Shpërthen Bika në pub

Posted on April 12th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 137 Komente »

Republika, vajza nga Lazarati e cila u eleminua javën e kaluar, nuk ka ngurruar t’i bashkohet grupit të miqve me të cilët u njoh falë bashkëjetesës në shtëpinë e “Big Brother”, për të kaluar me ta një natë argëtimi tek lokali me karaoke “Magic 4”. Menjëherë mbas mbarimit të spektaklit, ajo i është bashkuar Zhuljetës, Agonit, Erjolës, Mesidës, Pavlinit por edhe Virusit, për të kaluar një natë mbase të pazakontë
për vajzën e cila jeton në një zonë jo aq të emancipuar. Madje atë natë ajo jo vetëm që nuk e ka shfaqur natyrën e saj fanatike, por ka kërcyer dhe shijuar ambientin e mrekullueshëm të këtij lokali. Paparaci ynë ka arritur ta fotografojë edhe në momentet kur ajo ka puthur Zhuljetën, për të cilën nuk i ka kursyer asnjëherë fjalët që shprehnin antipatinë. Zhuljeta, ose “delikatja e madhe që ajo nuk e duronte dot”, papritur është bërë si një ëngjëll në sytë e Bikes duke mos i krijuar as bezdinë më të vogël në krah të saj. Natyrisht ne e dimë mirë se banorët brenda shtëpisë së “Big Brother”, shpesh duhet të pozicionohen me simpatitë dhe antipatitë e tyre për hir të lojës, por gjithsesi Bikja me natyrën e saj të prerë, të dukej shumë e sinqertë për çdo gjë që shprehte. Gjithsesi ajo një gjë e ka kuptuar mirë, që pas “Big Brother”, spektakli vazhdon falë gazetave që vijojnë t’i ndjekin dhe të shkruajnë për ta.

Burimi: Panorama Plus

Del Zhuljeta

Posted on March 14th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 140 Komente »

Sipas parashikimeve te te gjitha  sondazheve, por sidomos ketij tonin, Zhuljeta duhet te linte shtepine e Vellai te Madh. Ashtu ndodhi. Zhuljeta kete jave ka qene nder konkurentet me pak te  preferuara nga  fansat e Big Brother Albania. Sondazhi yne parashikonte daljen e Zhuljetes, ku rreth 60% e votuesve donin te dilte bukuroshja. Edhe kesaj rradhe ishim shume preciz!

Flet motra e Ajonit: Mes Arjonit dhe Zhuljetes nuk ka asnje histori

Posted on March 12th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 231 Komente »

Si janë marrëdhëniet e tua me Arjonin?
Marrëdhëniet e mia me Arjonin janë shumë të ngushta. Jemi si motër e vëlla, ashtu edhe shokë shumë të mirë. Gjithashtu edhe shoqërinë e kemi të përbashkët. I besojmë shumë njëri-tjetrit dhe flasim edhe për problemet tona që mund të kemi.
Mund të më flasësh rreth marrëdhënieve që kanë vajzat me Arjonin?
Arjoni ka pasur dhe ka goxha sukses me vajzat, d.m.th përveç faktit që është bukurosh, ai është edhe shumë i sjellshëm me femrat. Është i shkathët dhe arrin t’i bëjë për vete. Gjithashtu mundohet të bëjë maksimumin për të qenë sa më korrekt në një lidhje.

Si janë njohur me Roselën (ish e dashura e Arjonit në Itali)?
Arjoni me Roselën janë njohur në një moshë shumë të re,kur Arjoni ka qenë rreth 14 vjeç. Marrëdhëniet e tyre u konsoliduan më tepër kur Arjoni ishte rreth 18 vjeç. Ata janë njohur në atelienë tonë që kishim në
Itali dhe të them të drejtën, më tepër ka qenë një dëshirë e mamasë, ose një shtysë e saj që Arjoni të dilte me Roselën, sepse i dukej vajzë e sjellshme dhe e këndshme. Por vitin e fundit, marrëdhëniet mes Arjonit dhe Roselës u ftohën ndjeshëm dhe më tepër shkak për këtë ka qenë edhe puna e Roselës, sepse punon në një qendër estetike dhe kohët e fundit ajo kishte pak kohë për të dalë, madje edhe telefonatat mes tyre u rralluan shumë. Gjithsesi Rosela ishte në Tiranë për herë të fundit në tetor gjatë audicionit për hyrjen e Arjonit në “Big Brother”. Ata faktikisht janë ndarë, madje edhe Arjoni ia ka shprehur një gjë të tillë Roselës, dhe nëse ai do të pranohej në shtëpinë e “Big Brother”, lidhja e tyre konsiderohej e përfunduar, sepse atje brenda ai edhe mund të dashurohej me ndonjë vajzë tjetër. Megjithatë, ata i mbajnë raportet e mira me njëri-tjetrin, në mënyrë shoqërore. Arjoni dashurinë e madhe për mendimin tim e ka provuar gjatë nëntorit, kur ai u njoh me një vajzë shqiptare, sërish në atelienë tonë, por kësaj radhe në Tiranë. Arjoni në këtë lidhje të tij të re duket me të vërtetë shumë i përfshirë emocionalisht, duke pritur çdo telefonatë që mund t’i vinte edhe në orët e vona të natës. Emrin e vajzës nuk mund ta bëjmë publik, për arsye të disa ndërlikimeve që mund t’i sjellim edhe asaj në jetën personale, sepse ajo është person shumë i njohur dhe shumë publik. Por Arjoni i ka dedikuar pikërisht kësaj vajze edhe tatuazhin që mban poshtë
qafës, ku janë të pikturuara dy germa. Pikërisht ky tatuazh do të thotë shumë për Arjonin. Lexo me teper »

Zhuljeta thote hapur Arjonit…

Posted on March 11th, 2009 in Big Brother Albania 2 | 159 Komente »

Që njëri nga të dy konkurrentët është tashmë i humbur pas tjetrit, kjo nuk do shumë për t’u kuptuar. Por nëse jemi mësuar që të jenë djemtë ata që shprehin haptas dashurinëvajzave, këtë radhë, “Big Brother 2” po bën revolucion, sepse të gjithë kemi parë Zhuljetën të marrosur pas Arjonit. Përveç faktit se ajo nuk i ndahet asnjë hap djalit bukurosh, nuk kanë munguar rastet që këtë simpati ta shfaqë edhe gjatë bisedave, pavarësisht se ka zgjedhur ta fshehë pasionin, me emrin shoqëri. Kush ka qenë i vëmendshëm, nuk i ka shpëtuar një batutë e Zhuljetës, që gjatë bisedës së mbrëmjes të së martës së shkuar, rreth orës 22:35, i ka shprehur haptas Arjonit tërheqjen që ka për të. Kur djaloshi vlonjat po i thoshte Zhuljetës se ajo thotë që di të gatuajë, por nuk ka gatuar kurrë, që di të debatojë, por nuk ka folur kurrë, që di të kërcejë por që ai nuk e ka parë kurrë ta bëjë një gjë të tillë, më pas e ka ngacmuar pak më shumë. Ai i ka deklaruar se Zhuljeta shpesh thotë, se e bën atë gjënë (duke aluduar në marrëdhëniet intime) por nuk e ka bërë kurrë atë veprim. Në këtë pikë, vajza i është kthyer me fjalët “Po, jam gati ta bëj, por ti nuk dëshiron”.

Burimi: Suplementi Big Brother

Big Brother Albania 2 :Ditet 12, 13, 14

Posted on February 22nd, 2009 in Big Brother Albania 2 | 47 Komente »

Dita 12 pjesa e pare

Lexo me teper »

Erjola apo Zhuljeta?

Posted on February 21st, 2009 in Big Brother Albania 2 | 73 Komente »

Ja dhe dita e eleminimit te konkurentit te pare erdhi! Te pyesin, kush do te jete valle? Me sa shihet nga sondazhi yne dhe sondazhet e websitebr e tjera, konkurentja qe duhet te lere sot shtepine duhet te jete Erjola.  Vajzat kane kohe deri ne mbremje per te bindur publikun per te mos i votuar. Por me sa shihet deri ne oren 20 : 45 ka akoma plote ore per te dhene me siguri verdiktin final. Cdo gje mund te ndryshoje! Sondazhi yne qe per arsye problemesh teknike tregon dicka me shume se 800 vota ku cdo votues mund te votoj vetem nje here, tregon se me shume se 100 votues preferojne qe Erjola te dal nga shtepie e Big Brother Albania. Disa e konsiderojne llafazane disa te tjere e konsiderojne te sinqerte, por gjithcka eshte akoma per tu vendosur. Erjola apo Zhuljeta ? Voto ne sondazhin tone nese akoma s’ke votuar.

A i'u duk e drejte fitorja e Qetsorit?

  • Po (55%, 1,566 Votes)
  • Jo (45%, 1,306 Votes)

Votues: 2,872

Loading ... Loading ...