
24/04/09 12:05
Eltoni dhe Juna, në kopësht bisedojnë për fundin e Big Brother. Ata bëjnë disa llogaritje dhe thonë se për tre javë mbaron spektakli. Sipas llogaritjeve të Eltonit, ata kanë hyrë në gjysmë finale. Në bazë të kësaj, ai shprehet se ka ardhur koha që të largojnë zyshën nga loja, Adelën, dhe ndoshta gjatë ditës së sotme duhet të përveshin mëngët që ta realizojnë këtë. Juna pyet Eltonin nëse po kërkon nga ajo pohim për këtë gjë sepse nuk është e nevojshme, pasi ajo e ka pohuar publikisht pozicionimin e saj kundër Adelës. Ajo shprehet se nuk pëlqejnë ata njerëz që thonë bëj si them unë por mos bëj si bëj unë. Sipas saj, nga jashtë gjërat duken ndryshe, ndërsa tani që janë vetë brenda dhe qëndrojnë 24 orë në 24, e kanë kuptuar se si funksionon loja e banorëve. Eltoni mendon se nuk do të bëjnë asgjë më shumë apo më pak se sa të tregojnë se cila është ajo në të vërtetë, gjë që është e arritshme nga ata. Juna tregon se tashmë e ka njohur Adelën, me aq pak biseda sa ka bërë me të ka qënë e mjaftueshme dhe mendimin që ka krijuar për të se është false nuk e ka ndryshuar. Sipas saj, sjelljet e Adelës tregojnë shumë kontradikta me ato që thotë dhe se nuk është ajo Adela e imazhit që ka krijuar në shtëpi. Juna saktëson se ka vënë re sjeloljet e Adelës në tërësi e jo lidhjen e saj me Bjordin sepse ajo është dicka personale që i takon atyre të dyve.

Reagimi i prindërve të Junës është mjaft interesant. Ajo është 31 vjeçe dhe ka ikur jashtë para 12 vjetësh, kështu që prindërit thonë se kanë humbur shumë vite të rëndësishme të jetës së saj. Më 1 prill e ëma ishte sëmurë dhe ajo e mori në telefon duke i thënë: “Të të sëmur më shumë? Do të hyj në ‘Big Brother’”.
Megjithatë, prindërit e përjetuan shumë pozitivisht këtë fakt, pasi tani kanë mundësi ta shikojnë vajzën e tyre 24 orë, dhe pse jo, ta njohin më shumë. “Është një dhuratë për ne”, thotë babai i saj.
Prindërit e kësaj konkurrenteje nuk kanë komplekse për detaje të vogla të performancës së Junës, siç është fakti që ajo pëlqen të ecë zbathur etj. Babai i vajzës, Virgjili, rrëfen më pas se Juna është “self made woman”, pra ia del vetë në çdo situatë dhe e përjeton çdo gjë deri në fund. Ajo ka bërë nga të gjitha llojet e punëve në Gjermani dhe e ka siguruar shkollimin dhe jetën krejtësisht vetë. Juna jeton në Keln dhe studion për Romanistikë, që në fakt është letërsi e krahasuar. Për sa i përket qëllimit të futjes në BB, Juna e ka bërë që të shikojë si mund ta përballojë realitetin shqiptar, por në fakt ajo nuk do që të kthehet këtu. Ëndrra e madhe e Junës, vazhdon rrëfimi, është pianoja, për të cilën ajo nuk mundi të vazhdojë studimet, pasi iu desh të punojë. Juna ka pasur një kërkesë, pikërisht një vegël speciale që e ndihmon për rehabilitimin e krahut, që ka ardhur si pasojë e të punuarit kameriere. Lexo me teper »

Ka vetëm një javë që ka dalë nga shtëpia më e famshmë në Shqipëri, ajo e “Big Brother” dhe tregon se nuk ka gjetur akoma kohë që t’i takojë të gjithë miqtë e saj, ndëkohë që “Big Brother” e sheh jo më shumë se 2-3 orë në ditë. Në këtë intervistë ajo na tregon disa gjëra që nuk mundi t’i thotë natën e skualifikimit apo edhe më vonë.
- Mbase je në dijeni që në forume të ndryshme në internet, ka patur shumë reagime për daljen tënde ku shumicës iu vjen keq që ti je larguar. Çfarë mendon për këto debate virtuale?
- Me sinqeritet iu them se nuk iu kam dhënë rëndësi.Një herë i lexova dhe mu dukën budallallëqe. Nuk më interesojnë.
- Po prindërit e tu çfarë të thanë për sjelljen tënde brenda shtëpisë?
- Që atë natë që kam dalë, mami më tha: “Ne ndjehemi shumë krenarë për ty”. Kjo ishte një gjë shumë e rëndësishme për mua. Lexo me teper »
Nuk e kemi pasur të vështirë ta kontaktonim djalin, për të cilin thuhet se është i dashuri i Junës. Këtë fakt, vetë banorja e shtëpisë së “Big brother” e ka bërë të ditur përpara kamerave, madje duke thënë, se është e fejuar me të.
Bëhet fjalë për një prej djemve lezhianë të grupit “Alb magji”, të cilët i kemi parë veçanërisht të performojnë në festivalin “Kënga magjike”.
Pasi kemi komunikuar me të përmes telefonit, i kemi kërkuar të dimë, se si i ka pritur ai sjelljet e Junës brenda në shtëpi. Por djaloshi me mirësjellje është përgjigjur, se nuk preferon të flasë në këtë aspekt, duke e lënë gjithçka enigmë, madje edhe pritjen, që do t’i bëjë kur Juna të jetë jashtë shtëpisë së “Big brother”.
Burimi: Gazeta Panorama

23/03/2008 13.11
Olsi rikujton Junen dhe nxjerr nga xhepi nje byrzylyk, qe ajo e ka harruar ne shtepi. Ai e konsideron kete stoli te harruar prej saj, si nje motiv qe do ti bashkoje jashte ne nje takim. Astriti i thote Olsit se per daljen e saj mund te kete ndikuar i dashuri, familja ose rrethi me i ngushte shoqeror, per te mos e lene te gaboje brenda. Julinda, Ina dhe Romina shprehen po ashtu se Juna i mungon.

22/03/2008 22:15
Banorja e dyte e larguar nga shtepia e Big Brother Albania eshte Juna. Mes te nominuarve te javes kane qene Romina, Leonardi dhe Juna, e cila ka marre numrin me te madh te sms-ve dhe telefonatave per te lene shtepine me te famshme ne Shqiperi. Per ta shoqeruar duke dale nga shtepia Juna ka perzgjedhur Olsin i cili e ka shoqeruar deri tek porta dalese, duke e perqafuar ate.