Erioni dhe Olta bisedojnë

Posted on March 23rd, 2010 in Uncategorized | 116 Komente »


Erioni dhe Olta shkojnë në dhomë dhe zgjedhin pikërisht atë vend pasi thonë që vetëm aty nuk mund t’i dëgjojë asnjeri. Olta i kërkon që ai t’i tregojë ndonjë histori nga jeta e tij pasi do të ketë një shok shumë të mirë aty brenda, dhe ekzaktësisht do të që të kishte Erionin shok. Ajo i tregon që babai i saj nuk ka qënë në dijeni të futjes së saj në BB dhe nuk e ka ditur as për audicionin, pasi ai nuk ishte dakort që ajo t’a fillonte atë ekseriencë. Olta shprehet se i ati e ka parë vetëm kur ajo ka hyrë aty dhe ndërkohë Olta përlotet dhe thotë se nuk e di se si i ka pritur ai veprimet e saj. Erioni mundohet t’ia kalojë dhe i thotë që ai nuk ka patur probleme të tilla dhe shprehet se Olta i është dukur më aktive gjatë kohës që ka qëën në nominim, ajo është më e qeshur, më e qetë, aktive dhe jo menefregiste. Olta kërkon të dijë se pse nuk ia ka thënë më parë këtë gjë dhe ai përgjigjet se nuk i ka rënë rasti që të flasin. Olta shprehet se ajo do që miqësinë me Erionin t’a vazhdojë dhe jashtë dhe ai përgjigjet që për këtë gjë është i sigurt. Ai thotë që ka folur dhe me Adën para se ajo të ikte dhe i ka thënë që që i vjen keq që vajzat nuk flasin me të për shkak se ai është i lidhur me Bertinën. Lexo me teper »

Erioni dhe Bertina në prani të Oltës

Posted on March 22nd, 2010 in Big Brother Albania 2 | 70 Komente »


Erioni dhe Olta qëndrojnë jashtë dhe bisedojnë me njëri-tjetrin. Aty vjen edhe Bertina e cila nis të bisedojë me Erionin duke e injoruar prezencën e Oltës. Duket se Bertina tashmë ka ndryshuar taktikë pasi gjithmonë kur Olta i afrohej Erionit Bertina largohej, ndërsa tani vendos që të afrohet pranë Erionit edhe kur ai është i shoqëruar nga Olta. Ata të dy bisedojnë duke u munduar të sqarojnë keqkuptimet ndërmjet tyre, ndërsa Olta qëndron aty e heshtur dhe dëgjon me vëmendje fjalët e Bertinës. Bertina dhe Erioni diskutojnë për sjelljen e njëri-tjetrit dhe sqarohen për gjërat e ndodhur gjatë natës së mbrëmsheme, duke biseduar sikur të ishin vetëm. Pas disa minutash aty vjen edhe Jetmiri i cili nis të bisedojë me çiftin. Olta edhe pse vetëm me Erionin flet, nuk largohet, por vashdon të qëndrojë aty duke folur pak vetëm me Erionin. Pas disa minutash të tjera jashtë dalin banorë të tjerë dhe Olta futet brenda. Pas saj çohet edhe Bertina duke i thënë Erionit, “nuk po them që jam e zgjuar, por ca gjëra i kuptoj shumë mirë” dhe largohet pa i thënë se përse ishte mërzitur me të.

Thashetheme për Edin

Posted on March 21st, 2010 in Lajme dhe Thashetheme | 28 Komente »


Domenika diskuton me Oltën për bisedën që pati një natë më parë me Bertinën. Ajo tregon se biseduan shumë por nuk është e sigurt nëse ajo ishte e sinqertë apo po sillej ashtu vetëm nga frika e nominimit. Domi tregon se i kishte thënë se ngaqë ishin vetëm katër vajza, duhej të ishin më të lidhura dhe Bertina i kishte thënë se priste që t’i afroheshin ato. Olta shprehet se asnjë nuk e ka distancuar Bertinën, por vetë ajo është larguar prej tyre. Domi vahzdon të tregojë se i tha asaj se pas dy muajsh qëndrimi sëbashku, kjo ishte hera e parë që flisnin dhe se Bertina i kishte thënë se shpesh ishte djegur nga shoqëria. Domi thotë se dhe ajo ka patur raste të tilla në shoqëri, por jo të gjithë janë njësoj. “Është 25 vjece e nuk i kanë rënë gjithë problemet e jetës”- thotë Domenika, ndërsa Olta pason se edhe atyre nuk u ecën jeta vaj. Domenika tregon gjithashtu se iu krijua përshtypja sikur Bertina ndryshoi taktikë loje me këtë afrim, por uron që të ketë qënë e sinqertë, edhe pse iu krijua përshtypja se nuk ishte e tillë. Ajo thotë se Bertina ishte shprehur se mendonte të ishin shoqe dhe kur Domi e kishte pyetur se pse nuk foli me të si me Adën, ajo ishte përgjigjur se dy persona të njëjtë shpesh shtyhen, largohen. Domi shprehet se Bertina nuk e njeh sepse cdo gjë ia merr për ters. Të dyja vajzat diskutojnë edhe për vendimin e Mirit që shpëtoi Edin dhe jo Hakiun. Domi thotë se nuk e kuptoi këtë veprim kur ai rri me Kikën tërë kohën. Ajo mendon se ai e bëri qëllimisht dhe se Edi tani i ka një borxh Mirit vetëm për këtë gjë. olta thotë se me Edin do t’i sqarojë disa gjëra, ndërsa Domi shprehet se nuk i pëlqen mospozicionimi i tij dhe tregon se Edi ishte shprehur një natë më parë se ishte i lumtur që nuk ishte në nominim. Ajo e komenton këtë gjë duke thënë se e bukura e kësaj loje është nominimi ku kupton se sa vlen e sa të pëlqen publiku e jo të fshihesh e distancohesh. Olta mendon se kjo është taktikë për të ndenjur deri në fund, zgjedhja që bëri Miri për Edin. Në lidhje me Adën, ato thonë se nuk e meritonte që të dilte dhe dikush duhej ta kishte shpëtuar, për ta njohur deri në fund. Ato diskutojnë dhe fjalët e Edit se u zhgënjye nga Ada dhe Olta shprehet se ai nuk ka bërë asgjë për Adën që të priste dicka nga ajo. Ajo shton se vetë Edi nuk po jep asgjë përvec shakave të përsëritura të mëngjesit. Domi shprehet se nuk është e drejtë që në nominim të shkojnë katër persona të fortë dhe Edi i sëmurë, të rrijë në shtëpi. Vajzat i rikthehen taktikës së Mirit dhe Domi tregon se ai filloi të fliste gjatë gjithë javës vec e vec me personat që nuk shkonte për të rregulluar marrëdhënien dhe shton se është kurioze se për cfarë do flasin të dy sot. Domenika mendon se këtë javë do dalë Hakiu, por tregon se edhe Klodin e kishte zënë frika sepse i kishte thënë se të gjithë të rinjtë kanë dalë.

Olta dhe Bertina në një grup për provën

Posted on March 18th, 2010 in Uncategorized | 45 Komente »


Banorët, ndërsa presin për materialet shtesë për realizimin e provës, diskutojnë me njeri-tjetrin dhe marrin mendime për idetë që kanë krijuar. Klodi tregon se ndërsa po bisedonte me Bertinë se kjo provë është impenjative dhe u duhet kohë për ta realizuar, ishte shprehur që grupin e tyre ta ndanin në dy nëngrupe: ai me Seldin dhe ajo me Oltën, por Bertina i kishte thënë se ai nuk duhet ta provokonte më me këto fjalë, duke i hedhur poshtë idenë e tij. Klodi shprehet se ato janë të detyruara të punojnë bashkë dhe thotë se dy vajzat nuk janë në gjak me njera-tjetrën dhe me kaq pak mosmarrëveshje që kanë, nuk e kupton se përse të mos rrinë bashkë. “Nuk e di se ku i con mendja këto”- thotë ai dhe Domenika i mbështet fjalët e tija. Olta thotë me ironi se Bertina është me diplomë, e shkolluar, dhe e di vetë se cfarë bën, ndërsa Domi mendon se kur duhet të punojnë në grup, nuk mund të bësh dallime. Klodi thotë se po mundohej për më të mirën dhe se nëse nuk bashkëpunojnë, nuk do mund të kalojnë provën me sukses. Olta tregon se pak më parë po qeshte me mënyrën se si u përgjigj Bertina dhe shton se nga ajo nuk mund të prisje përgjigje tjetër. “Kanë dalë të gjitha ato që them unë”- thotë Olta. Më pas ata vahzdojnë të diskutojnë për provëne javës dhe po ashtu edhe banorët e tjerë.

Hakiu dhe Olta sqarohen

Posted on March 16th, 2010 in Uncategorized | 45 Komente »


Hakiu diskuton me Oltën për ndryshimet e sjelljes ndaj njeri-tjetrit. Olta shprehet se nuk ka ndryshuar sjellje ndaj tij, ndërsa ai po dhe mendon se mund të kenë ndikuar të tjerët. Ajo e pyet Hakiun nëse u sqarua me Mirin për ato që i kishte thënë ajo (Olta i ka treguar disa javë më parë që Miri kishte folur keq për Kikën kur ishin të ndarë në dy shtëpitë). Hakiu shprehet se ai i ka kuptuar edhe vetë këto lloj reagimesh si të Mirit edhe të banorëve të tjerë apo intrigat që thureshin ndaj tij, por sqaron se nuk ka dashur që ta shfrytëzojë atë situatë e t’i kthehej Mirit me po të njëjtën mënyrë sepse ajo lloj sjelljeje nuk është pjesë e tija. Ai thotë se me Mirin e zgjidhi sipas mënyrës së vet, por Olta shprehet se ai asaj nuk i ka kthyer ndonjë përgjigje konkrete që ai ishte në dijeni të asaj situate dhe sipas saj, ajo që kërkonte nuk ishte nxitje, sic e kishte marrë Kika. Hakiu thotë se Miri i ka thënë të njëjtat gjëra që i ka thënë sikurse ajo dhe shton se i është krijuar përshtypja se ajo është bërë një burim intrigash, i nxitjes së situatave, pikërisht nga bisedat që janë bërë mes banorëve të tjerë për debatin e tij me Mirin në shtëpinë e re gjatë asaj jave. Hakiu i thotë se një arsye tjetër që ka ndryshuar sjelljen ndaj saj ishte kur kuptoi se ajo filloi të pozicionohej në shtëpi duke patur mbështetjen e të tjerëve, ndërsa Olta i thotë se ai gjatë javës së kaluar që ajo ishte e nomininuar, ai ka dashur që ta sulmojë. Olta tregon se ajo gjithnjë është interesuar për të kur ka qënë në nominim, ndërsa ai, javën e kaluar e ka pyetur me kunjë nëse ndjehet e fortë. “Mua nuk më shpëton gjë”- shprehet ajo. Lexo me teper »

Edi i mërzitur me Adën e Oltën

Posted on March 16th, 2010 in Uncategorized | 1 Koment »


Edi diskuton me vajzat, Oltën dhe Adën se tek to ka vënë re një ftohje të marrëdhënieve, kohët e fundit. Olta flet e para duke thënë me bindje se ajo nuk është ftohur me Edin dhe po këtë gjë thotë edhe Ada. Domenika që ndodhet aty, e pyet Edin nëse ka vënë re edhe tek ajo këtë gjë, por ai shprehet se jo pasi me të, ajo është sjellë gjithnjë njësoj. Për vajzat ai shprehet se këtë e ka vënë re në disa detaje të vogla. Ai jep një shembull dhe u kujton atyre se mbrëmjen që u vra gjatë provave, ato nuk erdhën që të interesoheshin për gjendjen e tij, madje as nuk e panë me sy, por kanë ardhur shumë vonë. Ai tregon se deri në atë kohë priste që ato të vinin e ta ndihmonin dhe ka refuzuar shpesh ndihmën e Rezartës, por kur pa se ato nuk u afruan, pranoi që ajo ta ndihmonte. Të dyja vajzat i thonë se pasi kanë ardhur nga prova, ato janë interesuar për të dhe kur panë se Rezi po e ndihmonte, nuk mund t’ia merrnin asaj nga dora e ta vazhdonin ato përkujdesjen ndaj tij, ndërsa Edi shprehet se u ndje i parëndësishëm në ato momente. Ato shfajësohen duke treguar se dikush i kishte thënë se ai e kishte marrë mjekimin nga mjekja dhe se duke parë edhe se Rezi po kujdesej për të, nuk menduan se ishte e nevojshme. Ada i thotë Edit që nuk duhet t’i ngelë hatri për gjëra kaq të vogla, por atij i duket dicka e rëndësishme kjo gjë.

Erioni dhe Olta ngacmohen

Posted on March 12th, 2010 in Uncategorized | 150 Komente »


Erioni dhe Olta kanë qëndruar në dhomë duke biseduar. Erioni i tregon Oltës se mbrëmë djemtë i kanë hedhur miell në krevat që kur të shtrihej të bëhej pis, por Erioni thotë se e ka kuptuar lojës pasi i ka parë, kështuqë ka fjetur tek krevati i Bertinës. Ai i tregon që e kanë lënë pa gjumë Kikën mbrëmë pasi shtrireshin sikur do t’i punonin ndonjë rreng me Valonin dhe Mirin. Olta dhe Erioni ngacmohen me fjalë dhe Erioni i thotë që është bërë serioz tani sepse është fejuar. Olta bën shaka dhe i thotë që është i vogël për t’u fejuar e për t’u martuar. Ai i thotë se si do të reagonte po të lexonte në gazetë që Erioni është martuar me Bertinën dhe Olta përgjigjet që ai do ta ftojë në dasëm, kështuqë s’ka pse t’a marrë vesh me rrugë të tjera. Erioni i thotë Oltës që po e thërret Klodi dhe ajo i përgjigjet që nuk largohet kur është duke bërë një bisedë sado që mund t’a thërrasin të tjerë. Olta shprehet që nuk është si ai dhe Erioni pohon që ai nuk mund të vazhdojë të qëndrojë kur e thërret dikush.
Pak më vonë, grupi i parë kthehet nga patinazhi dhe në këtë mënyrë biseda e Oltës dhe Erionit kalon në plan të dytë.

Olta, Ada thashetheme në dhomën e gjumit

Posted on March 11th, 2010 in Uncategorized | 29 Komente »


Banorët janë shtrirë të flenë dhe Olta me Adën bisedojnë me zë të ulët. Ato diskutojnë për banorët e grupit tjetër. Ada thotë se ajo nuk mund të ndryshojë sjellje ndaj Erionit, ose ta nominojë këtë javë sepse me të nuk ka pasur asnjë debat apo mosmarrëveshje. Ajo i thotë Oltës se ata të grupit tjetër i kanë bërë mirë llogaritë e nominimeve, kanë larguar më parë ata që janë më të fortë nga grupi kundërshtar. Olta i thotë Adës se nëse nuk del Rezarta këtë javë, votat për nominim t’ia japin asaj dhe Valonit dhe Ada thotë që t’ia japin të gjithë votat Valonit, në mënyrë që të eleminohen më parë ata që janë më pak të fortë. Ada e pyet Oltën se me kë ka pasur më tepër afrimitet në shtëpi dhe Olta fillon që t’i tregojë mardhëniet që ka pasur ajo fillimisht me Jetmirin, Gracielën dhe Erionin. Ajo tregon se Jetmiri planifikoi që të largonte nga loja Valentinën dhe më pas flet për largimin e Pamelës. Pasi thekson se me Erionin ka pasur gjithmonë mardhënie të mira, Olta tregon për afrimitetin që kishte me Gracielën dhe shpjegon arsyet e nominimit nga ana e saj. Ada i thotë se ajo nuk arriti ta kuptonte mirë Gracielën. Olta tregon se i vjen inat për fjalët e Gracielës natën e spektaklit sepse ajo e kishte përkrahur gjithmonë, por ndyshoi mendim kur Graci pati debate me Klodin dhe Olta kuptoi se Graciela donte që të nxiste debate. Ndërsa Ada shton “po ajo ça s’tha për Jetmirin, nuk di kujt t’i besosh këtu”. Më pas ato bëjnë thashetheme edhe për banorët e tjerë ku Olta i tregon Adës se edhe Kika i kishte folur me ironi rrugës kur shkonin për patiznazh.