Hënesi bisedon me Klodianën dhe Klaudian në lidhje me Torosin. Hënesi flet në prani të Torosit. Ai thotë se njerëzit mendojnë se Toros po e përdor Hënesin dhe Hënes thotë se nësne kjo është e vërtetë, ai do ta kuptojë.
Klodiana del jashtë në oborr për t’u sqaruar me Ergysin sepse mendon se kanë një keqkuptim. Ai i thotë se ka vlerësuar një pjesë nga Klodiana dhe ia ka thënë më përpara se çfarë. Klodiana i thotë se kërkon të kenë shoqëri bashkë dhe ai i përgjigjet se shoqërinë e tij do ta ketë gjithmonë. Ergysi i thotë “tek unë nuk vihet vetëm për të marrë nota artistike”. Klodiana i thotë se ai e ka keqkuptuar. Ai i thotë se në mos ajo, një tjetër ka për të qenë “kolonele”. Ergysi i thotë se gradën “kolonele’ ia ka dhënë spontanisht dhe sa ka vlerësuar lirshmërinë e saj. Ergysi i thotë se në një moment Klodiana është ndjerë xheloze në lidhje me të. Lexo me teper »
Posted on March 25th, 2010 in Uncategorized | 105 Komente »
Rreth orës 23 të mbrëmjes ditën e martë, në shtëpinë e Big Brother ka shpërthyer një debat i ashpër, i lidhur sërish me homoseksualitetin e Klodit.
Debati është paraprirë nga një grindje mes Klodit dhe vlonjatit Miri, madje ky i fundit e ka goditur Klodin. Banorët e tjerë kanë rrethuar Mirin dhe e kanë pyetur atë mëse njëherë: Pse arriti puna deri këtu?
Miri u shpreh: “Unë e kam marrë mënjanë Klodin dhe i kam thënë: Të lutem shumë, mos me provoko, sepse po ve re që më provokon. Nuk më ka dhënë asnjë përgjigje për këtë. Prita të më thoshte që nuk është e vërtetë, por kjo nuk ndodhi.. Më ka futur duart nga poshtë dhe më ka provokuar aq shumë, sa mu desh ta qëlloja..”
Rrëfimi i Mirit është pritur në mënyra të ndryshme. Një nga të rinjtë e futur këtë javë i ka hedhur benzinë zjarrit duke i thënë Mirit: “Ti vetë u ule në krevatin e Klodit…”. Përgjigja e Mirit ishte: “U ula normal, por ai me futi duart..”
Disa nga banorët kanë mbajtur anën e Mirit. Sipas tyre, Klodi e përdor homoseksualitetin e tij sa herë është në nominim dhe po viktimizohet për të fituar pikë.
Klodi nuk ishte i pranishëm gjatë këtij debati mes Mirit dhe të tjerëve në shtëpinë e BB3. Ai qau kur e qëlluan dhe më pas qëndroi veçmas.
Posted on March 23rd, 2010 in Uncategorized | 28 Komente »

Domenika dhe Seldi diskutojnë për debatin mes Klodit dhe Mirit dhe ajo shprehet se i vjen keq për Klodin, ndërsa Seldi thotë se ai i jep vetë rëndësi dhe nuk i kupton ato që i thuhen dhe se kur e di që Miri është i tillë, Klodi vetë nuk duhet t’i afrohet e të grricet me të. Domi e gjykon Mirin që tha ato fjalë kërcënuese e bën si i fortë, por Seldi insiston se Klodi për moshën që ka, duhet të ketë pjekurinë që t’i vlerësojë situatat dhe të mos bjerë në nivelin e tij. Domi thotë se as Klodi e as Seldi nuk i kishin bërë gjë Mirit që të merrnin këto lloj fjalësh kërcënuese prej tij, ndërsa Seldi ia kthen se me të, ajo situatë nuk po përsëritet më sepse nuk po ia lejon një gjë të tillë Mirit. Për Klodin, ai mendon se nuk duhet t’i japë konfidenca Mirit sepse vijnë këto rezultate më pas dhe shton se as nuk duhet të qajë e të rrijë i mërzitur sepse kështu i bën qejfin atij. Domenika shprehet se ishte Miri që e provokoi Klodin i cili nuk është përballur ndonjëherë me sjellje të tilla në Itali sepse nuk ekzistojnë dhe ndaj ai u prek. Seldi ia kthen se duhet ta merrte parasysh, ndërsa ajo insiston se mendohej që do gjenin karaktere të ndryshme, por jo sjellje të tilla ekstreme apo kafshërore. Seldi insiston tek mendimi i vetë se Klodi apo cdokush tjetër nuk duhet t’i japë konfidenca e rëndësi një personi të tillë negativ që do vetëm të provokojë e ngacmojë të tjerët. Domenika tregon se tek klipi, Miri ishte shprehur se e bënte cdo gjë për të ngacmuar Klodin që të flasë, por jo se e bezdiste, ndërsa tani, sipas saj, ai e nxori vërtetë se kush ishte

25/03/09 01:48
Aida dhe Adelajda janë vënë sërish përballë njëra-tjetrës. Duke folur për qytetin e Adelajdes, Kavajën, Aida i ka thënë se ajo vet u kishte thënë se vinte nga një qytet ku askush nuk shikonte punën e vet, por të tjetrit, ku të gjithë merrëshin me thashetheme dhe ku paragjykimet ekzistonin. Adelajda i është kthyer duke i thënë se Aida i ishte shprehur dikujt, që më pas ia kishte treguar Adelajdes, se kjo e fundit nuk e donte qytetin e vet. “Ti nuk di ku flet!”- i ka thënë ajo Aidës dhe ka shtuar se ajo kishte dashur, duke keqpërdorur fjalët që Adela kishte thënë për Kavajën, ta nxirrte atë keq, para qytetit të saj. Aida i ka thënë se ashtu si e kishte prezantuar Adela Kavajën, vetëm mendim të keq mund të krijoje. Pas kësaj debati më të dyjave u thellua më tej duke iu rikthyer atij të Adit në lidhje me Mimozën. Aida i ka thënë Adelajdes, se ajo kishte përdorur fjalët e saj, ndërsa Adela kishte shpikur në kurrizin e saj. Kishte qenë pikërisht ajo që, sipas Aidës, i kishte thënë Adit se Aida ka thënë për ty që derisa kishe një të dashur 25 vjeçe, nuk e shihje Mozën si të vogël. Në vazhdim Aida ka thënë se kjo ishte një temë tjetër dhe ata duhet t’i ktheheshin temës fillestare në diskutim: Seksi dhe Qyteti”. Adelajda i ka thnë se ajo nuk as ta nisë, as ta drejtojë. Aida ia ka kthyer që ajo dinte dhe ta niste dhe ta vazhdonte, ndërsa Adela, një temë të tillë, nuk do të kishte patur kurrë kurajo ta hapte. “E si mund të ndodhte ndryshe!” – ka komentuar Adelajda përplasjen e pashmangshme mes të dyjave. “Me injorantë si puna jote, nuk mund të ndodhte ndryshe!” – i është përgjigjur Aida.
Burimi: Top Channel
A jemi me te vertet keshtu ne shqiptaret? Nje grindje tjeter ne shtepi, eshte kthyer deri ne ngritje duarsh, protagonistja kryesore edhe e ketij episodi mban firmen Mardiola. Pas sherrit me Julin, ku arriti deri aty sa ta kapte prej flokesh, Mardiola degjeneron perseri situaten, por kesaj radhe me Ilden. Grindja filloi me komentet e Ildes se si Ola hante sallate, dhe qe Ildes i veshtirosej. Ofendimet, fyerjet, kunjat moren terren midis te dyjave deri sa arriten ne ate pike ku goditen njera tjetren. Me sa duket Ola nuk e ka marre shume lehte emerimin, por me keto xheste qe po ben rezikon me te vertet eleminimin. Ky eshte nje turp jo vetem per ate, por per te gjithe shqiptaret, qe nxjerr ne pah nje ane te zeze te karakterit tone, ate te gjakenxehtesise (qe ne na karakterizon). Gjithsesi skena te tilla nuk jane aspak te pelqyeshme, sidomos grindjet midis femrave. Xheste te tilla ne sy te miliona shikueseve rrisin audiencen por jo stimen dhe respektin.