Intervista me Liriten

Posted on March 29th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 319 Komente »

Big Brother Albania 2 – Eleminimi i Lirites

Posted on March 28th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 504 Komente »

Del Lirita! Jashte cdo parashikimi. Lindin dyshime per vertetsine e lojes

Posted on March 28th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 964 Komente »

Doli Lirita ! Banorja me pak e votuar ne te gjitha sondazhet dhe forumet shqiptare ku flitet per Big Brother Albania. Sondazhi yne rendit vajzen nga Kosova si nder me pak te votuarat, ajo ka marr vetem 5% te numrit total te votave. Ne pothuajse te gjitha sondazhet kryesonte Aida dhe ne vendin e dyte Mimoza, por prej te dyjave asnjera nuk doli nga shtepia e Big Brother Albania edhe kete jave. Ndoshta Vellai i Madh preferon te mbaj ne loje  Aiden dhe Mozen sepse jane nder konkurentet me te shikuara dhe me te komentuara, por kete asnjeri nuk mund ta di. Ju takon juve, fansave te Big Brother te komentoni dhe te gjykoni kete eleminim. Sa i vertet ishte ky eliminim? Mos valle Big Brother po luan piset?

Preferoj më tepër Aidën, nuk e duroj dot Pavlinin

Posted on March 4th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 68 Komente »

Padyshim që do të ishte njëri prej ndjekësve kryesorë të programit “Big Brother” pasi sivjet ka mundësi të jetë
spektator, ndërkohë që vjet ishte aktor i këtij reallity show Natyrisht kur je i pari, ke favorin sepse të takon të zbulosh misterin, gjithçka është e re për pjesëmarrësit por edhe për publikun që të ndjek. Por Visi ndjek me kujdes gjithçka që banorët bëjnë, pasi kërkon të depërtojë në natyrat e tyre, në lojën që bëjnë, dhe pse jo, si një tifoz i këtij formati që e bëri të njohur, të bëjë një ndarje preferenciale. Ja çfarë mendon ai:

Pavlini: Më duket tipi më antipatik brenda asaj shtëpie, për faktin se përpiqet të jetë në qendër të veëmendjes në çdo moment dhe për çdo gjë. Madje edhe aty ku nuk ka lidhje fare, ai do të tregojë se di gjithçka, duke u bërë imponues për banorët e tjerë. Nuk më pëlqen që banorët i pyet vetëm për jetën intime, ose më saktë ai interesohet vetëm për aspektet seksuale. Duket sikur i intereson vetëm kjo. Mos vallë ka defiçenca seksuale? Nuk më pëlqen edhe një fakt tjetër, kur thotë se lekët do i përdorja për bamirësi. Ky është thjesht një manipulim për publikun. Me një fjalë nuk më duket një përfaqësues i denjë i Shkodrës.

Qetësori: Më duket kopje e Çimit por pak më i rafinuar, pasi qëndron hera herës më i tërhequr në debate.

Dritani: Më duket se nuk po jep asgjë interesante në atë shtëpi.

Adi: Tip me komponentët e duhur për lojën.

Arjoni: Inteligjent, ngacmues, shoqëror. I duhet shtëpisë. Lexo me teper »

Del Agoni

Posted on March 1st, 2009 in Big Brother Albania 2 | 89 Komente »

Edhe kete jave sondazhi yne ishte shume preciz me parashikimet e fansave te Big Brother Albania. Agoni u largua. Djaloshi 27 vjecar nga Prishtina sonte ne mbremje la shtepine e Big Brother Albania 2. Agoni do te  mbahet mend per ciltersine e tij dhe per shprehjen hapur te ndjenjave. Qe ne ditet e para  cooleri nga Kosova nuk kishte mohuar te shprehte simpatine e tij per Zhuljeten, por ajo qe cuditi me shume fansat ishte surpriza qe ai i beri Adelajdes. Nje nder xhestet me te bukra qe nje mashkull mund te bej nje femre, petale trendafilash…c’mund te themi tjeter, tamam cooler!!!