Albulena-Anila thashetheme Albulena Kam nje plan duhet ta zbatoj

Posted on February 28th, 2012 in Albulena, Anila, Big Brother Albania 5, Ditet | 8 Komente »

Albulena dhe Anila jane shtrire ne krevat ne dhomen e gjumit dhe fillojne te bejne thashetheme. Albulena flet per Klaudjan dhe thote se akoma nuk ka shkembyer dy fjale me te sepse kjo e fundit e ka marre inat per shkak te simpatise qe ka per Erionin. Me pas ato flasin per Gentianen. Albulena thote se ajo i percon fjalet nga njeri tek tjetri ndersa Anila shprehet se nuk i ka besuar asnjehere Gentes per ti treguar ndonje gje me rendesi.

Albulena i kujton Aniles se ia dhene fjalen qe do te beje dicka ne lidhje me Ermalin dhe eshte duke menduar per planin ndersa Anila e keshillon qe te mos perfshihet ne shume gjera sepse mund te rrezikoje. Te shtunen isha ne rrezik duhet te bej dicka shprehet Albulena. Ajo tregon per biseden qe ka bere me Erionin dhe per nje fare pakti qe ata kane lidhur me njeri-tjetrin. Ajo tregon se i ka thene Erionit qe te marre cfare vendimi te doje dhe ajo do ta kuptoje nga reagimi i tij. Albulena tregon se Erioni eshte i merzitur per shkak te problemeve qe ka dhe kete ia dallon qe ne fytyre.  Lexo me teper »

Big Brother Albania 4 – Dita 18

Posted on January 13th, 2011 in Big Brother Albania 4, Ditet | 18 Komente »

Lexo me teper »

Thashetheme për grupin tjetër

Posted on March 17th, 2010 in Banoret | 17 Komente »


Pas bisedave në dhomën e gjumit Seldi, Olta, Ada dhe Domika shkojnë në kuzhinë dhe fillojnë të hanë darkë. Teksa hanë Domenika fillon të tregojë për një debat që kishte pasur ajo me Bertinën. Domi u thotë banorëve të tjerë se Bertina kërkon që gjatë gjithë kohës të jetë gjithmonë kritike ndaj të tjerëve dhe sipas saj është shumë e ashpër në gjykimet e saj ndaj banorëve të tjerë. Të gjithë diskutojnë sjelljen e Bertinës dhe komentojnë shprehjet e saj. Domenika thotë se Bertina është ajo që ndikon shumë në sjelljen e Erionit, por edhe te Valoni ka filluar që të ketë ndikim të madh. Olta thotë se ajo habitet që Bertina sqarohet me banorët e tjerë dhe nuk sqaron asgjë me të. Seldi i thotë se kjo vjen ngaqë Olta reagon shumë dhe me tane të larta. Olta tregon për mardhënien e saj me Bertinën edhe gjatë qëndrimit në shtëpinë e vjetër. Kështu ata bëjnë thashetheme për Bertinën dhe më pas dalin jashtë në oborr për të pirë cigare. Pas Bertinës ata bëjnë thashetheme për Kikën. Domi flet keq për sjelljen e Kikës ndaj banorëve të tjerë, por Seldi i thotë se ai nuk e sheh Kikën si negativ, madje ka shumë mardhënie të mira me të. Domenika i thotë “Kika sillet mirë me ty se të ka plus, të rrotullon si të dojë”, por Seldi e kundërshton këtëduke i thënë se Kika me të është treguar gjithmonë korrekt dhe për këtë ai është i bindur. Domi dhe Olta e kundërshtojnë duke i thënë se ai nuk mund të jetë i sigurtë për gjëra që do t’i kuptojë vetëm kur janë jashtë. Domenika thotë se për të kuptuar lojën e Hakiut mjafton që të shohësh se me kë e harxhon ai kohën më të madhe, me kë flet më tepër dhe këtu e ka fjalën për Jetmirin.

Erioni dhe Miri për Klodin

Posted on March 16th, 2010 in Uncategorized | 1 Koment »


Jetmiri dhe Erioni kanë biseduar në kopësht dhe Erioni i ka treguar atij debatin që ka patur me Klodin pak më parë. Ai i thotë se Klodi fërkohej me Bertninën dhe Erioni fillimisht nuk ka ndërhyrë, por në momentin që Klodi i ka thënë Bertinës se ajo po mbështetet tek Erioni, nuk ka duruar më. Ai tregon se Klodi kapej pas fjalëve të tyre dhe jo në argumente të bazuar në fakte. Erioni i ka thënë Klodit se nëse nuk ka arritur t’a njohë Bertinën është për shkak të tij dhe jo se ajo mbështetet tek ai. Jetmiri do të dijë se si e kanë mbyllur këtë debat dhe ai i përgjigjet që si gjithmonë me heshtje, pasi kur nuk kaën më ç’të thonë largohen. Jetmiri e pyet si ka reaguar Klodi kur Erioni i ka thënë që ai nuk ia jep mundësinë për të folur banorëve të tjerë dhe Erioni shprehet se Klodi e ka kapërcyer këtë moment. Jetmiri shprehet se Klodi e ka cilësuar si maskilist dhe përpiqej t’i shpjegonte se çfarë elementesh zotëron një femër. Jetmiri shprehet se Klodi po ia arrin qëllimit të tij, por ata nuk duhet të bien pre e provokimeve të tij dhe të përballen me të kur ia kërkon. Erioni thotë se me të Klodi nuk ka për të arritur asgjë dhe i tregon se Kika ka thënë për të dhe Bertinën që janë çifti më i bukur në Shqipëri dhe Klodi e ka kundërshtuar. Jetmiri thotë se secili ka pjesën e tij në atë që bën dhe thotë aty brenda. Ai shprehet se paqja e tyre është surreale pasi motivohet nga ajo që quhet nominim dhe Klodi po mundohet që të evidentojë difektet e tyre që t’i ulë dhe në këtë formë ka harruar të merret me veten e tij dhe të tregojë se cili është. Ai thotë se është aftësia e Bertinës t’i bëjë ballë provokimeve dhe sulmeve, por në momentrin që përfshihet dhe Erioni, do të dalë fjala e Klodit. Erioni shprehet se në rastin e mëparshëm i ka kërkuar Klodi që Erioni të sqarohet. Jetmiri shprehet se nominimi ka bërë që Klodi të zgjohet, por në këtë mënyrë që ai po sillet po ul veten e tij. Erioni shprehet se atij i ka ardhur një ide dhe mendon se banorët duan që Jetmiri të mos flasë e të mos shprehet dhe në këtë mënyrë ai do të kthehet në një person që nuk ka çfarë të japë më. Jetmiri thotë se atij nuk i intereson çfarë kanë ata në kokë, por çfarë mendon ai për lojën e tij.
Më pas dy djemve iu është bashkuar dhe Kika dhe ata kanë ndërruar temë bisede. Tashmë ata flasin për emisionet televizive dhe më pas kalojnë tek politika.

Edi i mërzitur me Adën e Oltën

Posted on March 16th, 2010 in Uncategorized | 1 Koment »


Edi diskuton me vajzat, Oltën dhe Adën se tek to ka vënë re një ftohje të marrëdhënieve, kohët e fundit. Olta flet e para duke thënë me bindje se ajo nuk është ftohur me Edin dhe po këtë gjë thotë edhe Ada. Domenika që ndodhet aty, e pyet Edin nëse ka vënë re edhe tek ajo këtë gjë, por ai shprehet se jo pasi me të, ajo është sjellë gjithnjë njësoj. Për vajzat ai shprehet se këtë e ka vënë re në disa detaje të vogla. Ai jep një shembull dhe u kujton atyre se mbrëmjen që u vra gjatë provave, ato nuk erdhën që të interesoheshin për gjendjen e tij, madje as nuk e panë me sy, por kanë ardhur shumë vonë. Ai tregon se deri në atë kohë priste që ato të vinin e ta ndihmonin dhe ka refuzuar shpesh ndihmën e Rezartës, por kur pa se ato nuk u afruan, pranoi që ajo ta ndihmonte. Të dyja vajzat i thonë se pasi kanë ardhur nga prova, ato janë interesuar për të dhe kur panë se Rezi po e ndihmonte, nuk mund t’ia merrnin asaj nga dora e ta vazhdonin ato përkujdesjen ndaj tij, ndërsa Edi shprehet se u ndje i parëndësishëm në ato momente. Ato shfajësohen duke treguar se dikush i kishte thënë se ai e kishte marrë mjekimin nga mjekja dhe se duke parë edhe se Rezi po kujdesej për të, nuk menduan se ishte e nevojshme. Ada i thotë Edit që nuk duhet t’i ngelë hatri për gjëra kaq të vogla, por atij i duket dicka e rëndësishme kjo gjë.

Hakiu dhe Seldi për Jetmirin

Posted on March 16th, 2010 in Uncategorized | 6 Komente »


Hakiu dhe Seldi janë distancuar në kopësht për të folur dhe Hakiu shprehet se ai nuk mban anën e askujt, por mbështet ata persona që njeh dhe kanë të drejtë. Kika thotë se ai ka arritur të njohë të dy anët e Jetmirit, anën e keqe të tij që shpik, debaton, thur situata, bën intriga, dhe po ashu anën tjetër që është njeri i mirë, shumë i i nformuar, që di të kuptojë gabimin dhe mundohet t’a përmirësojë. Ai shton që çdokush ka të mirat dhe të këqijat e vete, por është një avantazh i madh kur arrin t’i kuptojë këto gabime. Kika shprehet se ndoshta është në natyrën e njeriut që të shikojë më shpejt anët negative se ato pozitive. Pai ka ndjenjur një kohë të gjatë vetëm duke dëgjuar, Seldi flet dhe thotë se ai shikon tek Jetmiri ato gjëra që bën ai realisht dhe jo të këqijat. Kika përgjigjet që nëse Seldi shikon tek ai diçka pozitive, është aftësia e tij të zbulojë dhe ku çalon ose anasjelltas. Kika shton se diçka që e ka penguar atë gjithë jetën është se njerëzit nuk ia kanë thënë gjërat në sy atij, se ku ka gabuar dhe duhet t’a rregullojë apo se çfarë ka bërë mirë. Kika shprehet se jo të gjitha gjërat janë ashtu siç duken, por duhet të futesh më në thellësi për t’i kuptuar vërtet. Ai pranon që ka gabuar dhe rasti i parë ka qënë me Pamelën, por kur e ka kuptuar ka qënë tepër vonë. Po ashtu ai thotë se ka gabuar dhe në sjellje me Rezin dhe i ka kërkuar falje. Kika shprehet se fillimin e ka patur shumë të vështirë në shtëpinë e Big Brpther, pasi ka qënë i prirur të shikojë vetëm anët e mira të secilit. Më pas Seldi thotë se në lidhje me Mirin ai nuk ka asgjë, por Seldi e ka theksuar ku e vetmja pikë ku preket është mamaja e tij dhe Miri ka tentuar t’a provokojë pikërisht me këtë gjë. Kika shprehet se mendon se Jetmiri është duke luajtur një lojë dhe Seldi përgjigjet që ai nuk ka pse të bjerë viktimë e lojës së tij. Kika shprehet se nuk ka njerëz të këqinj, por situata të këqija dhe Miri e ka kuptuar që ka vepruar keq prandaj dhe ka ndryshuar sjellje.

Ish banoret: Si na duken keta te rinjte

Posted on February 28th, 2010 in Banoret, Big Brother Albania, Big Brother Albania 3, Lajme dhe Thashetheme | 29 Komente »

Flasin ish-banorët: Përplasje mendimesh; “përzgjedhje perfekt… surpriza të befasishme… erën e pleqërisë që po vjen aty… Seldi, “Bjordi” i shtëpisë… Lidhja është strategjia më evidente dhe e lehtë për të tërhequr vëmendjen e publikut” “Ata e kanë kaluar një herë këtë eksperiencë dhe tani flasin lirshëm. Dukur kanë qenë vetë pjesë e lojës dhe nën vëzhgimin e kamerave për 4 muaj me radhë…, ndërsa tani shohin me kuriozitet lojtarët e radhës. Ish-banorët e edicionit të parë dhe të dytë të “Big Brother Albania” kanë dhënë për Sh2-in opinionet e tyre për Big Brother 3. Të pyetur se si i duket ky edicion, si e shohin përzgjedhjen e banorëve, kushtet e shtëpisë, apo për ndonjë surprizë apo lidhje të mundshme mes lojtarëve, secili është shprehur hapur për atë që ka parë deri më tani. Eksperienca bën të vetën dhe ish-banorët arrijnë t’i kuptojnë “hilet”, apo objektivat që çdo kush nga ata që është futur në atë shtëpi i ka vënë vetes. Strategjitë janë të qarta po kjo vlen për tu parë në ditët në vazhdim. Në përgjithësi vlerësohet përzgjedhja e banorëve dhe askush nuk e vë në dyshim që do të ketë shumë surpriza”.

Elton Tozaj

“Normalisht është ende herët për të dhënë mendime, por duke pasur parasysh se që në fillim i shoh shumë aktivë mendoj se përzgjedhja këtë vit është cilësore. Megjithëse me thënë të drejtën me pëlqejnë më shumë miqtë dhe mikeshat e mia të BB2. Duke filluar që nga shtëpia dhe deri te hyrjet e reja, besoj se surprizat këtë vit do të jenë të mëdha, duke pasur parasysh që edhe organizatorët këtë vit do të sjellin diçka ndryshe nga vitet e kaluara. Lidhje do ketë…është më se normale dhe besoj se do të ndodhin shumë shpejt. Mendoj se çifti i parë që do të lidhet, do jetë ai që do të ketë më shumë vëmendjen e të gjithëve, por mendoj se shumë shpejt aty brenda do të hyjë ndonjë personazh që do të bëjë më shumë zhurmë se çdo njeri tjetër”. Lexo me teper »

Zhuljeta, lidhja gjashtëvjeçare me biznesmenin e martuar

Posted on March 8th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 170 Komente »

Mbase e mbani mend një bisedë, që Zhuljeta ka bërë me Aidën në verandën e shtëpisë së “Big Brother”. Flisnin për dashurinë duke pasur parasysh personat që kanë lënë jashtë dhe ata po njohin tani brenda. E Zhuljeta, e cila nuk ka qenë shumë aktive me banorët e tjerë ka pasur një lloj afrimiteti me Arjonin, banorin tjetër shumë simpatik. Por deri tani nuk ka rrëfyer asgjë më shumë për lidhjet e dashurisë jashtë shtëpisë, para se të hynte në “Big Brother”. Me hyrjen e saj në shtëpi, kanë qarkulluar me shpejtësi thashethemet, për lidhjen e gjatë dhe speciale të dashurisë, që ka lënë jashtë. Dhe nuk ka qenë pak, plot gjashtë vite, një marrëdhënie për të cilën ishin në dijeni pothuaj gjithë të afërmit e Zhuljetës. Historia e tyre kishte nisur, kur ajo ishte 22 vjeçe dhe i dashuri 50 vjeç, një biznesmen, ndërtues pallatesh dhe
burrë i martuar. Mikesha të saj kanë pohuar se bëhet fjalë për një histori të vjetër dhe këtë bashkëjetesë çifti është përpjekur ta mbajë të fshehtë.
Ata kanë jetuar bashkë në një nga vilat pranë Qytetit Studenti dhe ka qenë një lidhje e përjetuar me shumë ndjenja xhelozie nga Zhuljeta. Ndërsa thuhet se dhe i dashuri i saj ishte nga Dibra, vendi i origjinës së Zhuljetës. Për të respektuar privacinë e tij, ne nuk mund t’i përmendim emrin, por mikesha të saj kanë treguar se Zhuljeta i kishte dhënë fund kësaj lidhjeje me të dashurin pak kohë para se të hynte në këtë
“reality show”. Tashmë ai nuk e ushtron më aktivitetin si ndërtues pallatesh në Tiranë dhe nuk ka marrë ndonjë kontakt më prej Zhuljetës, që kur ajo ka aplikuar për ‘Big Brother”.

STRATEGJIA E ZHULJETËS
Javën e parë të qëndrimit të saj në “Big Brother” ajo u soll si indiferente, me stimë për veten, e fshehtë dhe si femra seksi e shtëpisë. Por vajza që acarohej shpejt që pamë nga ekrani, direkt pas daljes së Erjolës, nga shtëpia, ndryshoi stil. Filloi të afrohet më shumë me banorët e tjerë, të krijojë afrimitet me Arjonin,
dhe të bisedojë më gjatë me të tjerët. U përpoq të jepte imazhin e vajzës së edukuar, apo që kishte kaluar as më shumë dhe as më pak eksperienca se vajza të tjera të zakonshme. I shpëtoi një nomimimi
të dytë nga banorët, edhe për faktin se ajo siç u vu re nga të gjithë, ndryshoi sjellje. Miket e saj jashtë shtëpisë flasin se Zhuljeta po rri shumë urtë, pasi ajo njihej si vajza që flet shumë dhe nuk është aq e përmbajtur. Kjo sjellje e saj është komentuar jashtë shtëpisë si një strategji nga ana e Zhuljetës, për të
transmetuar një imazh ndryshe nga të tjerat. Lexo me teper »

Akoma thashetheme per Rominen

Posted on March 19th, 2008 in Lajme dhe Thashetheme | 9 Komente »

romina_thashetheme.jpg

19/03/2008 12:59

Banoret gjate kesaj kohe bisedojne per gjera rastesore. Ata flasin per muziken shqiptare dhe endrrat qe kane pare me ndonje te famshem. Ata tregojne per lokalet dhe vendet ku rrinin perpara se te hynin ne shtepine e B.B.

Kur ndahen neper grupe te vogla ata nisin nga thashethemet. Sigurisht qe argumenti eshte Romina. Mes Cimit, Najades dhe Visit flitet se Romina eshte xheloze dhe ziliqare. Ata vazhdojne te flasin per ‘simpatine’ e Romines ndaj Olsit dhe per faktin qe Olsi e shperfill. Julinda eshte prezente ne pjesen e dyte te bisedes, por nuk flet asnje fjale, deri kur Najada ben komentin per thenien e Romines “se Olsi eshte tipi im”. Juli e korigjon Najaden duke thene se Romina eshte shprehur se “Olsi me Rominen jane te ngjashem”. Najada vazhdon me komentet dhe pershtypjet e saj. Julinda nuk flet me, deri kur kujtohet per lojen e djeshme dhe pergjigjen mbi ndryshimin e saj me te tjeret gjate diteve te kaluara brenda shtepise. Aty ajo nis e shprehet se Romina eshte posesive dhe ka manine te japi urdhra. Ajo thote se Romina flet me te tjeret ne menyre urdherore.  Lexo me teper »