Posted on March 25th, 2010 in Uncategorized | 105 Komente »
Rreth orës 23 të mbrëmjes ditën e martë, në shtëpinë e Big Brother ka shpërthyer një debat i ashpër, i lidhur sërish me homoseksualitetin e Klodit.
Debati është paraprirë nga një grindje mes Klodit dhe vlonjatit Miri, madje ky i fundit e ka goditur Klodin. Banorët e tjerë kanë rrethuar Mirin dhe e kanë pyetur atë mëse njëherë: Pse arriti puna deri këtu?
Miri u shpreh: “Unë e kam marrë mënjanë Klodin dhe i kam thënë: Të lutem shumë, mos me provoko, sepse po ve re që më provokon. Nuk më ka dhënë asnjë përgjigje për këtë. Prita të më thoshte që nuk është e vërtetë, por kjo nuk ndodhi.. Më ka futur duart nga poshtë dhe më ka provokuar aq shumë, sa mu desh ta qëlloja..”
Rrëfimi i Mirit është pritur në mënyra të ndryshme. Një nga të rinjtë e futur këtë javë i ka hedhur benzinë zjarrit duke i thënë Mirit: “Ti vetë u ule në krevatin e Klodit…”. Përgjigja e Mirit ishte: “U ula normal, por ai me futi duart..”
Disa nga banorët kanë mbajtur anën e Mirit. Sipas tyre, Klodi e përdor homoseksualitetin e tij sa herë është në nominim dhe po viktimizohet për të fituar pikë.
Klodi nuk ishte i pranishëm gjatë këtij debati mes Mirit dhe të tjerëve në shtëpinë e BB3. Ai qau kur e qëlluan dhe më pas qëndroi veçmas.
Posted on March 23rd, 2010 in Uncategorized | 28 Komente »

Domenika dhe Seldi diskutojnë për debatin mes Klodit dhe Mirit dhe ajo shprehet se i vjen keq për Klodin, ndërsa Seldi thotë se ai i jep vetë rëndësi dhe nuk i kupton ato që i thuhen dhe se kur e di që Miri është i tillë, Klodi vetë nuk duhet t’i afrohet e të grricet me të. Domi e gjykon Mirin që tha ato fjalë kërcënuese e bën si i fortë, por Seldi insiston se Klodi për moshën që ka, duhet të ketë pjekurinë që t’i vlerësojë situatat dhe të mos bjerë në nivelin e tij. Domi thotë se as Klodi e as Seldi nuk i kishin bërë gjë Mirit që të merrnin këto lloj fjalësh kërcënuese prej tij, ndërsa Seldi ia kthen se me të, ajo situatë nuk po përsëritet më sepse nuk po ia lejon një gjë të tillë Mirit. Për Klodin, ai mendon se nuk duhet t’i japë konfidenca Mirit sepse vijnë këto rezultate më pas dhe shton se as nuk duhet të qajë e të rrijë i mërzitur sepse kështu i bën qejfin atij. Domenika shprehet se ishte Miri që e provokoi Klodin i cili nuk është përballur ndonjëherë me sjellje të tilla në Itali sepse nuk ekzistojnë dhe ndaj ai u prek. Seldi ia kthen se duhet ta merrte parasysh, ndërsa ajo insiston se mendohej që do gjenin karaktere të ndryshme, por jo sjellje të tilla ekstreme apo kafshërore. Seldi insiston tek mendimi i vetë se Klodi apo cdokush tjetër nuk duhet t’i japë konfidenca e rëndësi një personi të tillë negativ që do vetëm të provokojë e ngacmojë të tjerët. Domenika tregon se tek klipi, Miri ishte shprehur se e bënte cdo gjë për të ngacmuar Klodin që të flasë, por jo se e bezdiste, ndërsa tani, sipas saj, ai e nxori vërtetë se kush ishte
Posted on March 18th, 2010 in Uncategorized | 45 Komente »

Banorët, ndërsa presin për materialet shtesë për realizimin e provës, diskutojnë me njeri-tjetrin dhe marrin mendime për idetë që kanë krijuar. Klodi tregon se ndërsa po bisedonte me Bertinë se kjo provë është impenjative dhe u duhet kohë për ta realizuar, ishte shprehur që grupin e tyre ta ndanin në dy nëngrupe: ai me Seldin dhe ajo me Oltën, por Bertina i kishte thënë se ai nuk duhet ta provokonte më me këto fjalë, duke i hedhur poshtë idenë e tij. Klodi shprehet se ato janë të detyruara të punojnë bashkë dhe thotë se dy vajzat nuk janë në gjak me njera-tjetrën dhe me kaq pak mosmarrëveshje që kanë, nuk e kupton se përse të mos rrinë bashkë. “Nuk e di se ku i con mendja këto”- thotë ai dhe Domenika i mbështet fjalët e tija. Olta thotë me ironi se Bertina është me diplomë, e shkolluar, dhe e di vetë se cfarë bën, ndërsa Domi mendon se kur duhet të punojnë në grup, nuk mund të bësh dallime. Klodi thotë se po mundohej për më të mirën dhe se nëse nuk bashkëpunojnë, nuk do mund të kalojnë provën me sukses. Olta tregon se pak më parë po qeshte me mënyrën se si u përgjigj Bertina dhe shton se nga ajo nuk mund të prisje përgjigje tjetër. “Kanë dalë të gjitha ato që them unë”- thotë Olta. Më pas ata vahzdojnë të diskutojnë për provëne javës dhe po ashtu edhe banorët e tjerë.
Posted on March 16th, 2010 in Uncategorized | 21 Komente »

Jetmiri më në fund arrin të sqarohet me Klodin pas disa tentativash të dështuara dhe një kohe të gjatë bisedash. Pasi Jetmiri sqaron veprimet e tij dhe fjalët e drejtuara në adresën e Klodi, akujt mes të dyve tashmë janë thyer. Klodi ka pranuar shpjegimet e Jetmirit dhe i ka bërë të qartë atij se ai do të përpiqet që të jetë paqësor me të dhe gjithë të tjerët, sepse e pëlqen faktin që në shtëpi të mund të ketë më tepër harmoni mes banorëve. Pasi të dy sqarohen, Jetmiri gjen momentin që të flasë edhe për keqkuptimet që ai ka me banorët e tjerë. Ai i thotë Klodit se banorët e kanë paragjykuar Mirin pa ia dhënë mundësinë për të biseduar me të në mënyrë që t’a njihnin nga afër. Ai i thotë Klodit që së shpejti do të sqarohet edhe me Adën e cila ka krijuar gabimisht mendim të keq për të edhe pse nuk e kanë pasur mundësinë që të flasin. Ai flet edhe për Domenikën të njëjtën gjë, pasi ajo e ka quajtur disa herë “maskilist” dhe Miri thotë se ai nuk është i tillë. Klodi i thotë që të përpiqet që të tregohet më i ëmbël me banorët e tjerë, në mënyrë që të shmangi keqkuptimet dhe paragjykimet e tyre. Ndër të tjera Jetmiri thotë se ai edhe nëse nuk arrin që të sqarohet me Adën dhe Domin, përsëri do t’u kërkojë falje vetëm për të treguar se e pëlqen humanizmin dhe realisht dëshiron që të ketë mardhënie të mira me të gjithë. Klodi i thotë se aitij i vjen mirë që dëgjon këto fjalë prej Jetmirit, por i kërkon që një gjë të tillë duhet ta bëjë vetëm nëse e ndjen të nevojshme vetë. Jetmiri i premton Klodit se së shpejti do t’i kërkojë falje edhe Adës edhe Domit dhe do të përpiqet që gjërat mes tyre të sqarohen përfundimisht. Pas këtyre bisedave Jetmiri çohet nga tavolina dhe shkon të bëjë kafe, ndërsa Klodi shkon në dhomën e gjumit.
Posted on March 16th, 2010 in Uncategorized | 32 Komente »

Jetmiri ka gatuar drekën për banorët. Ai ka eksperimentuar të bëjë makarona me qumësht dhe reçel. Disa nga banorët kanë ngrënë dhe nuk kanë uri, por të tjerët që i provojnë thonë se janë të mira. I fundit që ulet për të ngrënë është Klodi dhe Jetmiri shkon të flasë me të dhe i tregon se si i ka gatuar makaronat. Klodi shprehet se nuk ka rëndësi me çfarë i ka bërë, mjafton që mos t’i ketë hedhur helm. Jetmiri përgjigjet që ëstë hera e dytë që ia thonë këtë gjë, por i thotë se nuk do të donte që të helmoheshin. Klodi thotë se ia ka thënë me shaka dhe Jetmiri ia kthen që dhe ai me shaka po i përgjgjet. Jetmiri më pas i tregon që ka punuar si guzhinier dhe ka ekperiencë në të gatuar, dhe drekën që u ka bërë sot e ka parë dhe më parë, nuk është se ka ekperimentuar. Klodi e pyet se çfarë punon tani në Itali dhe ai i thotë që ka bërë çdo lloj pune që nga saldator, mekanik, murator e të tjera. Jetmiri shprehet se këto punë i ka bërë që të ecë përpara në jetë dhe përsa i përket shkollës, tani i ka mbetur që të marrë vetëm dipllomën. Jetmiri shprehet se Klodi e kupton më së miri që është e vështirë për të jetuar dhe për të mbajtur veten në një vend të huaj, pasi e ka provuar dhe vetë. Më pas Klodi e pyet nëse i ka ardhur mirë që a iështë munduar t’a sqarojë dhe Jetmiri përgjigjet që nuk ka patur ndonjë problem apo mosmarrveshje me të. Lexo me teper »
Posted on March 16th, 2010 in Uncategorized | 1 Koment »

Jetmiri dhe Erioni kanë biseduar në kopësht dhe Erioni i ka treguar atij debatin që ka patur me Klodin pak më parë. Ai i thotë se Klodi fërkohej me Bertninën dhe Erioni fillimisht nuk ka ndërhyrë, por në momentin që Klodi i ka thënë Bertinës se ajo po mbështetet tek Erioni, nuk ka duruar më. Ai tregon se Klodi kapej pas fjalëve të tyre dhe jo në argumente të bazuar në fakte. Erioni i ka thënë Klodit se nëse nuk ka arritur t’a njohë Bertinën është për shkak të tij dhe jo se ajo mbështetet tek ai. Jetmiri do të dijë se si e kanë mbyllur këtë debat dhe ai i përgjigjet që si gjithmonë me heshtje, pasi kur nuk kaën më ç’të thonë largohen. Jetmiri e pyet si ka reaguar Klodi kur Erioni i ka thënë që ai nuk ia jep mundësinë për të folur banorëve të tjerë dhe Erioni shprehet se Klodi e ka kapërcyer këtë moment. Jetmiri shprehet se Klodi e ka cilësuar si maskilist dhe përpiqej t’i shpjegonte se çfarë elementesh zotëron një femër. Jetmiri shprehet se Klodi po ia arrin qëllimit të tij, por ata nuk duhet të bien pre e provokimeve të tij dhe të përballen me të kur ia kërkon. Erioni thotë se me të Klodi nuk ka për të arritur asgjë dhe i tregon se Kika ka thënë për të dhe Bertinën që janë çifti më i bukur në Shqipëri dhe Klodi e ka kundërshtuar. Jetmiri thotë se secili ka pjesën e tij në atë që bën dhe thotë aty brenda. Ai shprehet se paqja e tyre është surreale pasi motivohet nga ajo që quhet nominim dhe Klodi po mundohet që të evidentojë difektet e tyre që t’i ulë dhe në këtë formë ka harruar të merret me veten e tij dhe të tregojë se cili është. Ai thotë se është aftësia e Bertinës t’i bëjë ballë provokimeve dhe sulmeve, por në momentrin që përfshihet dhe Erioni, do të dalë fjala e Klodit. Erioni shprehet se në rastin e mëparshëm i ka kërkuar Klodi që Erioni të sqarohet. Jetmiri shprehet se nominimi ka bërë që Klodi të zgjohet, por në këtë mënyrë që ai po sillet po ul veten e tij. Erioni shprehet se atij i ka ardhur një ide dhe mendon se banorët duan që Jetmiri të mos flasë e të mos shprehet dhe në këtë mënyrë ai do të kthehet në një person që nuk ka çfarë të japë më. Jetmiri thotë se atij nuk i intereson çfarë kanë ata në kokë, por çfarë mendon ai për lojën e tij.
Më pas dy djemve iu është bashkuar dhe Kika dhe ata kanë ndërruar temë bisede. Tashmë ata flasin për emisionet televizive dhe më pas kalojnë tek politika.
Posted on March 16th, 2010 in Uncategorized | 31 Komente »

Në debatin që ka patur Ada me Kikën për Valonin është futur dhe Klodi. Ai i ka drejtuar Kikës një pyetje se për çfarë arsye po e mbron dhe po mund mundohet t’i nxjerrë në pah vlerat që ka Valoni dhe i vjen çudi pse nuk e ka bërë këtë dhe me Rezartën. Kika përgjigjet që ai nuk po bën asgjë më shumë se sa po e kupton dhe po e shikon Valonin ashtu siç është ai realisht. Klodi shprehet se ata kanë arritur t’a kuptojnë vetë nëse Valoni është real apo jo dhe Kika shprehet se ata duhet të kuptojnë anët e mira dhe difeketet e tij dhe Klodi përgjigjet se ka arritur t’i kuptojë të gjitha. Më pas Klodi i kthehet dhe një bisede që kanë patur më parë ku ai ka thënë se ylli i shtëpisë për të është Olta, ndërsa Kika ka thënë që për të është Valoni. Klodi shprehet se të gjithë mund të ndjehen shumë lart për veten dhe në atë moment Bertina ndërhyn duke thënë që Klodi pak më parë ka veçuar dikë, ndërsa tani po bëhet kontradiktor me fjalët e tij. Klodi i përgjigje që ajo s’kishte përse të ndërhyntem por ndoshta nuk i ka ardhur mirë që ai ka përmendur Oltën si yllin e shtëpisë dhe jo atë. Ai shprehet se ajo ka dashur të përmendet emri i saj, por ai nuk ia jep atë kënaqësi , Bertina përgjigjet që ajo nuk ka nevojë që t’a vlerësojën të tjerët. Lexo me teper »
Posted on March 15th, 2010 in Uncategorized | 57 Komente »
E dashur zemra ime, mami!
Shpresoj shumë që të jesh mirë. Edhe unë mirë jam.Për fat të keq, prej shumë vitesh s’na është dhënë mundësia të jetojmë pranë njëri-tjetrit,por kjo vetëm fizikisht. Kjo gjë më ka penguar të të them se sa shumë të dua, më shumë seç’mund të thuhet apo mendohet.Nuk dua më t’i kujtoj vuajtjet që kemi kaluar dhe vuajtjet që ti vazhdon të kalosh…sepse zemrat tona janë të forta dhe tashmë janë mësuar me çdo sfidë e vështirësi.Ne të dy kuptohemi shumë mirë, edhe pa folur, thjesht me një shikim. Kemi shumësekrete unë e ti, dimë shumë gjëra për njëri-tjetrin që të tjerët nuk i dinë…Unë e di që kjo gjë që dua të bëj, do të të lëndojë pa masë, sadoqë ti më ke pranuar ashtusiç jam. Ti e di shumë mirë se sa shumë kam vuajtur e sa shumë kam luftuar që të tjerëttë më pranojnë kështu siç jam… Ti ke luftuar e vuajtur dyfish, se zemra e një nëne do mëtë mirën për fëmijën e saj.Jeta ime është si një libër i hapur për ty… ti ke lexuar vetëm kapitujt e parë të saj… të tjerëtjanë të mbushur me dhimbje, mohime, refuzime, përjashtime, derisa erdhi momenti që unëtë pranoja veten. Tani po luftoj që të tjerët të më pranojnë mua… dhe homoseksualitetintim, që ti e ke pranuar duke vënë të parën dashurinë për mua dhe të dytin opinionin evrazhdë të njerëzve që na rrethojnë.Tani që po të shkruaj mendoj… “E kush është ai që ka luftuar me veten dhe nuk kafituar?”. Mes gjithë dielmave të mia shpirtërore… dilemën e fundit që lidhet me ndjenjate mia dhe me qenien time… dua ta ndaj me të gjithë. (UNË JAM GAY!)Në fund të fundit… ky është Klodi… njeriu duhet pranuar për atë që është dhe jo për atëqë duhet të jetë. Ti kështu më ke pranuar, prandaj të dua dyfish…Të puth me mall dhe MË FAL për çdo herë që të kam lënduar.MË FAL që nuk u bëra njeriu që ti do kishe dashur të bëhesha. MË FAL që po të bëj tëvuash sërish… Por ti vetë më ke mësuar se njeriu në jetë duhet të jetë i ndershëm dhe i drejtë.
Të dua pafundësisht! Djali yt, Klodi.
Posted on March 11th, 2010 in Uncategorized | 35 Komente »

Disa nga banorët, të mbledhur në kopsht, diskutojnë për provën e javës e vecanërisht për ndarjen në grupe nga Vëllai i Madh. Kjo bisedë zhvillohet nga Klodi, Domenika dhe Seldi të cilët njëzëri shprehen se kjo ndarje nuk u pëlqen. Klodi mendon se më bukur do të ishte që të shkonin të gjithë banorët njëherësh në pistën e patinazhit sepse kështu do të kishte më shumë argëtim, larmishmëri e kënaqësi, pasi kështu në grupe, atij i duket më shumë si një detyrë për t’u realizuar. Domenika shprehet se të paktën kishte Edin dhe Seldin në grup, por edhe Seldi nuk i qëndroi shumë pranë. Klodi ia kthen se kështu do jetë edhe në jetën jashtë shtëpisë; secili do shikojë punën e vet dhe Seldi e pohon këtë mendim të tij. Klodi u tregon atyre se kur shkuan për të bërë provën e patinazhit, Erioni i kishte hedhur shumë fjalë me kunja. “Mezi paskan pritur që të jenë jashtë e të flasin se këtu…”- shprehet Domenika duke folur në numrin shumës e përfshirë dhe banorët e tjerë të grupit tjetër. Ajo e pyet Klodin se cfarë i tha Erioni, por Klodi shprehet se ai flet vec në ambiente ku ka publik se në shtëpi nuk ia mban dhe tregon se ishin kunja në lidhje me preferencën e tij seksuale ndërkohë që Erioni donte të nxirrte në dukje inteligjencën dhe zgjuarsinë e tij.
Seldi kërkon cakmakun për të ndezur cigaren dhe Domenika i thotë se e ka Ada, por ai thotë se Ada nuk e ka. Seldi i thotë Domenikës se kur i jep dicka, do që t’ia kthejë sërish e jo ta humbë. “Por unë, ti, Ada dhe Olta pimë cigare këtu”- ia kthen ajo duke nënkuptuar se nuk ia ka bërë me qëllim as ajo e as ato. Domenika nxehet me kërkesën e Seldit për cakmak dhe shkon të kërkojë një, ndërsa ai shprehet se cakmakun e kanë ata persona që ai nuk dëshiron që t’ua kërkojë, madje as atë e asgjë tjetër e këtë e thotë për grupin tjetër. Domenika i sjell cakmakun dhe i kërkon të falur që nuk ia dha në momentin e duhur, por Seldi i kërkon që ajo ta kuptojë se për cfarë po flet ai.