Seldi,Pamela dhe Domi jane shtrire ne dhomen e gjumit dhe po bisedojne. Seldi ka filluar tju flase per jeten e tij dhe per prinderit. Ai u ka thene qe prinderit e tij jane ndare qe kur ai ka qene nje vjec. Seldi tregon qe ka jetuar ne shtepi me mamane, me gjyshin e gjyshen, dhe tregon qe nuk e ka provuar ndjesine si eshte te kesh babain ne shtepi, si mund te sillet ai e shume momente te tjera. Seldi u ka treguar qe ai i ka pasur si prinder gjyshin me gjyshen. Domi thote qe i kemi historite pak a shume paralele.Ai vazhdon te tregoje qe e ema ka sakrifikuar shume per te dhe Seldi thote qe ka qene ai qe ka kembengulur qe mamaja e tij te jetonte me partnerin e saj. Pamela eshte prekur shume nga ky rrefim i Seldit dhe ka filluar te qaje, Domi dhe ai e kane ngushelluar duke i thene qe te mos shqetesohet, por ajo i ka thene qe i vinte shume keq per ato qe kishte kaluar Seldi. Me pas Domenika i ka thene qe ne duhet te shkojme ne finale te tre. Ata jane perqafuar dhe jane bashkuar me te tjeret ne kuzhine.

Seldi dhe Pamela këmë gjetur momentin dhe janë ulur të dy bashkë në oborr për të biseduar. Ata kanë folur se cfarë reagimi po përcjellin tek të tjërët dhe se duhet të afrohen dhe më shumë qe ta bejnë lidhjen e tyre me të besueshme. Pamela thotë që banorët kërkojnë prova dhe prandaj është më e vështirë që ta besojnë lidhjen e tyre. Seldi i kërkon asaj që kur të jëtë ajo me Domenikën te hapë bisedën për lidhjen me Seldin dhe në këtë mënyrë ato do të kënë mundësi te shprehen. Ajo i thotë që ai duhet ta lërë më të lirë se jo nuk është fëmijë dhe nuk ka nevojë për shumë rekomandime. Me pas ka ardhur Eduardi dhe ata e kanë ndërprërë bisedën.

Banorët e tjerë duken të habitur me sjelljen e Pamelës dhe Seldit si cift e këtë gjë e diskutojnë dhe mes tyre. Bertina mendon se është vecse një lojë sepse nuk mund të lidhen brenda kaq pak kohësh, por Jetmiri habitet me fjalët e dashurisë që ata i thonë njeri-tjetrit, ndërsa Olta shton se një ditë më parë ata ndenjën shumë gjatë bashkë në dhomë vetëm dhe se kur dolën Seldi e puthi në buzë Pamelën e të gjitha këto të bëjnë të mendosh se ata janë cift i vërtetë. Seldi afrohet pranë grupit që diskuton këtë gjë dhe Olta përfiton për ta pyetur në sy nëse ata u puthën vërtetë dhe ai e pranon këtë dhe se zyrtarisht janë të lidhur. Jetmiri i uron fat për lidhjen, por Seldi ia kthen se vërtetë u lidhën por nuk i dihet si mund të ecë apo sa mund të zgjasë kjo lidhje. Seldi largohet ndërkohë që biseda vazhdon. Bertina insiston se është një lojë dhe se kjo gjë do duket shpejt, ndërsa Olta shton se Pamela i ishte dukur sikur “këputej kollaj” por për Seldin ishte e bindur që vetëm tallej me këtë histori. Jetmiri thekson se ata nuk duhet të qëndrojnë gjithnjë vec vetëm sepse kështu do mund të nominohen më lehtë nga të tjerët. Bertina mendon se ata mund të kenë bërë një pakt, thjesht për shoë por Jetmiri dhe Olta mendojnë se një pakt në sy të publikut thjesht do u ulte pikë e do dukeshin gënjeshtarë vetëm në sy të banorëve. Bertina hedhe edhe idenë se ajo mund të sillet kështu vetëm për të bërë xheloz Jetmirin dhe Erionin, me të cilët i ka shkëputur marrëdhëniet e mëparshme, por Jetmiri shprehet se kjo do të ishte dicka shumë pa kuptim dhe xheloz nuk mund të bëhet për dikë që nuk i intereson. Lexo me teper »
Posted on January 25th, 2010 in Uncategorized | 23 Komente »

Gjatë gjithë pasdites, Erjoni dhe Jetmiri, përpiqen që me bisedat e tyre të sjellin pak humor ne shtëpi. Në qendër të këtyre bisedave dhe ngacmimeve eshte Pamela. Ajo nuk ndjehet fare e bezdisur nga këto ngacmime, por ne darkë ku banorët janë mbledhur të gjithë ne dhomën e gjumit, ajo e diskuton sërish këtë ceshtje me Erjonin pas nje batute të ketij te fundit. Pamela i ben te ditur se ndonjehere i pelqen te rrije e heshtur, nese nuk ka se cfare te thotë e te njëjtën gjë duhet te bëjë edhe ai. Biseda zhvillohet ne sensin e shakase. Jetmiri, si per t’i dhene nje spunto te metejshme bisedes, i thotë Erjonit se fjalet e Pamelës ishin tepër të renda, por ndjehet mirë që të pakten emri i tij nuk u përmend nga ajo. Ai siguron Pamelën se batutat e tyre janë vecse për shaka e aspak nuk ka krijuar një aleancë me Erjonin për t’iu kundërvënë asaj. Jetmiri e përkufizon situatën e krijuar mes Erjonit dhe Pamelës si “të zemëruar” dhe kërkon që ata të pajtohen. Erjoni, për të vazhduar ende shakanë e nisur, shprehet se nuk do të pajtohet nëse ajo nuk i kërkon të falur duke e puthur në faqe. Ai i afrohet, por Pamela ia kthen se ai duhet ta bindë fillimisht se ka bërë faj e kështu ta meritojë të puthurën. Të gjithë banorët qeshin me situatën e krijuar e vazhdojnë të ngacmojnë njeri-tjetrin.
Burimi: Top-Channel.tv