Jetmirin e ka marrë malli për Rezartën

Posted on March 17th, 2010 in Uncategorized | 42 Komente »


Në dhomën e gjumit fiken dritat dhe Jetmiri me Valonin dalin jashtë të pinë cigare. Teksa bisedojnë Jetmiri i thotë Valonit se kërkon shkruajë në një bluzë të bardhë diçka për Rezartën dhe për këtë i duhen disa kolore të cilat do t’i kërkojë më vonë në dhomën e rrëfimit. Atë e ka marrë malli shumë për të dashurën e tij dhe kërkon që të shkruajë diçka për të kujtuar atë dhe kohën e qëndrimit me të në BB. Kështu ai thotë se do të shkruaj ndonjë nga shprehjet që përdorte Rezarta kur fliste me të, ose kur bënte shaka. Jetmiri i tregon Valonit se atë e ka marrë malli për mënyrën se si Rezi e thërriste “O zemër”. “Zemër, o zemër, ah kur ia bënte zemër” i thotë Jetmiri Valonit dhe ky i fundit qesh. Ata diskutojnë edhe për ndonjë rreng që mund t’u bëjnë banorëve të tjerë të shtëpisë ku Jetmiri i këkon mendim Valonit, por ky i fundit nuk ka asnjë ide konkrete. Pas kësaj Jetmiri hyn brenda dhe i kërkon edhe Valonit që të shkojë brenda sepse jashtë bën ftohtë. Kështu të dy futen brenda ku banorët në dhomën e gjumit po përgatiten të flenë. Jetmiri u kërkon banorëve që t’i tregojnë ndonjë shprehje të bukur dashurie në dialektin e gjuhës kosovare. Kështu Kika, Valoni, por edhe Bertina dhe Erioni i thonë disa nga shprehjet që njohin. Jetmiri u tregon atyre se shprehjen kërkon që t’ia kushtojë Rezartës duke e shkruar mbi bluzën e tij. Pas disa minutash Jetmiri shkruan bluzën dhe e vendos te koka e krevatit të tij.

Rezarta përball Hakiut dhe Valonit

Posted on March 13th, 2010 in Uncategorized | 77 Komente »


Kika dhe Rezi janë në kuzhinë dhe po pregatisin drekën, ndërkohë që të gjithë janë në kopësht duke shijuar rrezet e diellit dhe muzikën. Valoni është në kuzhinë dhe Kika shprehet që ai është djalë i mirë, por nganjëherë nevrikoset dhe prish fjalorin pa qënë nevoja. Kika shton se e di që nuk është në natyrën e tij të bëjë ato sjellje prandaj duhet të jetë më i kujdesshëm. Valoni me Rezin thomë që kur të dalin e të jenë në Prishtinë, kanë për t’a ruajtur miqësinë e do të dalin bashkë. Ata i tregojnë njëri-tjetrit për jetën që bëjnë atje dhe Rezi i thotë që asaj i vjen keq për vajzat në Prishtinë, pasi nuk dalin shumë ose ka nga ato që dalin dhe gënjejnë. Rezi shprehet se ajo nuk gënjen dhe ato që i bën, i thotë. Valoni përgjigjet që ai i pëlqen shumë femrat si ajo, por janë shumë të rralla. Më pas dy djemtë i thonë se ajo ka gënjyer që nuk di të gatuajë pasi nuk është e mundur sepse ajo ka jetuar dhe jashtë, por ajo i përgjigjet që kur ka jetuar jashtë ka ngrënë gjithnjë në restorante. Më pas Valoni i thotë që ai është çuditur nga ajo që është lidhur kaq shpejt me Jetmirin duke menduar dhe pjesën e mentalitetit, por ajo përgjigjet që nuk mund t’a shpegojë se si ka ndodhur, pasi ndjenja nuk pyet. Lexo me teper »

Rezi ka frikë të dashurojë

Posted on March 10th, 2010 in Uncategorized | 68 Komente »


Jetmiri dhe Rezi qëndrojnë vetëm në kuzhinë. Ai shprehet se i vjen keq për Rezin që ka frikë të dashurojë pasi ai ka arritur t’a kuptojë këtë gjë. Jetmiri e këshillon që duhet t’a lërë vetën të lirë të ndjejë pasi kur dashuron njeriu është i aftë të bëjë ç’do gjë, të arrijë dhe në veprime të pakontrolluara. Rezi përgjigjet që ajo e ka provuar t’a lërë veten të lirë dhe të dashurojë, por i druhet zhgënjimit. Miri thotë se është më e rëndësishme që të dashurojë e më pas le të zhgënjehet se ia vlen. Ajo shprehet se është e vogël dhe tani i duhet të shikojë disa gjëra të tjera, e për dashurinë ka kohë plot. Ajo e pyet Jetmirin “ a s’po bëjmë çmendurira plot?”. Jetmiri ia kthen pyetjen me pyetje dhe i thotë se kë konsideron çmenduri ajo, dhe ajo i përgjigjet që është një person që gjithmonë i kontrollon veprimet dhe nuk e kishte menduar se do t’i bënte këto gjëra para kamerave. Jetmiri shprehet se ajo ka bërë atë që ka ndjerë, po ashtu dhe ai. Rezarta i thotë se po të kishte qënë jashtë do të kishte qënë më e kontrolluar dhe ndoshta nuk do t’i kishte bërë këto veprime, por në të vërtetë aty nuk e ka vrarë mendjen fare. Më pas Rezi i thotë Jetmirit në e ka vënë re se Ada është lyer shumë sot, dhe ai i përgjigjet që nuk shikon më asnjeri tjetër përveç Rezartës dhe e ka mendjen vetëm tek ajo.

Rezarta: “Dua të kthehem në lojë”

Posted on March 5th, 2010 in Uncategorized | 31 Komente »


Rezarta është e shqetësuar për lidhjen e saj. Ajo shkon në kuzhinë dhe bisedon me Adën për këtë temë. Rezi mendon se ndoshta lidhja e saj nuk funksionon aty brenda, por jashtë do funksionojë. Ada shprehet se më shumë po e sheh nervoze sesa të lumtur, ndërsa Rezi mendon se ka ndryshuar dhe njerëzit që më parë i janë dukur interesant, tani nuk i duken më. Sipas Adës, fajin nuk e kanë njerëzit, por ajo që është fokusuar vetëm tek Miri. Rezi e kupton këtë gjë, por shprehet se nuk ka nerva që të dalë prej kësaj gjendjeje edhe pse e di se kjo do t’i kushtojë shtrenjtë. Ada e mendon si pëlqim lidhjen e tyre, ndërsa Rezi nuk di ta shpjegojë dhe thotë se ndjen shumë për Mirin, por në të njëjtën kohë dëshiron që të kthehet sërish në lojë. Ada e këshillon se ajo ka ardhur në këtë lojë për veten e saj e jo për të tjerët, ndaj i thotë që të ngrihet më optimiste e të përpiqet të ndryshojë dicka. Rezi shprehet se i duhet një shtysë. Ajo tregon se banorët e tjerë kanë filluar t’i flasin me ironi, ndërsa Ada mendon se këto raporte janë krijuar nga banorët e vjetër, mes njeri-tjetrit e kështu kanë për të vazhduar deri sa t’i nxjerrin inatet që kanë. Ajo e këshillon sërish Rezin që t’i marrë më qetësisht e më pozitivisht gjërat që të dalë nga kjo monotoni.

Edi i jep këshilla Rezit

Posted on February 18th, 2010 in Uncategorized | 16 Komente »

Rezarta dhe Eduardi takohen sërish në kopsht ku fillojnë të bisedojnë për tema të ndryshme. Ata mendojnë se situata në shtëpi është rënduar disi dhe se po ndodhin gjëra të cuditshme. Eduardi shprehet se nuk po i pëlqejnë këto debate por shton se nuk ka qënë prezent në asnjë prej tyre dhe se meqënëse nuk ka qënë prezent e nuk i di shumë gjëra, nuk mund të mbajë anën e askujt e as të bjerë pre e propagandës që bën secili prej tyre. Rezarta e pyet për nominimin se si u ndje kur e mori vesh dhe ai thotë se e përjetoi disi keq sepse është sjellë mirë me të gjithë e nuk e priste që të dilte në nominim. Ai tregon se e ka nominuar një njeri të cilin e mbante si shok dhe kur e mori vesh, u ndje i tradhëtuar. “Mbeta si i ngrirë kur më tha Arbana se jam në nominim”- shprehet ai dhe shton se ka disa që po luajnë vërtetë për cmimin. “Përtej cmimit ngelet miqësia”- mendon ai duke nënkuptuar për ata banorë me të cilët mendon se ka një miqësi. Edi thotë gjithashtu se disa po dalin krejt ndryshe nga sa u treguan në fillim, por mendimin për banorët mund ta ndryshojë përsëri. Sipas tij, e rëndësishme është që njerëzit të bëjnë atë që ndjejnë dhe të jenë të sinqertë si me veten ashtu dhe me të tjerët. “Loja këtu ka shumë presione dhe kjo sjell shpesh ndryshime tek banorët”- mendon ai. Eduardi shprehet se arsyeja e kësaj “lufte” mes banorëve mund të jetë shkelja e besimit që dikush mund të ketë krijuar për një person tjetër. Ai mendon se kur një njeri i drejtë e i sinqertë zhgënjehet nga një person tek i cili ka patur besim, bëhet i rrezikshëm, por gjithashtu këshillon Rezartën që të mos përfshihet në këtë “luftë” e të mbajë qëndrimin e saj duke mos mbajtur anën e askujt për aq sa e ndjen. “Një njeri që i ka vënë qëllim vetes që të fitojë cmimin me cdo kusht, qoftë dhe me poshtërsi, është i rrezikshëm dhe shton se ajo duhet të bëjë lojën e saj dhe të nxjerrë vlerat që ka si dhe të argëtohet duke mos harruar edhe që të shkojë drejt cmimit, nëse ky është qëllimi i saj.