. Erioni thotë që nuk mund të thotë gjë për këtë situatë pasi është pjesa e saj e lojës. Më pas Jetmiri thotë që ai i ka dëgjuar mbrëmë që kanë biseduar gjatë natës dhe sot e ka parë Bertinënë e mërzitur. Erioni i thotë që është e disata herë që respekti i komunikimit nga ana e saj është zero. Ai tregon se një natë më parë ka dashur të flasë e t’a përqafojë por ajo nuk e ka lejuar duke i thënë që nuk do të jetë në gatishmëri për Erionin, që sa herë të dojë ai të afrohet, ajo të pranojë. Jetmiri pyet nëse ka ndikuar biseda që ka bërë ai me Bertinënë dhe Erionin pasi nëse është kështu, ai mund t’ua thotë të dyve në sy ato që u ka thënë veç e veç. Erioni shprehet se nuk ka të bëjë kjo, por atë e shqetësojën të tjera gjëra. Ai thotë se e ka vrarë një fjalë e saj që ka thënë se Erionin e ka objekt për t’u shfryrë, paçka se ai nuk ka reaguar, këto fjalë i kanë ngelur në mendje. Gjithashtu ai thotë se i vjen shuëm keq kur ajo i bën gjërat për inat të tij. Erioni shprehet se kur është kthyer nga prova e javës ka menduar se ajo mund të ketë reflektuar, por duke qënë se nuk kishte ndodhur kjo, ai i ka ndarë krevatet. Ai thotë që ajo duhet të kërkojë falje ndonjëherë. Duke qënë se pjesa tjetër e banorëve jaën kthyer nga prova e javë, Rezi ka hyrë në dhomë dhe ka vënë re ndarjen e krevateve. Ajo ka pyetur Erioni se çfarë janë këro ndryshime dhe ai përgjigjet që kanë dalë disa urdhra të reja që duhen ndarë krevatet.

Pas zënkës Erioni dhe bertina qëndrojnë të dy të mërzitur dhe të veçuar nga njëri-tjetri. Kështu herë njëri shkon në dhomën e gjumit, herë tjetri dhe secili mundohet të merret me diçka tjetër. Pas disa minutash Bertina hyn në dhomën e gjumit ku ndodhet i shtrirë në krevatin e saj Erioni. Ajo i kërkon Erionit që të çohet pak nga krevati i saj sepse dëshiron që të marrë diçka poshtë krevatit. Erioni kalon dhe shtrihet në krevatin e vet. Teksa Bertina kërkon një kanaçe me pije freskuese, Erioni ia tregon se ku ndodht. Bertina e pyet ftohtë “Ku?” dhe Erioni i thotë “më fal që ta tregova”. Më pas Bertina i thotë “Erion mos të dukem gjë lodër unë ty, të flasësh kur të duash, të mërzitesh kur të duash?”. Erioni i përgjigjet “gjithçka që ndodh, ndodh nga ty”, por Bertina largohet. Kjo ka qenë dhe biseda e fundit mes çiftit. Më pas ata nuk flasin fare me njëri tjetrin. Hyjnë e dalin nëpër shtëpi dhe nuk shkëmbejnë asnjë fjalë.
Posted on March 12th, 2010 in Uncategorized | 150 Komente »

Erioni dhe Olta kanë qëndruar në dhomë duke biseduar. Erioni i tregon Oltës se mbrëmë djemtë i kanë hedhur miell në krevat që kur të shtrihej të bëhej pis, por Erioni thotë se e ka kuptuar lojës pasi i ka parë, kështuqë ka fjetur tek krevati i Bertinës. Ai i tregon që e kanë lënë pa gjumë Kikën mbrëmë pasi shtrireshin sikur do t’i punonin ndonjë rreng me Valonin dhe Mirin. Olta dhe Erioni ngacmohen me fjalë dhe Erioni i thotë që është bërë serioz tani sepse është fejuar. Olta bën shaka dhe i thotë që është i vogël për t’u fejuar e për t’u martuar. Ai i thotë se si do të reagonte po të lexonte në gazetë që Erioni është martuar me Bertinën dhe Olta përgjigjet që ai do ta ftojë në dasëm, kështuqë s’ka pse t’a marrë vesh me rrugë të tjera. Erioni i thotë Oltës që po e thërret Klodi dhe ajo i përgjigjet që nuk largohet kur është duke bërë një bisedë sado që mund t’a thërrasin të tjerë. Olta shprehet që nuk është si ai dhe Erioni pohon që ai nuk mund të vazhdojë të qëndrojë kur e thërret dikush.
Pak më vonë, grupi i parë kthehet nga patinazhi dhe në këtë mënyrë biseda e Oltës dhe Erionit kalon në plan të dytë.