Olsi i ‘Big Brother 1′, me te dashur te re pas ndarjes me Nocen
Posted on January 21st, 2011 in Big Brother Albania, Lajme dhe Thashetheme | 3 Komente »
Kanë kaluar pak muaj që kur Najada Konomi bëri deklaratën e bujshme në media se ndahej nga Olsi, pasi nuk mund ta duronte më situatën e krijuar. Ajo nuk është mjaftuar me kaq, por e ka akuzuar atë për një sërë vesesh të cilat janë edhe shkaktare që lidhja e tyre nuk mundi të funksionojë. Gjithashtu, Najada theksonte se Olsi nuk ishte korrekt edhe në marrdhënie me femrat. Olsi më pas ka replikuar duke mohuar akuzat dhe duke pohuar se ka qenë gjithnjë besnik në marrëdhënie më Najadën, me të cilën u lidh brenda shtëpisë së “Big Brother” në edicionin e parë. Ai ka pohuar se nuk ka pasur kurrë një histori tjetër me femra, madje as edhe një flirt të vetëm, gjatë kohës që rrinte me Najadën.
Sipas tij, sherri filloi pasi Najada insistonte të bënte një fejesë zyrtare, ndërkohë që Olsi nuk ishte akoma gati për të. Disa muaj pas ndarjes, paparaci ynë fotografoi Najadën në pub me një djalë tjetër me të cilin nuk dimë se çfarë marrëdhënie ka. Por duket se as Olsi nuk ka ndenjuar duarkryq. Dy ditë më parë, ai është fotografuar nga paparaci ynë me një vajzë të re rreth të 19-ve, bionde, shumë simpatike, teksa po hynin në kinema për të parë një film. Lexo me teper »


