
22/03/2008 12:53
Punet e shtepise jane ndare dhe Ines dhe Polit i ka rene larja e eneve. Ndoshta kushtet nuk jane te pershtatcme, por Ina me Polin e shfrytezojne bukur cdo moment qe jane vetem. Ina lan, Poli shplan. Ata te dy bejne shaka dhe qeshin te shpenguar.

17/03/2008 12:39
Ndersa cunat jashte po bisedojne per histori e politike, goca jane duke pastruar. Besa pastron guzhinen, ndersa Julinda fshin. Ato thone se shtepia po behet pis shume shpejt. Romina gjithashtu pastron banjen dhe nga ana tjeter puth Besen ose i jep keshilla Ines. Romina po sillet kendshem me te gjithe dhe duket sikur bisedat e djeshme nuk i bejne me pershtypje. Ne banje hyn Najada, e cila sapo eshte zgjuar. Romina i tregon per ‘dhuraten’ e Olsit, qe komentuar prej saj ishte nje sjellje prej “bastardi”. Najada nuk e vret shume mendjen per kete, aq me pak duket se e vret Romina.