Foto pa koment!

Posted on March 15th, 2012 in Big Brother Albania 5 | 3 Komente »

Takim romantik ne burgun Big Brother Albania dhe puthje ne buze mes Ermalit dhe Franceskes

Posted on March 12th, 2012 in Big Brother Albania 5, Ermali, franceska, Lajme dhe Thashetheme | 9 Komente »

Banoret pas darkes bejne lojra ne dhomen e ndenjes dhe gjate kesaj kohe bisedojne dhe shkembejne shaka te ndryshme. Franceska shkon prane qelise se tre te denuarve dhe i kerkon Ermires, gardianes se burgut, qe te takoje Ermalin brenda ne qeli. Ermira e lejon dhe i percakton orarin e kohezgjatjes se vizites dhe u kujton se ajo eshte duke i vezhguar.
Franceska shkon prane shtratit te Ermalit dhe i thote duke e puthur e perqafuar “me kishte marre shume malli per ty”. Me pas Ermali e pyet se si ka fjetur ajo naten e kaluar pa Ermalin prane dhe shton “do vish te flesh ketu me mua sonte”. Franceska i pergjigjet “po” dhe Ermali e sygjeron qe ajo te beje kerkese te Vellai i Madh per kete gje. Lexo me teper »

Midis Mirjetes dhe Marielit po lind dicka….?

Posted on January 11th, 2011 in Big Brother Albania 4 | 5 Komente »

Mirjeta shkon dhe shtrihet pranë marielit dhe fillon të bisedojë me të. Mirjeta fillon të pyesë Marielin nëse ai ka ndonjë problem me të sepse asaj i duket sikur Marieli po shmanget. Marieli e mohon këtë gjë dhe i kërkon Mirjetës që të sqarohet më tej. Mirieta i thotë se ai nuk flet shumë me të dhe duket sikur nuk ndehet rehat në prani të saj. Marieli i thotë se kjo nuk është e vërtetë pasi ai për të ka një mendim shumë të mirë dhe ndjehet shumë mirë pranë saj. Marieli i thotë se nëse ajo ka ndonjë gjë për t’i thënë nuk ka pse ta ketë problem. Ai thotë se është i gatshëm që të dëgjojë çfarëdolloj gjëje dhe të flasë qetësisht për të.

Mirjeta i flet në vesh marielit dhe Marieli i përgjigjet: “mos e ki problem. Mua më bëhet qefi që të tërheq si person”. Marieli i thotë Mirjetës se ai e pëlqen atë si shoqe, tipin e saj dhe shprehet se ka dëshirë që ta njohë më te si shoqe, por të tjerat kërkon që t’ia lërë kohës. “Ti japim kohë kohës, për të tjerat, unë dua që të jemi miq të mirë”. Më pas ai pyet Mirjetën dhe4 vajza i thotë se tashmë ndjehet më mirë.
Më pas ata fillojnë të flasin për gjëra të ndryshme, ndërsa bëhen gati të flenë.

Burimi: http://bigbrother.top-channel.tv/4/news.php?id=6584

Bertina dhe Erioni debatojnë për Oltën

Posted on March 23rd, 2010 in Uncategorized | 53 Komente »


Bertina është e mërzitur me Erionin pas një veprimi të këtij të fundit i cili përqafoi e puthi Oltën në sy të saj e ai justifikohet se ndodhi. Bertina acarohet edhe më shumë me përgjigjen e tij dhe i kërkon që t’i mendojë mirë ato. Ajo shprehet se ai nuk po e kupton fare se cfarë po i thotë ajo dhe as nuk i kërkon të falur për veprimin e tij. Erioni pranon se bëri gabim, por vazhdon me të tijën se ndodhi ajo gjë tashmë. Gjithsesi ai i kërkon të falur, por Bertina i kërkon që ai ta bindë se nuk do ndodhë më kjo gjë dhe se do marrë përsipër përgjegjësitë e veta e të dijë se cfarë bën. Erioni bën sikur premton duke bërë shaka, por nuk bie dakord me fjalët e saja, madje i thotë se edhe ajo ka patur një rast të tillë me njërin nga djemtë. Bertina ia kthen se asaj nuk i erdhi mirë nga përqafimi që i bënë, ndërsa ndryshe nga ajo, atij i erdhi mirë nga Olta. Ajo shprehet se me sjelljet dhe përgjigjet e tija po arrin kulmin. Erioni ia kthen se edhe ajo, Bertina, nuk duhet ta provokojë dhe i sjell një shembull, e më pas shton se nëse ajo nuk do kishte bërë provokimie, nuk do kishin ndodhur këto situata. Bertina i thotë se me këto veprime që bën ai, e frikëson për lidhjen jashtë, por Erioni ia kthen të presë njëherë deri sa të dalin, ndërsa ajo mendon pas kësaj përgjigje se kur të dalin, nuk do i dihet se cfarë do ndodhë me lidhjen e tyre. Erioni mendon se këtu situata është ndryshe, por Bertina tregon se kuptoi dicka prej tij që ai ndryshon nga situata në situatë e po ashtu edhe ndjenjat, ndërsa për të, ndjenjat dhe dashuria janë njësoj, kudo. Ajo thotë se kjo shprehje që nuk e dinë se cfarë do ndodhë me lidhjen e tyre jashtë, po e ndihmon që të jetë me këmbë në tokë e të kuptojë më mirë disa gjëra. Erioni mendon që ajo t’i kërkojë gabimet edhe tek vetja e jo vetëm tek ai dhe merr si shembull mendjemadhësinë e saj. Ajo shprehet se mendjemadhësia ose vetëvlerësimi mund të jetë dicka pozitive, sidomos në lidhje me ndonjë person dhe e ka fjalën për Oltën, ndërsa Erioni nuk e kupton fare këtë shprehje. Bertina i thotë se nuk i pëlqen që ai bie pre e provokimeve, por sipas Erionit, ai thjesht luan lojën e atyre që duan të luajnë me të. Bertina vazhdon me xhelozinë ndaj Oltës dhe i thotë se nuk i pëlqen që ai luan rolin e mashkullit të përvëluar për femra, por Erioni e kundërshton se nuk i pëlqen ai rol dhe thotë se është keqkuptuar ajo e nuk i kupton gjërat. Bertina ia kthen se ka qënë ai që nuk ka ditur t’i ndajë gjërat e i ka cuar situatat deri në këtë pikë sa keqkuptohen për cdo gjë dhe se vazhdon që të bëjë gabime të tilla. “Nëse po gaboj atë e di unë e jo ti”- thotë ai dhe i kërkon Bertinës që t’i tregojë se ku ka gabuar. Ajo thotë se ai nuk e respekton me ato veprime që bën, por për Erionin, ato ishin pasojë e provokimeve të saj, të Bertinës dhe i kërkon që të mos luajë më me të edhe pse Bertina i thotë se nuk po luan.

Erioni dhe Bertina ne hapat e para?

Posted on January 28th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 62 Komente »

bertina-erjon

Dy banoret kane qendruar ne dhome duke biseduar me njeri-tjetrin per nje kohe relativisht te gjate. Ata kane kaluar nga nje teme ne nje tjeter. Si fillim kane folur per banoret e tjere por nuk kane ndaluar shume ne kete teme. Erjoni e ka pyetur Bertinen se si e kalon kohen kur eshte jashte, dhe ajo i ka treguar per rrjedhen e veprimeve gjate dites. Ajo thote “shkoj ne pune, pastaj kthehem ne shtepi gatuaj e me pas dal me shoqet”. Ai e pyet per vendet qe frekuenton dhe flasin per baret e Tiranes.Debati zhvendoset ne karakteret e tyre, Erjoni thote qe per te dhene opinione eshte i fundit ndersa per debate eshte i pari. Bertina thote qe ajo perdor gjithmone arsyen dhe ai i thote qe ajo vepron sikur po merret me matematiken dhe ajo i thote qe kjo nuk ka ndonje te keqe. Me pas flasin per veshjen, Erjoni i thote qe femrat vishen ne menyre te tille per te rene ne sy, ndersa ajo i thote qe nuk eshte e vertete pasi cdo njeri vishet si te ndjehet rehat. Se fundmi flasin dhe per shkollen, Bertina thote qe ka deshire te beje nje master ne degen e saj dhe nje ne lidhje me politiken, dhe pse nuk eshte shume oratore.

Dashuri apo lojë?

Posted on January 27th, 2010 in Big Brother Albania 3 | 114 Komente »

seldi-pamela-dashuri

Banorët e tjerë duken të habitur me sjelljen e Pamelës dhe Seldit si cift e këtë gjë e diskutojnë dhe mes tyre. Bertina mendon se është vecse një lojë sepse nuk mund të lidhen brenda kaq pak kohësh, por Jetmiri habitet me fjalët e dashurisë që ata i thonë njeri-tjetrit, ndërsa Olta shton se një ditë më parë ata ndenjën shumë gjatë bashkë në dhomë vetëm dhe se kur dolën Seldi e puthi në buzë Pamelën e të gjitha këto të bëjnë të mendosh se ata janë cift i vërtetë. Seldi afrohet pranë grupit që diskuton këtë gjë dhe Olta përfiton për ta pyetur në sy nëse ata u puthën vërtetë dhe ai e pranon këtë dhe se zyrtarisht janë të lidhur. Jetmiri i uron fat për lidhjen, por Seldi ia kthen se vërtetë u lidhën por nuk i dihet si mund të ecë apo sa mund të zgjasë kjo lidhje. Seldi largohet ndërkohë që biseda vazhdon. Bertina insiston se është një lojë dhe se kjo gjë do duket shpejt, ndërsa Olta shton se Pamela i ishte dukur sikur “këputej kollaj” por për Seldin ishte e bindur që vetëm tallej me këtë histori. Jetmiri thekson se ata nuk duhet të qëndrojnë gjithnjë vec vetëm sepse kështu do mund të nominohen më lehtë nga të tjerët. Bertina mendon se ata mund të kenë bërë një pakt, thjesht për shoë por Jetmiri dhe Olta mendojnë se një pakt në sy të publikut thjesht do u ulte pikë e do dukeshin gënjeshtarë vetëm në sy të banorëve. Bertina hedhe edhe idenë se ajo mund të sillet kështu vetëm për të bërë xheloz Jetmirin dhe Erionin, me të cilët i ka shkëputur marrëdhëniet e mëparshme, por Jetmiri shprehet se kjo do të ishte dicka shumë pa kuptim dhe xheloz nuk mund të bëhet për dikë që nuk i intereson. Lexo me teper »

Adela, Aides -“Ti nuk di ku flet!”

Posted on March 25th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 381 Komente »


25/03/09 01:48

Aida dhe Adelajda janë vënë sërish përballë njëra-tjetrës. Duke folur për qytetin e Adelajdes, Kavajën, Aida i ka thënë se ajo vet u kishte thënë se vinte nga një qytet ku askush nuk shikonte punën e vet, por të tjetrit, ku të gjithë merrëshin me thashetheme dhe ku paragjykimet ekzistonin. Adelajda i është kthyer duke i thënë se Aida i ishte shprehur dikujt, që më pas ia kishte treguar Adelajdes, se kjo e fundit nuk e donte qytetin e vet. “Ti nuk di ku flet!”- i ka thënë ajo Aidës dhe ka shtuar se ajo kishte dashur, duke keqpërdorur fjalët që Adela kishte thënë për Kavajën, ta nxirrte atë keq, para qytetit të saj. Aida i ka thënë se ashtu si e kishte prezantuar Adela Kavajën, vetëm mendim të keq mund të krijoje. Pas kësaj debati më të dyjave u thellua më tej duke iu rikthyer atij të Adit në lidhje me Mimozën. Aida i ka thënë Adelajdes, se ajo kishte përdorur fjalët e saj, ndërsa Adela kishte shpikur në kurrizin e saj. Kishte qenë pikërisht ajo që, sipas Aidës, i kishte thënë Adit se Aida ka thënë për ty që derisa kishe një të dashur 25 vjeçe, nuk e shihje Mozën si të vogël. Në vazhdim Aida ka thënë se kjo ishte një temë tjetër dhe ata duhet t’i ktheheshin temës fillestare në diskutim: Seksi dhe Qyteti”. Adelajda i ka thnë se ajo nuk as ta nisë, as ta drejtojë. Aida ia ka kthyer që ajo dinte dhe ta niste dhe ta vazhdonte, ndërsa Adela, një temë të tillë, nuk do të kishte patur kurrë kurajo ta hapte. “E si mund të ndodhte ndryshe!” – ka komentuar Adelajda përplasjen e pashmangshme mes të dyjave. “Me injorantë si puna jote, nuk mund të ndodhte ndryshe!” – i është përgjigjur Aida.

Burimi: Top Channel

Gooooal!!!! Adela puth Bjordin

Posted on March 6th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 382 Komente »

Me ne fund magjia ndodhi, ajo qe te gjithe ne prisnim ishte pikerisht qe Adela me ne fund te pranonte qe Bjordi i pelqen dhe mbase ka filluar ta dashuroj. Video me poshte flet qarte, puthja qe ajo i jep eshte nder puthjet me romantike te regjistrua ndonjehere ne shtepine e Big Brother Albania. Nje puthje e dhene ne nje moment kaosi kur asnjeri se kishte mendjen tek ata te dy, atehere Adela me inteligjencen e saj dhuroi ate qe mbase ka dashur ta bente edhe me pare. Ajo afrohet e ve doren ne faqe dhe e puth ne faqe disa here. Per me teper shikoni videon: Lexo me teper »